Shtatori – Muaji i ndërgjegjësimit për demencën e sëmundjes Alzheimer
Doza e shëndetit ditor
16 Shtator, 2025
Është normale që mosha dhe plakja të shkaktojnë ndryshime dhe një rënje të funksionit të organeve, përfshirë edhe trurin. Megjithatë, ekziston një ndryshim i madh midis harresës normale dhe fillimit të demencës, prandaj nevojitet një profesionist për të bërë një diagnozë të saktë.
Forma më e zakonshme e demencës është sëmundja e Alzheimerit. Është një sëmundje komplekse neurodegjenerative që prek proceset e kujtesës, arsyetimin, sjelljen, emocionet dhe aftësinë për të
Kur fillojnë ndryshimet psikologjike tek njerëzit me demencë të Alzheimerit, familjet janë shpesh të parat që vënë re se diçka nuk është më siç ishte më parë. Njohja dhe diagnoza e hershme janë çelësi për t’i mundësuar çdo personi të përmirësojë cilësinë e jetës së tij dhe të planifikojë kujdesin.
Simptomat që familjet i vënë re më shpesh në jetën e përditshme:
Harrimi i shpeshtë i ngjarjeve të fundit. Për shembull: harrimi se ku i keni lënë syzet ose çelësat, ose përsëritja e të njëjtës pyetje disa herë.
Vështirësi në planifikim dhe organizim. Për shembull: vështirësi në gatim sipas recetave, në pagesën e faturave ose në mbajtjen nën kontroll të punëve të shtëpisë.
Humbja ose lënia e objekteve në vende të papërshtatshme. Për shembull: vendosja e një portofoli në frigorifer ose e këpucëve në sirtarin e kuzhinës.
Çorientim në kohë dhe hapësirë/ambient.
Pacienti mund të mos e dijë se çfarë dite është, të humbasë në një rrugë të njohur ose të mos njohë një vend të njohur më parë. Më vonë, ai mund të mos i njohë të dashurit e tij ose të mos jetë në gjendje t’i thërras në emër ata.
Ndryshime të personalitetit dhe humorit: Ankth, nervozizëm, tërheqje, pasiguri ose trishtim pa ndonjë arsye të dukshme.
Probleme me të folurit dhe gjuhën: Vështirësi në gjetjen e fjalëve të duhura, fjalor i reduktuar, përzierje fjalësh ose përsëritje.
Aftësi të reduktuara në vendimmarrje dhe zgjidhjen e problemeve: Vështirësi në zgjedhjen e rrobave, menaxhimin e financave ose marrjen e vendimeve të përditshme.
Përse është e rëndësishme njohja e hershme e simptomave?
Për fillimin në kohë të trajtimit mjekësor për gjendjen,
Për planifikimin e kujdesit dhe sigurisë në shtëpi,
Për përshtatjen e aktiviteteve dhe rutinës së përditshme,
Për mbështetjen nga ana e familjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientit.
Nëse ju ose një anëtar i familjes përjetoni konfuzion, harresë ose vështirësi në funksionimin e përditshëm, me raste ose vazhdimisht, mund të rezervoni konsultën tuaj me Dr. Marija Kostadinovska, specialiste psikiatre, për të ndjekur rrjedhën e gjendjes dhe për të marrë tajtimin individual të mëtejshëm.