SHËRBIMET MJEKËSORE

DERMATOLOGJI E PËRGJITHSHME DHE ESTETIKE

Dermatologji e përgjithshme

Dermaskopi

Dermoskopia është një metodë e shpejtë e cila përdoret për të ekzaminuar pigmentet (nishanet) dhe ndryshimet e tjera jo të pigmentuara të lëkurës, mundëson shqyrtimin e saktë dhe të hershëm të kancerit të lëkurës. Rekomandohet që të gjithë të kryejnë kontrollin e nishanëve të paktën një herë në vit. Diagnostikimi i hershëm i kancerit të lëkurës mund të nënkuptojë shërimin e plotë.

Kriokirurgji

Biopsi të lëkurës (prerje dhe punch), teste alergologjike (intradermale, scratch и patch) të cilat përdoren  në diagnostikimin e reaksioneve alergjike me anë të kontaktit, thithjes dhe efekteve anësore nutritive dhe atyre të shkaktuara nga ilaçet.

Trajtimi i plagëve kronike

Trajtimi i plagëve kronike, plagëve për arsye të ndryshme etiologjike si ulcerat kronike arteriale dhe venoze, këmbët diabetike, plagët decubitus, plagët kirurgjikale që nuk shërohen menjëherë (që kërkojnë më tepër kohë), plagët nga traumat fizike si djegiet, ngricat dhe ulcerat nga rrezatimi. Trajtimi i plagëve kryhet me fasho të veçanta dhe me terapi me ozon.

Hyfracator2000

Njësi elektrokirurgjike e cila përdoret për shumë qëllime si dhe për heqjen e saktë dhe pa dhimbje të rritjeve të lëkurës, lythat dhe trajtimin e teleangiektazisë. Ky trajtim është jo-invaziv dhe kryhet në një mjedis ambulator, nuk shkakton efekte anësore të tilla si gjakderdhje dhe shfaqja e shenjave.

Hydrafacial

HydraFacial është një trajtim i patentuar i fytyrës i përdorur në qendrat mjekësore estetike dhe ordinancat dermatologjike. Njihet gjithashtu si “hidradermabrasion” sepse përfshin eksfolim të ngjashëm me mikrodermabrasion në kombinim me serume hidratuese.

Ky trajtim njihet për procesin e tij me tre hapa dhe përfshin pastrim të thellë, eksfolim dhe hidratim të lëkurës së fytyrës. Kjo procedurë e patentuar gjithashtu mund të ndihmojë në trajtimin e një sërë sëmundjesh të lëkurës, të tilla si aknet, rosacea, dermatiti diseboreik, lëkura e thatë dhe rrudhat.

E gjithë procedura është jo-invazive dhe kryhet me anë të aplikimit mekanik që kalon mbi lëkurën tuaj dhe në të njëjtën kohë pastron thellë, eksfolion dhe aplikon serume të përshtatura për llojin e lëkurës tuaj ose në varësi të problemit që keni.

Cilat janë përfitimet e trajtimit HydraFacial

HydraFacial përmirëson strukturën e përgjithshme, tonin dhe pamjen e lëkurës së fytyrës. Kjo është për shkak të eksfolimit të thellë që pastron poret tuaja, duke hequr papastërtitë dhe duke lejuar depërtimin më të mirë të serumeve të fytyrës të përshtatura për llojin e lëkurës tuaj.

Llojet e trajtimeve

Bazuar në  vlerësimin e kryer më parë, dermatologu mund të rekomandojë trajtime të ndryshme që ndryshojnë në aplikimin e serumeve.

Trajtimi HydraFacial për aknet

Teknikat e mikrodermabrasionit janë konsideruar prej kohësh efektive në trajtimin e akneve dhe plagëve /shenjave të shkaktuara nga aknet. Kjo është për shkak të eksfolimit të thellë i cili ndihmon në largimin e qelizave të vdekura që bllokojnë poret e lëkurës.

Trajtimi HydraFacial për komedonet

Qelizat e vdekura të lëkurës gjithashtu kontribuojnë në komedonet. Ky lloj i akneve jo-inflamatore mund të përfitojë nga metodat e eksfolimit (pikingut) dhe ekstraktimit (nxjerrjes) të cilat përdoren Hydrafacial.

Trajtimi HydraFacial për lëkurën e skuqur

Është vërtet e vështirë të gjesh trajtime mjaft të sigurta për këtë gjendje të ndjeshme të lëkurës së fytyrës. Sipas rezultateve të një studimi të kryer në 2006, është konfirmuar se rosacea papulopustulare mund të përfitojë nga trajtimet me hidradermoabrasion.

Trajtim HydraFacial kundër plakjes

Një studim i kryer në vitin 2008 konfirmon se ata që kanë kryer trajtim me HydraFacial kanë pasur një reduktim të ndjeshëm të shenjave të plakjes së lëkurës në krahasim me ata të cilët kanë përdorur vetëm serume. Efektet e HydraFacial ishin: zvogëlimi i zgjerimit të poreve, më pak hiperpigmentim dhe zvogëlim të rrudhave.

Filer

Vitet e fundit, timplantet dermale ose të njohura ndryshe si filer (mbushës) janë bërë shumë të njohura. Këto janë produkte që injektohen në lëkurë dhe kështu mbushin rrudhat, rrisin volumin e buzëve dhe rimodelojnë konturet e fytyrës.

Mbushësi ose filari i përdorur bazohet në acidin hialuronik – një produkt që hyn natyrshëm në lëkurë. Prandaj, efektet anësore nga injektimi të tij janë të minimizuara.

Funksioni themelor i acidit hialuronik është absorbimi dhe mbajtja e ujit. Mund të absorboj ujë deri në 1000 herë nga vëllimi i lëkurës. Në këtë mënyrë tërheq ujin dhe ruan sasinë e tij në hapësirën ndërqelizore, falë së cilës lëkura juaj hidratohet dhe vëllimi i saj rritet.

Në varësi të metabolizmit individual të secilit pacient, acidi hialuronik dekompozohet me ritme të ndryshme, në intervale prej 1 deri në 2 vjet. Në rast të rimbushjes së vogël (touch up) pas 8-12 muajve të parë, efekti mund të zgjasë më gjatë.

Botoks

Toksina botulinike përdoret në mjekësinë estetike si një metodë jo-invazive për zbutjen e rrudhave në fytyrë dhe qafë. Rrudhat në ballë, rreth syve, rreth gojës dhe në qafë ndodhin për shkak të rritjes së mimikës, pra lëvizjes së muskujve dhe thellohen me kalimin e kohës.

Toksina botulinike vepron në relaksimin e muskujve, e cila zbut rrudhat. Kjo është mënyra se si funksionon toksina botulinum, e cila injektohet në një  muskul të caktuar ose në një grup muskujsh të veçantë dhe parandalon shfaqjen e rrudhave në zonat me aktivitet më të theksuar të muskujve.

Peeling kimik

Është një trajtim mjekësor jo-invaziv që heq shtresën sipërfaqësore të lëkurës me ndihmën e tretësirave të acideve me përqendrime të ndryshme. Ky trajtim përmirëson strukturën e lëkurës, heq pigmentimin ekzistues, shërben si një trajtim për shenjat (plagët) e shkaktuara nga aknet dhe arrin një efekt të rëndësishëm kundër shenjave të plakjes.

Në varësi të llojit dhe përqendrimit të acideve, ekzistojnë tre lloje të peeling-ut kimik: sipërfaqësor, mesatarisht i thellë dhe i thellë. Për të arritur efekt më të mirë është e nevojshme të kryeni 4-10 trajtime.

Lëkura si organi më i madh në trup funksionon si një shtresë kryesore mbrojtëse ndaj mjedisit, por në të njëjtën kohë lëkura është një dritare përmes së cilës ne shikojmë brenda trupit dhe një pasqyrë që reflekton ndryshimet në trup, kështu që vërejtja e çdo ndryshimi është e rëndësishme dhe diagnoza në kohë e ndryshimeve dermatologjike nënkupton shëndetin e përgjithshëm.

Mesoterapia

Është një metodë minimalisht invazive e cila kryehet me anë të injektimit të substancave aktive (vitamina, minerale, aminoacide, ilaçe) në dermë dhe hipodermë të fytyrës, qafës, pëllëmbëve dhe trupit sikurse dhe mesoterapia e trupit (siç është terapia anti-celulit dhe lipolitike).

Kjo terapi me ndërveprimin e stimulimit mekanik si dhe përdorimin e substancave aktive arrin efektin e stimulimit të prodhimit të kolagjenit dhe fibroblasteve, përtëritje, zbehje të pigmentimit dhe arritjen e ngjyrës së barabartë në lëkurë, heqjen e strijave dhe shenjave të akneve, stimulimin e rritjes së flokëve gjatë rënies.

PRP (Plasma-Rich Platelet)

Metoda e provuar në mbarë botën e cila me ndihmën e një sasie të vogël gjaku të marrë nga vetë pacienti, e cila më pas përpunohet dhe aplikohet në lëkurën e pacientit shërben për rinovimin dhe përtëritjen e lëkurës së fytyrës, qafës dhe dekoltesë.

Kjo metodë gjithashtu përdoret edhe në rastet e rënies së flokëve.

FotoFinder

FotoFinder ofron teknologjinë më të fundit që përfshin inteligjencën artificiale për të zbuluar menjëherë nishanet e reja, të ndryshuara dhe të dyshimta. Ekzaminimi kryhet në një distancë higjienike prej më shumë se 1.6 metra, e cila është veçanërisht e rëndësishme në kohën e COVID-19.

Falë dizajnit modular, funksionaliteti i FotoFinder mund të përshtatet në një gamë më të gjerë shërbimesh në çdo kohë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për dermoskopi, mapim të plotë të trupit, konsultim për flokët (trikoskopi), kapilaroskopi apo estetikë. Risitë e tij do ti kënaqin nevojat e pacientëve!

FotoFinder

Mjekë të tjerë nga ky departament

Anxhelka Ilieva

Dr. Anxhelka Ilieva

Specialiste në dermatovenerologji

andzelka.ilieva@zmc.mk

Shihni profilin
Zhivorad Kocevski

Dr. Zhivorad Kocevski

Specialist në kirurgjinë plastike rikonstruktive dhe estetike

zhivorad.kocevski@zmc.mk

Shihni profilin
Aleksandra Lazarevska

Dr. Aleksandra Lazarevska

Specialiste në dermatovenerologji

aleksandra.lazarevska@zmc.mk

Shihni profilin