00389 2 3091 484
Implantet dentare kanë për qëllim të zëvendësojnë dhëmbët që mungojnë ose janë humbur.
Implantet vendosen kur pacienti ka edentulizëm të pjesshëm ose të plotë. Qëllimi i tyre është të shërbejnë si zëvendësim për rrënjën e dhëmbit. Mbi to vendosen kurora për të zëvendësuar dhëmbin e humbur ose për të rregulluar strukturat protetike kur është e nevojshme të zëvendësohen disa ose të gjithë dhëmbët. Materiali i tyre është prej titaniumi, nuk janë korrozive dhe përsa i përket kockës është bikompatibile dhe interne.
Endodoncia është një degë e stomatologjisë që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe inflamacioneve të pulpës (indit të butë të brendshëm të dhëmbit) dhe kanaleve rrënjore.
Kur pulpa e një dhëmbi është e infektuar ose e inflamuar për shkak të kariesit të thellë, plasaritjes, traumës ose procedurave të përsëritura dentare, trajtimi endodontik është i nevojshëm për të parandaluar nxjerrjen e dhëmbit.
. Procedura përfshin:
-heqjen e pulpës së infektuar
– pastrimin dhe dezinfektimin e kanaleve rrënjore
– mbushjen dhe mbylljen e kanaleve me materiale speciale
Avantazhet e trajtimit endodontik janë:
– ruan dhëmbin natyral
– eliminon dhimbjen dhe infeksionin
– parandalon ndërlikimet e mëtejshme dhe nevojën për ndërhyrje më komplekse
Në klinikën tonë, terapia komplekse endodontike kryhet duke përdorur teknologji me instrumente makinerike dhe radiografi dixhitale, e cila lejon rezultate më të shpejta, pa dhimbje dhe të sakta.
Qëllimi i ortodoncisë është të korrigjojë dhëmbët e keqpozicionuar dhe malokluzionet/kafshimin jo të duhur dhe të balancojë ndryshimet jo harmonike në buzëqeshje dhe fytyrë. Përfitimet janë gjithëpërfshirëse: funksionale, estetike dhe psikologjike, duke i ndihmuar individët të pranojnë dhe të ndihen mirë me veten.
Zakonisht, trajtimi ortodontik kryhet pasi dhëmbët e përhershëm kanë dalë plotësisht, por në disa parregullsi që ndikojnë në zhvillimin e nofullave, trajtimi i hershëm ortodontik është thelbësor dhe zvogëlon nevojën për trajtime komplekse në të ardhmen. Një ekzaminim ortodontik në kohë është gjithashtu i rëndësishëm për vlerësimin e funksioneve orofaciale: frymëmarrjen, gëlltitjen, të folurit. Fëmijëria dhe adoleshenca nuk janë koha e vetme për drejtimin e dhëmbëve. Me përparimin e teknologjisë, sot janë në dispozicion aparatet ortodontike që janë shumë më të vogla, më të rehatshme, më të shpejta dhe më diskrete. Aparatet ortodontike, si lloji përfundimtar i trajtimit ortodontik që përmirësohet vazhdimisht, mund të jenë një mundësi për të gjitha moshat, dhe veçanërisht për ata që nuk duan që të vërehet procesi i arritjes së një buzëqeshjeje të bukur.
Implantet vendosen kur pacienti ka edentulizëm të pjesshëm ose të plotë. Qëllimi i tyre është të shërbejnë si zëvendësim për rrënjën e dhëmbit. Mbi to vendosen kurora për të zëvendësuar dhëmbin e humbur ose për të rregulluar strukturat protetike kur është e nevojshme të zëvendësohen disa ose të gjithë dhëmbët. Materiali i tyre është prej titaniumi, nuk janë korrozive dhe përsa i përket kockës është bikompatibile dhe interne.
Kur pulpa e një dhëmbi është e infektuar ose e inflamuar për shkak të kariesit të thellë, plasaritjes, traumës ose procedurave të përsëritura dentare, trajtimi endodontik është i nevojshëm për të parandaluar nxjerrjen e dhëmbit.
. Procedura përfshin:
-heqjen e pulpës së infektuar
– pastrimin dhe dezinfektimin e kanaleve rrënjore
– mbushjen dhe mbylljen e kanaleve me materiale speciale
Avantazhet e trajtimit endodontik janë:
– ruan dhëmbin natyral
– eliminon dhimbjen dhe infeksionin
– parandalon ndërlikimet e mëtejshme dhe nevojën për ndërhyrje më komplekse
Në klinikën tonë, terapia komplekse endodontike kryhet duke përdorur teknologji me instrumente makinerike dhe radiografi dixhitale, e cila lejon rezultate më të shpejta, pa dhimbje dhe të sakta.
Zakonisht, trajtimi ortodontik kryhet pasi dhëmbët e përhershëm kanë dalë plotësisht, por në disa parregullsi që ndikojnë në zhvillimin e nofullave, trajtimi i hershëm ortodontik është thelbësor dhe zvogëlon nevojën për trajtime komplekse në të ardhmen. Një ekzaminim ortodontik në kohë është gjithashtu i rëndësishëm për vlerësimin e funksioneve orofaciale: frymëmarrjen, gëlltitjen, të folurit. Fëmijëria dhe adoleshenca nuk janë koha e vetme për drejtimin e dhëmbëve. Me përparimin e teknologjisë, sot janë në dispozicion aparatet ortodontike që janë shumë më të vogla, më të rehatshme, më të shpejta dhe më diskrete. Aparatet ortodontike, si lloji përfundimtar i trajtimit ortodontik që përmirësohet vazhdimisht, mund të jenë një mundësi për të gjitha moshat, dhe veçanërisht për ata që nuk duan që të vërehet procesi i arritjes së një buzëqeshjeje të bukur.
Stomatologjia pediatrike – kujdesi për buzëqeshjen që në moshë të vogël. Stomatologjia pediatrike është një fushë e specializuar që përqendrohet në shëndetin oral të fëmijëve – nga mosha më e hershme deri në adoleshencë. Qasja jonë është e kujdesshme, e përshtatur sipas moshës dhe nevojave të fëmijëve, me qëllim krijimin e një përvoje të këndshme dhe të sigurt në çdo vizitë.
Për më tepër, ne ofrojmë një qasje individuale për ҫdo fëmijë, me qëllim krijuar dhe respektuar zakonet pozitive, besimin dhe një ndjenjë sigurie në klinikën dentare. Ekipi ynë ka përvojën dhe durimin për t’u përballur me frikën ose ankthin tek pacientët më të vegjël, duke e shndërruar çdo vizitë në një përvojë pozitive.
Kariesi dhe periodontiti janë sëmundjet më të zakonshme të dhëmbëve. Ato mund të parandalohen duke ruajtur higjienën e duhur ditore, së pari në shtëpi dhe që në moshë të vogël, dhe me vizita të rregullta te dentisti, edhe shenjat më të vogla të sëmundjes së dhëmbëve ose të mishrave të dhëmbëve mund të zbulohen dhe trajtohen në kohë. Pastrimi i rregullt profesional i dhëmbëve është thelbësor. Edhe nëse trajtimi dentar është përfunduar tashmë, profilaksia është e nevojshme për të parandaluar ndërlikime të mëtejshme.
Për më tepër, ne ofrojmë një qasje individuale për ҫdo fëmijë, me qëllim krijuar dhe respektuar zakonet pozitive, besimin dhe një ndjenjë sigurie në klinikën dentare. Ekipi ynë ka përvojën dhe durimin për t’u përballur me frikën ose ankthin tek pacientët më të vegjël, duke e shndërruar çdo vizitë në një përvojë pozitive.
Restaurimet protetike fikse janë kurorat dhe urat. Kushtet për prodhimin e tyre janë prania e dhëmbëve natyralë dhe shpërndarja e tyre e përshtatshme në gojë.
Kurorat solo mund të bëhen në çdo dhëmb, ndërsa ura dentare duhet të ketë një hapesire/renditje të përshtatshme të dhëmbëve për vendosjen e saj, e cila përgatitet nga specialisti i protetikës dentare. Gjatë përgatitjes së dhëmbëve, bëhet filmimi/grafia dixhitale e dhëmbëve që trajtohen dhe krijohet një model tre-dimensional. Ky model dërgohet në mënyrë dixhitale në një laborator dentar. Në laboratorin dentar printohet një model 3D, mbi të cilin bëhen restaurimet protetike fikse. Ato kthehen në klinikën dentare dhe provohen në gojën e pacientit. Nëse janë të përshtatshme, mbahen përkohësisht, ose nëse pacienti ka ndonjë vërejtje, korrigjohen në laborator.
Protezat zëvendësojnë dhëmbë të shumtë që mungojnë (proteza të pjesshme) ose proteza të plota kur ka edentizëm të plotë, dhe janë të lëvizshme.
Protezat hiqen lehtësisht për pastrim ose korrigjim. Ekzistojnë gjithashtu proteza të plota të mbështetura nga implantet që janë më të pranueshme për pacientin sepse janë më të qëndrueshme (të fiksuara në implante) dhe mund të bëhen minimum prej dy, katër ose gjashtë implantesh.
Një sëmundje e përhapur që prek indet mbështetëse të dhëmbëve. Nëse nuk trajtohet siç duhet dhe në kohën e duhur, mund të çojë në lirim/lëkundje dhe humbje të dhëmbëve.
Shenja e parë është gjakderdhja dhe tërheqja e mishrave të dhëmbëve, si dhe era e keqe e gojës, dhe në fazën e avancuar fillon humbja e kockave rreth rrënjëve, e cila manifestohet me lëvizje/lëkundje të dhëmbëve. Në klinikën tonë kryhen trajtime periodontale për të kontrolluar inflamacionin, të cilat, të kombinuara me higjienën e duhur të përditshme orale, ndalojnë procesin dhe ruajnë më tej rezultatin.
Kurorat solo mund të bëhen në çdo dhëmb, ndërsa ura dentare duhet të ketë një hapesire/renditje të përshtatshme të dhëmbëve për vendosjen e saj, e cila përgatitet nga specialisti i protetikës dentare. Gjatë përgatitjes së dhëmbëve, bëhet filmimi/grafia dixhitale e dhëmbëve që trajtohen dhe krijohet një model tre-dimensional. Ky model dërgohet në mënyrë dixhitale në një laborator dentar. Në laboratorin dentar printohet një model 3D, mbi të cilin bëhen restaurimet protetike fikse. Ato kthehen në klinikën dentare dhe provohen në gojën e pacientit. Nëse janë të përshtatshme, mbahen përkohësisht, ose nëse pacienti ka ndonjë vërejtje, korrigjohen në laborator.
Protezat hiqen lehtësisht për pastrim ose korrigjim. Ekzistojnë gjithashtu proteza të plota të mbështetura nga implantet që janë më të pranueshme për pacientin sepse janë më të qëndrueshme (të fiksuara në implante) dhe mund të bëhen minimum prej dy, katër ose gjashtë implantesh.
Shenja e parë është gjakderdhja dhe tërheqja e mishrave të dhëmbëve, si dhe era e keqe e gojës, dhe në fazën e avancuar fillon humbja e kockave rreth rrënjëve, e cila manifestohet me lëvizje/lëkundje të dhëmbëve. Në klinikën tonë kryhen trajtime periodontale për të kontrolluar inflamacionin, të cilat, të kombinuara me higjienën e duhur të përditshme orale, ndalojnë procesin dhe ruajnë më tej rezultatin.
Zbardhja e dhëmbëve është një trajtim kozmetik dhe efektiv që shërben për të zbardhur ngjyrën natyrale të dhëmbëve dhe për të hequr njollat sipërfaqësore të shkaktuara nga ushqimi, pijet, pirja e duhanit ose plakja.
Procedura kryhet në ordinancë dentare me anë të një xheli zbardhues profesionalë të bazuar në hidrogjen ose peroksid karbamid, ose me trajtim në shtëpi duke përdorur kallëpe të përgatitura individualisht. Kohëzgjatja dhe metoda përshtaten sipas gjendjes së dhëmbëve dhe rezultatit të dëshiruar. Zbardhja është pa dhimbje, nuk dëmton strukturën e dhëmbëve dhe ofron rezultate të shpejta dhe të dukshme, shpesh që në seancën e parë. Trajtimi është i përshtatshëm për të rriturit e të gjitha brezave që duan të rifreskojnë buzëqeshjen e tyre dhe të përmirësojnë vetëbesimin e tyre.
Në klinikën tonë, ky proces kryhet me një metodë profesionale, me ndihmën e llambës zbardhuese Beyond dhe efektin e lazerit të përshpejtimit.
Konsultohuni me dentistët tanë për të marrë një plan të personalizuar dhe trajtim të sigurt.
Restaurimi dentar përfshin një gamë trajtimesh dentare që synojnë të restaurojnë dhëmbët e dëmtuar dhe të konsumuar dhe me një pamje estetike të padëshiruar.
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për kavitete, çarje, trauma apo konsumim natyral, stomatologjia restauruese ofron zgjidhje që rikthejnë funksionin, stabilitetin dhe estetikën e dhëmbëve.
Në varësi të nevojave të pacientit, restaurimi mund të jetë:
-i drejtpërdrejtë/i kryer në një vizitë të vetme, siç janë mbushjet kompozite në zonën e pasmë dhe fasetat nanokompozite shumë estetike në dhëmbët e përparmë
-i tërthortë/i bërë në laborator siç janë kurora, inlay, onlay ose fasetat prej porcelani.
Qëllimi i restaurimit dentar nuk është vetëm korrigjimi vizual, por edhe mbrojtja e pjesës tjetër të dhëmbit, përmirësimi i përtypjes dhe parandalimi i ndërlikimeve të mëtejshme.
Materialet dhe teknologjitë moderne në klinikën tonë do t’ju ofrojnë një pamje natyrale, qëndrueshmëri dhe rehati – për një buzëqeshje që duket dhe ndihet e shëndetshme.
Metodat radiologjike në stomatologji përdoren për diagnostikim dhe planifikim trajtimi.
Imazhet radiologjike mund të përdoren për: zbulimin e kariesit të fshehur, pozicionimin e rrënjëve të dhëmbëve, trajtimin e rrënjëve të dhëmbëve, planifikimin e trajtimit ortodontik, pozicionimin e dhëmbëve të paeruptuar, zbulimin e proceseve infektive, cisteve, tumoreve. Me ndihmën e radiografive, ne marrim informacion rreth cilësisë dhe sasisë së kockave në nofulla nëse është e nevojshme të vendoset një implant. Përmes tyre, ne shohim përmbajtjen anatomike (nervat, enët e gjakut, kanalet në kockë, pozicionimin e sinusit maksilar, etj.)
Procedura kryhet në ordinancë dentare me anë të një xheli zbardhues profesionalë të bazuar në hidrogjen ose peroksid karbamid, ose me trajtim në shtëpi duke përdorur kallëpe të përgatitura individualisht. Kohëzgjatja dhe metoda përshtaten sipas gjendjes së dhëmbëve dhe rezultatit të dëshiruar. Zbardhja është pa dhimbje, nuk dëmton strukturën e dhëmbëve dhe ofron rezultate të shpejta dhe të dukshme, shpesh që në seancën e parë. Trajtimi është i përshtatshëm për të rriturit e të gjitha brezave që duan të rifreskojnë buzëqeshjen e tyre dhe të përmirësojnë vetëbesimin e tyre.
Në klinikën tonë, ky proces kryhet me një metodë profesionale, me ndihmën e llambës zbardhuese Beyond dhe efektin e lazerit të përshpejtimit.
Konsultohuni me dentistët tanë për të marrë një plan të personalizuar dhe trajtim të sigurt.
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për kavitete, çarje, trauma apo konsumim natyral, stomatologjia restauruese ofron zgjidhje që rikthejnë funksionin, stabilitetin dhe estetikën e dhëmbëve.
Në varësi të nevojave të pacientit, restaurimi mund të jetë:
-i drejtpërdrejtë/i kryer në një vizitë të vetme, siç janë mbushjet kompozite në zonën e pasmë dhe fasetat nanokompozite shumë estetike në dhëmbët e përparmë
-i tërthortë/i bërë në laborator siç janë kurora, inlay, onlay ose fasetat prej porcelani.
Qëllimi i restaurimit dentar nuk është vetëm korrigjimi vizual, por edhe mbrojtja e pjesës tjetër të dhëmbit, përmirësimi i përtypjes dhe parandalimi i ndërlikimeve të mëtejshme.
Materialet dhe teknologjitë moderne në klinikën tonë do t’ju ofrojnë një pamje natyrale, qëndrueshmëri dhe rehati – për një buzëqeshje që duket dhe ndihet e shëndetshme.
Imazhet radiologjike mund të përdoren për: zbulimin e kariesit të fshehur, pozicionimin e rrënjëve të dhëmbëve, trajtimin e rrënjëve të dhëmbëve, planifikimin e trajtimit ortodontik, pozicionimin e dhëmbëve të paeruptuar, zbulimin e proceseve infektive, cisteve, tumoreve. Me ndihmën e radiografive, ne marrim informacion rreth cilësisë dhe sasisë së kockave në nofulla nëse është e nevojshme të vendoset një implant. Përmes tyre, ne shohim përmbajtjen anatomike (nervat, enët e gjakut, kanalet në kockë, pozicionimin e sinusit maksilar, etj.)
Pothuajse të gjitha procedurat dentare kryhen me anestezi lokale ose pa anestezi. Ekzistojnë disa kushte që i pengojnë pacientët të vizitojnë dentistin dhe shëndeti i tyre oral përkeqësohet vit pas viti.
Specialist në protetikën stomatologjike
filip.tanturovski@zmc.mk
Specialist në protetikën stomatologjike
elizabeta.manojlovska@zmc.mk