Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

10.01.2023

Klinika Zhan Mitrev: Do ta vërtetojmë në gjykatë se akuza është e pabazë

Shihemi në gjykatë është përgjigja jonë ndaj vendimit të sotëm të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen penale të Dr. Zhan Mitrev për mashtrim. Ky cirk i sulmeve të pabaza do të duhet të provohet në gjykatë dhe do të jetë e vështirë të provohet sepse e vërteta është se asnjë pacient nuk është mashtruar dhe të gjitha trajtimet dhe proceset në spital kanë qenë publike dhe transparente dhe në interes të pacientëve. Me këtë, në gjykatë bie poshte edhe vetë akuza e OJO-së.
E përsërisim se edhe në periudhat më të vështira, Klinika ka punuar sipas standardeve më të larta shëndetësore, në mënyrë transparente dhe në përputhje me metodat tashmë të vendosura dhe të lejuara për trajtim, në vendin tonë dhe në botë. Me këtë do të vërtetojmë të vërtetën dhe gjendjen faktike për punën tonë, se gjithçka që është bërë në Klinikën Zhan Mitrev është bërë për pacientët dhe sipas metodave dhe standardeve të lejuara të trajtimit.

Ne si klinikë gjatë gjithë këtij procesi kemi bashkëpunuar plotësisht me institucionet dhe kemi dhënë të gjitha kapacitetet materiale dhe njerëzore që e vërteta të dalë hapur, publikisht dhe të dëshmohet në mënyrë transparente se qëllimi dhe funksioni ynë ka qenë gjithmonë shërimi dhe ofrimi i kujdesit më të mirë shëndetësor për pacientët. Kështu do të mbetet edhe në të ardhmen.