Shkaqet dhe simptomat e sinusitit akut

Doza e shëndetit ditor

24 Shtator, 2024

Sinusiti akut është inflamacion dhe ënjtje në zgavrat e brendshme të hundës. Sinusiti akut e bën të vështirë drenimin e sinusit. Akumulimi i mukusit vështirëson frymëmarrjen përmes hundës. Zona rreth syve dhe fytyrës mund të ndjehet e fryrë. Si pasoje e sinusitit akut shfaqet dhimbje koke dhe dhimbje në fytyrë.
Ftohja është shkaku i zakonshëm i shfaqjes së sinusitit akut. Në shumicën e rasteve, gjendja zgjidhet brenda një jave deri në 10 ditë, përveç rastit nëse ka infeksion shtesë të shkaktuar nga bakteret (infeksion bakterial).

Simptomat

Simptomat e sinusitit akut shpesh përfshijnë:

  • Mukozë e trashë, e verdhë ose e gjelbër nga hunda, e cila mund të rrjedhë nga hunda ose të rrjedhë në pjesën e pasme të fytit – e njohur si pika pas hundës.
  • Bllokim i hundës që vështirëson frymëmarrjen përmes hundës.
  • Dhimbje, ndjeshmëri, ënjtje dhe presion rreth syve, faqeve, hundës ose ballit që përkeqësohet kur përkuleni.
  • Presioni në veshë
  • Dhimbje koke
  • Dhimbje dhëmbi
  • Ndryshim i nuhatjes
  • Kollë
  • Era e keqe e gojës
  • Lodhje
  • Ethe.

Kur është e nevojshme të kërkoni kujdes mjekësor?

Kontaktoni mjekun tuaj nëse keni:

  • Simptoma që zgjasin më shumë se një javë.
  • Simptoma që përkeqësohen pavarësisht se për një periudhë të caktuar dukej sikur janë përmirësuar.
  • Ethe që zgjasin.
  • Histori të sinusitit të përsëritur ose kronik.

Komplikimet

Sinusiti akut shpesh nuk shkakton komplikime. Por nëse shfaqen, ato përfshijnë:

  • Sinusit kronik. Sinusiti kronik zgjat më shumë se 12 javë.
  • Meningjit. Ky infeksion prek membranat dhe lëngjet rreth trurit dhe palcës kurrizore.
  • Infeksione të tjera. Megjithatë, shume rrallë, infeksioni mund të përhapet në kocka, i njohur si osteomielit, ose në lëkurë, i njohur si celuliti.
  • Probleme me shikimin. Nëse infeksioni përhapet në pjesët e syrit, mund të zvogëlojë shikimin ose të shkaktojë verbëri.

Rezervoni ekzaminimin/konsultën tuaj në 02 3091 484