00389 2 3091 484
Prill 04,2024
Zan Mitrev Clinic e mbështeti dhe morri pjesë në “Kongresin e parë të studentëve për mjekësi të përgjithshme” në Fakultetin e shkencave mjekësore pranë Universitetit “Goce Dellçev” që u mbajt në Shtip. Kjo ngjarje paraqiste mundësi për studentë ambiciozë dhe mjekë të rinj që ta demonstrojnë punën e tyre nëpërmjet prezantimeve me gojë dhe prezantimeve poster nga fusha e lëndëve klinike de paraklinike, punë praktike në punëtori dhe prani në ligjërime nga profesorë dhe doktorë me renome.
Në këtë drejtim punëtori të tyre profesionale dhe ligjërime kishin edhe doktor Rodni Rosalia, hulumtues shkencor, shërbim për sigurim të cilësisë, dhe doktori Tanja Angjusheva, kardiolog subspecialist nga Zan Mitrev Clinic.
Ligjërimi i dr. Rodni Rosalia, që mbrojti doktoraturën për imunologji tumori, e njohu publikun me konceptin për imunoterapi të kancerit dhe potenciali i tij i lartë klinik. Tema e prezantimit ishte: “Shfrytëzimi i sistemit imunitar për luftën kundër kancerit; imunoterapi për kancer”.
– Imunoterapia e kancerit është përdorimi i sistemit imunitar për mjekimin e kancerit. Imunoterapitë mund të kategorizohen si aktive, pasive ose aktive-pasive, që sillen në kombinimin e qasjeve aktive dhe atyre pasive. Imunoterapia e kancerit e përdor faktin që qelizat e kancerit shprehin antigjene aberrante në sipërfaqen e tyre qelizore, të ashtuquajtur antigjene të lidhura me tumorin (ALT), që janë rezultat i mutacioneve gjenetike që çojnë në kancerogjenezë – ishte theksuar nga ana e dr. Rosalia.
Pas ligjërimit, dr. Rosalia kishte kënaqësinë që të mbajë punëtori së bashku me 30 studentë shumë profesionistë dhe entuziastë për mjekësi nga UGD. Gjatë kohës së punëtorisë, studentët ishin futur në mënyrë më të detajuar në tematikën e “vaksinave terapeutike kundër kancerit të gjirit, kundër melanomave dhe kancerit të qafës së mitrës”, si shembuj për imunoterapinë aktive. Ajo temë ishte e pasuar me debat me pasion për rolin e citokinës Interleukin-2 (IL-2) si imunoterapi e fuqishme (pasive) për kancer që të fuqizohen përgjigjet aktuale imunitare anti-tumor
Punëtoria kulminoi me diskutim për pengesat kombëtare, financiare dhe burokratike që për momentin e bllokojnë zbatimin e këtyre terapive të avancuara në Maqedoni.
Doktori Tanja Angjusheva para grupit prej rreth tridhjetë studentë mbajti punëtori praktike për përdorimin e elektrokardiografit dhe leximin e grafikut të EKG-së ku më vonë pasonte punë praktike me studentët. Pyetjet e shumta vetëm e plotësuan atmosferën e punës për të cilën ajo një orë e gjysmë e parashikuar ishte shumë e shkurtër dhe në mënyrë të pashmangshme, me kënaqësinë e të gjithëve, punëtoria ishte zgjatur.
Kongresi ishte mundësi e shkëlqyer për zgjerimin e njohurive teorike dhe praktike, fitimin e miqësive të reja kolegjiale.