00389 2 3091 484
Prill 04,2024
Zan Mitrev Clinic përsëri së bashku me studentët në drejtim të transmetimit të dijeve dhe praktikave me qëllim staf sa më të mirë e më profesional mjekësor në të ardhmen. Edhe këtë vit ekipe nga klinika jonë morën pjesë në Kongresin ndërkombëtare shkencor mjekësor të 41, të Asociacionit maqedonas të studentëve për mjekësi. Në këtë kongres që zgjati nga data 12 deri 15 maj në Ohër dhe që llogaritet si një kongreset më të rëndësishëm për studentët e mjekësisë dhe doktorë të rinj u paraqitën punime shkencore nga studentët dhe gjithashtu ishin të përfaqësuar ligjërime dhe punëtori të mbajtura nga profesorë me renome nga “Fakulteti i Mjekësisë” në Shkup dhe ligjërues të huaj.
Punëtoria e organizuar nga Zan Mitrev Clinic përfshiu dy ligjërime nga ana e VMS Vesna Naumoska për historinë e Basic life support dhe ligjërim nga ana e Dr. Marko Gjorgon për zbatimin e Basic life support sipas rekomandimeve të fundit nga European Resuscitation Council (2015 guidelines), të ndjekura me punëtori hands-on mbi fantom.
– Studentët treguan thuajse interes të madh për punëtorinë, që flet edhe pjesëmarrja e tyre prej më shumë se 80 dëgjues, të shpërndarë në disa grupe. Interes më të madh u tregua për punëtorinë praktike hands-on. Përshtypja ime është se në përgjithësi ekziston thuajse interes i madh për një lloj të tillë punëtorish duke pasur parasysh atë që bëhet fjalë për doktorë të ardhshëm për mjekësi – deklaroi dr. Marko Gjorgon pas punëtorive të mbajtura.
Eventi që ishte vizituar nga mbi 200 studentë ishte sponsorizuar nga Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë në Shkup si edhe numë i madh firmash të tjera të lidhura me shëndetin e njeriut ku kontribut personal dha edhe Zan Mitrev Clinic.