00389 2 3091 484
13 Dhjetor, 2024
Rezonanca magnetike e zemrës me testin e perfuzionit është një metodë moderne joinvazive për diagnostikimin e sëmundjes së arterieve koronare
Sëmundja e arterieve koronare është një sëmundje e ngushtimit të enëve të gjakut që ushqejnë muskujt e zemrës. Ngushtimi progresiv i enëve të gjakut çon në infarkt miokardi, zhvillim të dështimit të zemrës dhe/ose aritmi. Diagnoza e hershme dhe parandalimi i komplikimeve nga sëmundja e arterieve koronare çon në uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë kardiovaskulare.
Çfarë është MRI e zemrës me test perfuzioni?
Rezonanca magnetike e zemrës me test perfuzioni është një metodë që shkakton vazodilatim (zgjerim të enëve të gjakut) me aplikimin e barnave. Ndryshimet në murin e muskujve të zemrës, të ashtuquajturat defektet e perfuzionit, dmth. pjesët pa vazodilatim, në mënyrë indirekte flasin për ngushtim të enëve të gjakut në zemër.
Cili është avantazhi i këtij testi ndaj testeve të tjera funksionale të enëve të gjakut?
Testi na tregon për mundësinë e ekzistencës së ngushtimit të ndjeshëm të enëve të gjakut në zemër, por gjithashtu jep informacion për anatominë dhe funksionin e të gjithë zemrës.
Testi është joinvaziv, nuk e ekspozon pacientin ndaj rrezatimit jonizues, ka një rrezik shumë të ulët të efekteve anësore dhe megjithatë ka një ndjeshmëri dhe specifikë shumë të lartë për sëmundjet koronare.
Kur rekomandohet kryerja e këtij testi?
Ky test duhet të bëhet tek pacientët me:
Çfarë duhet të dijë pacienti përpara ekzaminimit?
24 orë para analizës, pacienti nuk duhet të konsumojë kafe, çaj, çokollatë, kakao, Coca-cola. Gjatë ekzaminimit bëhet monitorimi EKG, matet presioni i gjakut. Ekzaminimi zgjat vetëm 4-6 minuta. Gjatë ekzaminimit duhet të shfaqen simptoma si dhimbje gjoksi, veshtirësi në frymëmarrje. Kjo është një shenjë se testi është kryer mirë teknikisht. Simptomat zhduken plotësisht 30 sekonda pas ndërprerjes së testit. Gjatë gjithë ekzaminimit, pacienti është në kontakt me teknikun radiologjik dhe ekipin e mjekëve.
Kush e kryen dhe interpreton testin?
Rezonanca magnetike e zemrës është një metodë moderne diagnostike që kryhet nga një ekip profesional i përbërë nga kardiologë, radiologë, teknologë radiologjikë dhe infermierë.