00389 2 3091 484
Dhjetor 12,2025
Foshnja e porsalindur vetëm një ditë pas ardhjes në jetë me diagnozë pneumotoraks unilateral dhe vështirësi në frymëmarrje u transportua nga një institut tjetër i kujdesit shëndetësor sekondar në njësinë e kujdesit intensiv në Qendrën për Nënën dhe Foshnjën në klinikën tonë. Foshnja u trajtua menjëherë nga ekipi ynë mjekësor. Pneumotoraksi është një gjendje në të cilën ajri që normalisht është në alveolat e mushkërive, del jashtë alveolave. Kjo gjendje është shumë më e zakonshme tek të porsalindurit sesa në çdo periudhë tjetër të jetës. Incidenca është 1-2% e të gjitha lindjeve të gjalla.
Në këtë rast, bëhej fjalë për të ashtuquajturin pneumotoraks spontan, që do të thotë se foshnja kishte zhvillim normal të mushkërive.
Pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme, u zgjodh qasja konservative, e cila rezultoi me zgjidhje dhe shërim të plotë. Pas 6 ditësh monitorimi dhe trajtimi aktiv, heroi ynë i vogël kthehet në shtëpi në gjendje të mirë të përgjithshme.
I urojmë shëndet të plot dhe momente gëzimi pafund.

