00389 2 3091 484
Shtator 09,2022
I riu nga qyteti I Shtipit Vili Iljov, i cili më 29 gusht është pranuar për trajtim spitalor falas në Klinikën Zhan Mitrev, sot kthehet në shtëpi.
Ekipi i mjekëve specialistë nga klinika Zhan Mitrev, së bashku me infermierët dhe fizioterapistët, pas dy javësh trajtim dhe mjekim intensiv, arritën rezultate të mëdha në përmirësimin e pamjes klinike të të riut Vili. Ai u soll në klinikën Zhan Mitrev pas një qëndrimi 40-ditorë në koma, në gjendje të rrezikshme për jetën, si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik.
Pas pranimit në klinikën Zhan Mitrev, ai u zgjua nga koma vetëm disa ditë më vonë dhe filloi të përmirësohej. Si klinikë që punon me përkushtim maksimal për të shpëtuar jetë njerëzish, jemi vërtetë të lumtur dhe veçanërisht krenarë që sot i riu Vili po kthehet në Shtip, por sigurisht me rekomandim për trajtim të mëtejshëm dhe rehabilitim në një institucion të përshtatshëm mjekësor të specializuar përsa i përket lëndimeve ortopedike, trajtim i cili do të ketë për qëllim shërimin e tij të plotë dhe të ketë një jetë normale përpara tij.
Klinika Zhan Mitrev ka marrë përsipër trajtimin e plotë dhe qëndrimin e djalit 14-vjeçar nga Shtipi në klinikë, pas apeleve për ndihmë dhe pamundësisë së familjes për të paguar trajtimin e djalit të tyre. 14-vjeçari Vili u soll në gjendje shumë të rëndë, në koma me infeksione dhe dekubit, pasi u trajtua për më shumë se një muaj në një institucion tjetër shëndetësor, ku u përpoqën të riparonin dëmtimet e rënda të kokës dhe këmbës, të marra si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik. Sot Vili po shkon në shtëpi ku do të vazhdojë të shijojë jetën, bashkë me të dashurit e tij.