Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

15.10.2019

Kryetari i Bashkisë së Shibenikut Zheljko Buriq në takim me doktor Zhan Mitrev

Në organizim me organizatën joqeveritare “Tangenta Kroato-Maqedonase”, sot në vizite me Zan Mitrev Clinic ishte kryetari i bashkisë së Shibenikut, Zheljko Buriq, sëbashku me delegacionin e tij Mirjana Xhuriq, kryetare e aktiviteteve sociale, dhe Dino Karaxhiq, drejtor i qendrës turistike te qytetit te Shibenikut. Në takimin e ditës së sotme me drejtorin e klinikës, Dr. Zhan Mitrev, ata biseduan mbi tema të shumta të cilat kanë të bëjnë me mjekësinë dhe segmentet organizative të një kolektivi.
 
-Kjo vizitë në Zan Mitrev Clinic është shumë interesante në shumë aspekte. Meqënëse jam mjek, specialist i syve dhe kam qenë drejtues i Spitalit Shibenik për 14 vite me rradhë, tani jam kryetar i bashkisë së Shibenikut që nga viti 2013, duke u nisur nga ky aspekt mund të them se kemi shumë fusha bisedash të cilat janë në interes të madh për mua. Për këtë spital kam informacion shumë më herët për shakak se kam lexuar dhe kam parë shumë video dhe reportazhe. Eshtë shumë e rëndësishme për mua që të shoh se si funksionon një klinikë private moderne e organizuar dhe që ka një program kaq të gjerë të shërbimeve mjekësore dhe të mund ta reflektoj këtë model në shëndetesinë publike në Kroaci, e cila realisht ka probleme organizative. Menjëherë pas mbërritjes time këtu, në spitalin tuaj, vërejta menjëherë ndryshimin, duke u nisur nga investimet e medha deri në mënyrën e organizimit. Ajo që më bëri përshtypje veçanërisht ishte kontrolli i infeksioneve ndër-spitalore, i cili është një problem i madh në pothuajse të gjitha njësitë e shëndetit publik – tha kryetari Buriq.
 
Ai njoftoi për një bashkëpunim të mundshëm në fushën e turizmit mjekësor, kryesisht në formën e marrjes së njohurive dhe shembullit të sistemit të Zan Mitrev Clinic për komunën por edhe për shtetin e tyre.
Pas vizitës në klinikën tonë për mysafirin nga Kroacia dhe delegacionin e tij janë planifikuar takime me persona dhe institucione nga jeta publike dhe politike e kryeqytetit maqedonas. Përveç takimit me kryetarin e qytetit të Shkupit Petar Shilegov, delegacioni i qytetit të Shibenikut do të vizitojë edhe parlamentin maqedonas, si dhe agjencitë qeveritare për emigracionin dhe promovimin e turizmit.
 
Gjithashtu, është planifikuar edhe një takim me përfaqësuesit e Komunitetit të Kroatëve në Maqedoni.