00389 2 3091 484
Qershor 06,2018
Bahtija Llajçi është paciente e jona që është nga Kosova fqinje dhe në spitalin tonë qëndroi në apartamentin e katit të tretë me vajzën e saj. Një nga shumë familjet që erdhën të shqetësuara dhe largohen të gëzuar. Në apartamentin e saj, me të, vazhdimisht ishte edhe vajza e saj Lindita Llajçi, që jeton në Nju Xhersi, SHBA, dhe në mënyrë speciale për nënën e saj ka ardhur këtu që ta ndihmojë në momentet më të vështira. Për vizitë sigurisht vjen edhe djali i saj dhe vajza e dytë nga Kosova që e mbikëqyrnin gjendjen e nënës së tyre. Shembull tipik për atë se si fëmijët kujdesen për prindërit kur ajo është e nevojshme, ose të themi e domosdoshme. Shembull pozitiv që duhet ta ndjekin të gjithë. Por çfarë ka ndodhur derisa një pacient arrin tek Zan Mitrev Clinic?. Ku kalon ai duke kërkuar shpëtim për problemin e tij: Kush do t’i hapë dhe kush do t’i mbyllë atij derë?
Bisedën e filluam me vajzën Lindita e cila tani është dukshëm e qetë dhe e rehatuar, ndryshe nga dita kur e solli nënën e saj në klinikën tonë, tregon nëpër atë që kaluan derisa erdhën këtu.
– Sapo dëgjova që nëna ime është e sëmurë, erdha menjëherë nga SHBA. E çuam nëpër spitalet shtetërore në Pejë dhe në Prishtinë por më kot. Asnjë ekzaminim, asnjë medikament, asnjë gjë nuk i dhanë nënës time derisa ajo qëndroi nëpër spitalet. E dini që ajo vetëm pësoi goditje zemre dhe kaq. Pas disa ditësh të çmuara, të humbura nëpër korridoret atje, vendosa që ta sjell në Zan Mitrev Clinic – tregon Lindita.
Nëna e saj Bahtija Llajçi përfshihet me dëshminë e saj personale për ngjarjet
– Fillova të kem pengesë të nofullës dhe dhimbje në gjoks ku kisha një goditje zemre më të vogël dhe menjëherë shkova tek mjeku në Pejë. Ata menjëherë më dërguan në spital në Prishtinë me ndihmë të shpejtë. Kur atje më pranuan doktorët më pyesnin se kush më ka dërguar tek ata dhe pse kam ardhur. Madje ndjehesha edhe fajtore sepse kisha ardhur atje. U thashë që nuk kam ardhur me dëshirën time por nga problem më i madh dhe për shpëtim të jetës. Doktori që ishte dezhurn nuk dëshironte aspak që të më vizitonte por vetëm tha se jam mirë. Atje isha 6 ditë dhe nuk më bënë asnjë ekzaminim por vetëm qëndroja e shtrirë në dhomë. Një ditë më bënë EKG, një ditë më morrën gjak dhe nuk kryen asnjë ekzaminim tjetër. Madje nuk më thanë se jam për operacion. Thjesht nuk dëshironin që të më shihnin. Të paktën të më jepnin ndonjë zgjidhje se ku të shkoj të mjekohem. Asnjë gjë. Kur vajza ime më pyeti pse nuk më bëjnë koronarografi ata më thanë se ajo punë nuk shkon ashtu dhe se për atë ekzaminim lista është tepër e madhe dhe pritet gjatë. Pasi e shqyrtova situatën thashë se dëshiroj të shkoj në shtëpi. Këtu nuk kam asnjë ndihmë, dua të shkoj në shtëpi, atë ua thashë. Atëherë vendosëm që të vijmë në Zan Mitrev Clinic ku më pranuan ashtu siç duhet të pranohet një pacient madje edhe më shumë se aq. Këtu urgjentisht mi kryen të gjitha ekzaminimet, nuk pritej as edhe një orë. Të njëjtën ditë ishte zbuluar problemi, bllokim të enëve të gjakut, dhe menjëherë ishte caktuar operacion në klinikën tuaj dhe ku mu vendos “bajpas” (By-Pass). Tani ndjehem shumë mirë dhe tashmë po përgatitem për të shkuar në shtëpi – na tregon me buzëqeshje Bahtija.
Për Zan Mitrev Clinic kanë dëgjuar nga miq dhe të afërm që janë mjekuar këtu si edhe nga të punësuar tanë me prejardhje nga Kosova. E kanë ditur që bëhet fjalë për kujdes të lartë mjekësor dhe ekip profesional të pajisur me pajisjet më të sofistikuara që shkenca i ofron për momentin, ku pa hezitim pas humbjes së ditëve në sistemin shëndetësor shtetëror erdhën në klinikë.
– Na u ofruan edhe shumë spitale të tjera si zgjidhje por kur pamë se atje punojnë të njëjtët doktorë që nëpër spitalet shtetërore nuk dëshironin as të na shohin vendosëm që zgjidhjen ta kërkojmë në vendin e vërtetë sepse tashmë nuk kishim kohë për të humbur. Nënës time mund t’i ndodhte gjithçka. Unë ju gjeta të internet dhe caktova kontroll. Operacioni i nënës kaloi në mënyrë fantastike dhe tani po përgatitemi për të shkuar në shtëpi. Ju faleminderit të gjithë ekipit që kujdesej për ne si të jemi familje. Unë jetoj në SHBA dhe e di që atje pacienti trajtohet si Zoti dhe në të njëjtën mënyrë edhe këtu në Zan Mitrev Clinic. Higjiena madje është më e mirë se edhe nga spitalet në Amerikë dhe njerëzit janë më të shoqërueshëm. Gjithçka është në nivelin më të lartë, afërsia, ndjenja e familjes është kudo nëpër spital. Besoni se është shumë e rëndësishme ajo që doktorët dhe personelin tjetër i shohim të buzëqeshur, me humor të mirë. Ajo do të thotë shumë për një pacient. Pacienti mjekohet dhe me buzëqeshje dhe me fjalë të mirë dhe me shikim të sinqertë mjekësor. Unë e përjetova atë këtu dhe jam e lumtur për atë – përfundon me bisedën Lindita.