Nga dasma, në spital në Vranje dhe në Zan Mitrev Clinic

Gusht 08,2018

Në vend të gëzohet dhe të argëtohet në dasmë Shaip Mustafoviq nga Presheva përfundoi në spital. Në shikim të parë joreale por ja që pikërisht ajo i ka ndodhur këtij njeriu që me qëllimin më të mirë ardhur nga Gjermania ku jeton dhe punon në vendin e tij të lindjes me qëllim gëzimin familjar.
– Menjëherë fillova të ndjej mbytje, frymëmarrje të vështirësuar dhe lodhje. Nuk ndjehesha mirë dhe përveç ndihmës së parë që ma dhanë të afërmit dhe më pas edhe doktorët lokalë. Menjëherë shkova në spital në Vranje ku më kontrolloi një doktoreshë që mendoj se ma dha këshillën e vërtetë dhe këshillën më të mirë në atë moment, këshillë që do të thoshte jetë për mua. Më tha se kam infarkt dhe se në spitalet e rrethit nuk do të mund të më ndihmojnë dhe spitali më i afërt serioz që do ta zgjidhë problemin tim me rrezikun më të vogël është Zan Mitrev Clinic – tregon Shaipi, duke u kujtuar se çfarë kaloi ditët e fundit, dhe se çfarë mundej që t’i ndodhte.
Në klinikën tonë ishte marrë në mënyrë urgjente ku i janë bërë kontrollet e zakonshme dhe pas të cilave i është inkorporuar stent. Tani, pas operacionit ai ndjehet mirë dhe përgatitet që të shkojë përsëri në shtëpinë e tij.
Derisa po bisedonim për ngjarjen e bashkëbiseduesit tonë mësuam se numër i madh i popullatës në Preshevë dhe Vranje dinë për klinikën tonë dhe për shërbimet mjekësore që i ofron, mësojnë para së gjithash nga Interneti, nga faqja jonë e internetit www.zmc.mk por edhe nga profili ynë në rrjetin social Facebook. Përveç kësaj, mbase edhe për tu befasuar, pjesë e madhe e doktorëve atje në shëndetësinë publike e rekomandojnë klinikën tonë si zgjidhje të sigurt dhe profesionale për pacientët para së gjithash kur bëhet fjalë për probleme shëndetësore për të cilat nuk mund të pritet.
– Unë duhej që të prisja 3 muaj që të më operojnë në Spitalin në Nish, por, a isha në gjendje që ta mbijetoj atë periudhë apo jo atë asnjë nuk e intereson. Faleminderit doktor Zhan Mitrev që e bëri këtë spital në zemrën e Ballkanit ku është e disponueshme për këdo. Kur ofrohet zgjidhje dhe kur ekziston zgjidhje do ta gjesh por nëse nuk ka, atëherë është keq. Koha përsëri është më e rëndësishme kur bëhet fjalë për probleme të tilla të ngjashme me ato që pata unë – shton Shaip Mustafoviq.