00389 2 3091 484
Përmirësimi i cilësisë dhe sigurisë së pacientit
Spitali organizon edukime në formë të klubeve shkencore çdo javë, stimulon dhe përkrah pjesëmarrjen aktive në kongrese maqedonase dhe evropiane, stimulon edukimin në qendrat evropiane, organizon seminare, kurse për të gjithë punonjësit,veçanërisht për punonjësit e shendetesise, mjekët, infermierët dhe farmacistët, në Maqedoni dhe më gjerë. Qëllimi i edukimit është përmirësimi i vazhdueshëm i performancës personale.
Në spital punojnë profesorë dhe asistentë nga shumë fusha të mjekësisë. Nga viti 2010, zhvillohen edukime teorike dhe praktike për studentët e mjekësisë së përgjithshme dhe praktikantët nga universiteti “Goce Dellçev”, Shtip.
Që nga themelimi i Spitalit klinik Zhan Mitrev në vitin 2000, ne jemi angazhuar për shtyrjen e kufijve të shëndetësisë maqedonase dhe për të kontribuar në zhvillimin e mjekësisë në përgjithësi.
Kemi kryer disa punime shkencore, marrim pjesë aktive në kongrese të njohura ndërkombëtare. Jemi fitues çmimesh. Kemi marrë pjesë në disa studime ndërkombëtare. Botojmë në revista ndërkombëtare me një impakt të lartë.
Qëllimi ynë është të praktikojmë mjekësinë moderne, të ndjekim risitë në mjekësi, por edhe të jemi pjesëmarrës aktivë në zhvillimin e shkencës në mjekësi.
05.04.2024
Të mërkurë më datën 26.09.2018, para ekipit mjekësor të Zan Mitrev Clinic u mbajt prezantim i kompanisë ELMED. Prezantimi përfshiu dy segmente, dhe…
Shiko më shumë05.04.2024
Sot në auditoriumin e Zan Mitrev Clinic u mbajt prezantim nga ana e kompanisë SYNERGY e cila është përfaqësues i…
Shiko më shumë