00389 2 3091 484
Dhjetor 12,2019
Mihaili i vogel ka lindur më 19 nëntor në Spitalin Klinik ne Shtip. Menjëherë pas lindjes jane verejtur simptomat e problemit kongjenital të zemrës dhe pas 8 orësh eshte transferuar në Klinikën e Sëmundjeve per femije, ku dhe i eshte dhene kujdesi i duhur.
Për shkak të problemit me frymëmarrjen i eshte bere intubim dhe eshte vendosur në ventilim mekanik. Pas kryerjes së ekzaminimit ekokardiografik dhe percaktimit të defektit në favor të transplantimit të enëve të mëdha të gjakut eshte vendosur ne terapinë prostaglandine si dhe terapinë kardiake mbështetëse dhe me pas eshte transferuar në Zan Mitrev Clinic për trajtim operativ.
– Në spitalin tonë foshnja e porsalindur ka mbërritur në një gjendje pergjithesisht shumë të vështirë, me cianozë të përgjithësuar (mavijosje në të gjithë trupin), me 40% ngopje me oksigjen, me probleme te renduar ne frymëmarrje, tension të ulët, me shenja të dështimit të zemrës dhe veshkave, nje gjendje e cila kerkonte intervenim kardiokirurgjik te menjehershem. Edhe në spitalin tonë u konfirmua defekti kongjenital i zemrës qe ka te bej me transpozimin e enëve të mëdha të gjakut. Momenti i ardhjes së pacientit te vogel ishte shumë emocionues, pasi gjate ketij momenti një tjeter foshnje 4 muajshe me defekt të rende ne zemrër tashmë po i nënshtrohej gjithashtu një operacioni kompleks. Kështu që gjate periudhes se realizimit te operacionit te foshnjes 4 mujore ekipi i mjekeve te diagnostikimit e perdori kete periudhe për të stabilizuar urgjentisht gjendjen e Mihailit te vogel,duke bere parapergatitjen operative me te gjitha analizat e nevojshme laboratorike, analizat radiografike, analizat transfuziologjike. Në të njëjtën kohë, foshnja e porsalindur gjithashtu u diagnostikua me një grup specifik gjaku, O negativ, për të cilin duhej menjehere te siguroheshin derivatet e gjakut – shpjegoi Dr. Jordanka Maxhovska, pediatre në klinikën tonë.
Operacioni tek foshnja e porsalindur u realizua nga ekipi yne i mjekeve i udhehequr nga Dr. Zhan Mitrev. Operacioni zgjati 4 orë. U krye operacion arterial switch i cili nënkupton rivendosjen e enëve të mëdha të gjakut në daljen e duhur, më saktë, eshte bere vendosja e aortes në daljen e barkushes së majtë dhe trungu pulmonar në daljen e sipërme të barkushes, si dhe rimodelimin e enëve koronare të gjakut te aortes se re, duke bere keshtu korrigjimin e plotë te defektit të lindur ne zemrës.
Periudha pas operacionit në përgjithësi kaloi pa komplikime, me ekokardiografi të rregullt me funksion të rregullt kardiak.
Në ditën e 13 pas operacionit, nena per here te pare u takua me foshnjen e saj dhe te nesermen menjehere filloi ushqimin me gji.
Transpozimi i enëve të mëdha të gjakut është një defekt kongjenital i zemrës që ben pjese në grupin e defekteve cianogjenike me një shunt me dy drejtime, dhe është një anomali ku aorta del nga barkushja e djathte ne vend qe te dale nga barkushja e majtë ndersa arteria pulmonare del nga barkushe e djathtë ne vend qe te dale nga barkushja e majte. Kështu qe ne organizem kryesisht qarkullon gjak i cili nuk është i oksigjenuar dhe kështu trupi nuk furnizohet me oksigjen të mjaftueshëm. Kjo anomali është një anomali e rrezikshme për jetën nëse nuk merret menjëherë trajtimi i duhur. Ky defekt i zemrës është i pranishëm në 8-10%. Ky eshtë një defekt i varur nga duktusi, më saktë është e nevojshme të mbahet i hapur duktusi arterial (arteria ndermjet aortës dhe arteries pulmonare). Trajtimi mund te behet ne dy menyra, e para mund te jete trajtimi paliativ me atrioseptektomin sipas Raschind, me hapje më të madhe ndermjet dy atriumeve me qellim për të përzier nje pjese më te madhe te gjakut dhe kështu me shume gjak më të oksigjenuar sepse pas disa javësh duhet bere korrigjimi I plote kongjenital i defektit të zemrës . Nje opsion tjeter është trajtimi kardiokirurgjik me korrigjim të plotë të anomalisë së zemrës, informoi Dr. Zhan Mitrev.
Ky është rasti i dytë i një anomalie të tillë kongjenitale të zemrës që trajtohet në kliniken tonë. Rasti i pare eshte realizuar ne muajin gusht ku pacientja e vogel kontrollohet dhe monitorohet rregullisht në institucionin tonë, tani foshnja Rinisa është me rezultate të shkëlqyera ekokardiografike, dhe përparon ne menyre të shkëlqyeshëm në peshë.