Trajtimi me lazer minimalisht invaziv i qimeve të rrënjosura (sinusi pilonidal)

Doza e shëndetit ditor

Qershor 06,2024

Sinusi pilonidal është një gjendje infektive kronike e karakterizuar nga formimi i një kisti ose abscesi në zonën gluteale ose intergluteale. Ka disa terma teknikë për këtë gjendje (kist pilonidal, fistula sakrokoksigeale), por në fakt bëhet fjalë për fenomenin e njohur gjerësisht si qime të rrënjosura.

Kjo gjendje ka të bëj me formimin e një kisti ose inflamacioni të kufizuar purulent (absces/qelb) që lokalizohet në palosjen gluteale. Tek disa pacientë mund të shfaqet vetëm një kist, ndërsa tek disa të tjerë zhvillohet një trajektore fistuloze. Në shumicën e rasteve, në sipërfaqen e lëkurës krijohet një hapje përmes së cilës kullohet përmbajtja purulente.

Trajtimi

Trajtimi i sinusit pilonidal mund të kryhet në mënyrë tradicionale me një procedurë klasike kirurgjikale – heqja e zonës së ndryshuar e lëkurës me indin nënlëkuror deri në indin e shëndetshëm, ose mund të aplikohet trajtimi me lazer.
Trajtimi me lazer i sinusit pilonidal është një procedurë që përdor energjinë e fokusuar të lazerit për të hequr indin e ndryshuar dhe të infektuar në zgavrën e sinusit.

Avantazhet dhe disavantazhet e të dy trajtimeve

Metoda kirurgjikale është mënyra më e vjetër për të zgjidhur problemin me qimet e rrënjosura, por shpesh shkaton defekt të madh postoperativ në vendin e sinusit të hequr. Vetë vendi i prerjes, në varësi të kushteve, mund të mbyllet duke e bashkuar prerjen me lëkurën përreth nëpërmjet formimit të flapave të lëkurës ose me anë të qepjes. Në situata të caktuara, vetë defekti mund të lihet i hapur për qëllime të shërimit spontan. Me këtë metodë trajtimi rreziku i përsëritjes/ rishfaqjes së sinusit pinolidal është i ulët. Por nga ana tjetër, vetë trajtimi kërkon qëndrim më të zgjatur në spital, shërim të vështirë, një periudhë më të gjatë rehabilitimi, pamundësi për t’u rikthyer shpejt në aktivitetet e përditshme, pamundësi për tu marrë sport, kontrolle më të shpeshta mjekësore, mjekime/fashime të shpeshta, trajtim më i gjatë me antibiotikë.

Ndryshe nga kjo metodë klasike, trajtimi (joinvaziv) me lazer mundëson përparim të ndjeshëm në trajtimin e vetë gjendjes. Trajtimi me lazer përdor teknologji precize që na lejon të heqim indin e ndryshuar me dëmtim minimal në indet dhe lëkurën përreth. Trajtimi me lazer kryhet me lazer diodë me gjatësi 1470 nanometra. Ky trajtim ka një sërë përparësish. Siç janë:

  • Ndërhyrja kërkon më pak kohë
  • Nuk ka dhimbje
  • Qëndrimi në spital është i shkurtër
  • Prerje minimale e lëkurës
  • Shenja minimale postoperative
  • Efekt më i mirë estetik
  • Shërim i shpejtë
  • Rehabilitimi i shkurtër
  • Kthim në aktivitetet e përditshme menjëherë të nesërmen
  • Mundësi rikthimi në aktivitetet e punës për 7 ditë
  • Angazhim me sport pas 2 javësh
  • Më pak mjekim/ fashim
  • Më pak nevojë për kontrolle mjekësore
  • Rrezik i ulët i përsëritjes

Si duket e gjithë procedura?

Para operacionit bëhet përcaktimi i prasisë së fistulave dhe përcaktimi i zonës ku do të bëhet hapja e lëkurës. Nëse është e nevojshme, regjistrohen/inçizohen vetë fistulat – fistulografia. Më pas bëhet plani për kryerjen e ndërhyrjes, i ndjekur nga përgatitja para operacionit, pas së cilës kryhet operacioni. Operacioni kryhet me anestezi spinale ose qetësim intravenoz i kombinuar me anestezi lokale. Pas përgatitjes së zonës operative, hapjet e shënuara më parë në sipërfaqen e lëkurës zgjerohen me bisturi rrethore, ku madhësia e hapjeve zgjerohet maksimum deri në 8 mm. Së pari, hiqet përmbajtja në hapësirën e sinusit, hiqen qimet ose mbetjet e tjera dhe zona e sinusit shpëlahet derisa të mënjanohet përmbajtja e plotë. Pas heqjes së plotë të përmbajtjes, aplikojmë sondën lazer fiberoptike përmes hapjes së lëkurës në zonën e sinusit. Ne e drejtojmë energjinë e lazerit në të gjitha drejtimet brenda hapësirës dhe në kanalet fistuloze përreth për të avulluar sinusin dhe indin e infektuar. Ndërsa nxjerrim lazerin, ai çon në hemostazë, domethënë parandalon gjakderdhjen, gjë që zvogëlon rrezikun e gjakderdhjes pas operacionit, por gjithashtu çon në zvogëlimin e suksesshëm të madhësisë së vetë kavitetit/hapësirës.

Pas trajtimit të kryer me lazer, aplikojmë direkt antibiotik në kavitetin e sinusit, si dhe stimulues kolagjeni që çojnë në uljen e rrezikut të përsëritjes dhe shërim më të shpejtë. Nëse kaviteti i sinusit para operacionit është i vogël dhe nëse hapja në sipërfaqe është më e vogël se 3 mm, atëherë hapja mund të mos qepet fare, por nëse hapja është më e madhe se 3 mm, atëherë vendoset vetëm një qepje në lëkurë. i cili mund të jetë edhe resorbues, pra të bjerë vetë.

Trajtimi pas operacionit

Pas trajtimit operativ, nëse pacienti ndihet mirë, ai mund të lëshohet në shtëpi të njëjtën ditë ose të nesërmen në mëngjes. Pacienti shkarkohet me një fashë që qëndron për 24 orë. Pas 24 orësh këshillohet heqja e fashës, për të filluar trajtimin higjienik. Nëse plaga është e mirë, mund të mos fashohet ose mund të bëhen një ose dy fashime të tjera në shtëpi. Pacienti vjen për kontroll 3 ditë pas operacionit për të kontrolluar plagën, për të vlerësuar shkallën e dhimbjes, për të përcaktuar terapinë e mëtejshme dhe për tu këshilluar për aktivitete të mëtejshme fizike.

Për rezervimin e terminit, telefononi qendrën tonë të kontaktit në 02/3091-484

Dr. Zhivorad Kocevski
Specialist në kirurgjinë plastike rikonstruktive dhe estetike