00389 2 3091 484
12 Mars, 2026
Më 12 mars 2026, bota edhe një herë bashkohet në shënimin e Ditës Botërore të Veshkave – një ditë e dedikuar për rritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin e veshkave, sëmundjet e veshkave dhe rëndësinë e parandalimit, zbulimit të hershëm dhe mbështetjes për të gjithë personat e prekur nga këto sëmundje.
Tema e këtij viti, “Shëndeti i veshkave për të gjithë: Kujdes për njerëzit dhe për planetin”, na kujton se kujdesi për veshkat do të thotë kujdes për çdo individ, por edhe për qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor dhe të planetit në të cilin jetojmë. Ajo na fton të mendojmë më gjerë – të kujdesemi jo vetëm për pacientët, por edhe për sistemin që e mundëson kujdesin e tyre shëndetësor. Mbrojtja e funksionit të veshkave shkon paralelisht me përdorimin e përgjegjshëm të burimeve që e bëjnë të mundur mjekësinë moderne.
Veshkat kanë një rol kyç në ruajtjen e shëndetit. Ato filtrojnë gjakun, rregullojnë presionin e gjakut, mbajnë balancën e lëngjeve dhe elektroliteve, marrin pjesë në prodhimin e hormoneve, në rregullimin e metabolizmit të kockave dhe në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Kur funksioni i tyre dëmtohet, pasojat mund të jenë serioze dhe të ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm dhe në cilësinë e jetës.
Sëmundja kronike e veshkave (SKV) përfaqëson një epidemi të heshtur globale. Në fazat e hershme shpesh kalon pa simptoma, por nëse nuk zbulohet me kohë mund të çojë në komplikime serioze shëndetësore.
Vlerësohet se rreth 850 milionë njerëz në botë jetojnë me një shkallë të caktuar dëmtimi të veshkave – pra një në dhjetë të rritur ka sëmundje kronike të veshkave.
Rrezikun më të madh e kanë personat me:
Sipas të dhënave më të fundit, rreth 1,48 milionë njerëz në vit vdesin si pasojë e sëmundjes kronike të veshkave, duke e bërë atë një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë në botë.
Qasja e integruar – diagnostikimi i hershëm, bashkëpunimi multidisiplinar dhe trajtimi i individualizuar – është çelësi për rezultate më të mira.

Testet laboratorike rutinë dhe të thjeshta mundësojnë zbulimin e hershëm të disfunksionit të veshkave, edhe kur pacientët nuk kanë simptoma. Më së shpeshti përdoren:
“Shëndeti i veshkave për të gjithë” nënkupton qasje të barabartë në diagnostikim të hershëm, terapi moderne, kujdes multidisiplinar dhe edukim të vazhdueshëm të pacientëve.
Parandalimi nuk është zgjedhje – është përgjegjësi.
Kujdesi modern nefrologjik, veçanërisht dializa, lidhet me konsum të konsiderueshëm të ujit, energjisë dhe materialeve mjekësore.
Tema e vitit 2026 na kujton se parandalimi dhe ndërhyrja e hershme janë thelbësore për uljen e barrës së sëmundjes terminale të veshkave. Në të njëjtën kohë, praktikat e qëndrueshme shëndetësore duhet të bëhen pjesë integrale e mjekësisë moderne.
Përdorimi racional i burimeve është një përgjegjësi profesionale dhe shoqërore. Investimi në parandalim jo vetëm që shpëton jetë, por gjithashtu kontribuon në uljen e gjurmës ekologjike të sistemit shëndetësor.

Në Klinikën Zhan Mitrev, kujdesi për pacientët me sëmundje të veshkave realizohet përmes diagnostikës moderne, qasjes së individualizuar dhe një ekipi multidisiplinar të specialistëve dhe subspecialistëve me përvojë.
Qëllimi ynë është zbulimi i hershëm i sëmundjes, trajtimi në kohë dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së pacientëve.
Si institucion shëndetësor, ne besojmë se mjekësia e vërtetë nuk trajton vetëm sëmundjen – por krijon kushte për shëndet të qëndrueshëm.
Informohuni për kontrolllet parandaluese dhe konsultohuni në kohë me specialistët tanë në 02 3091 484.