Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

28.02.2020

Sot, me datë 1 Mars “Zan Mitrev Clinic” feston përvjetorin e 20-të

Të nderuar,

Për gëzimin thuhet se është e vetmja gjë që shumëfishohet kur ndahet, dhe ne jemi të lumtur që pikërisht sot do mund të ndajmë me ju edhe një tjetër moment të bukur, një ngjarje të bukur për një rast të veçantë.

Sot, me datë 1 Mars 2020 është data në të cilën Zan Mitrev Clinic do të festojë 20 vjetorin e themelimit të tij. Me këtë rast, në Hotelin Aleksandar Palace janë planifikuar një shumëllojshmëri aktivitetesh për të shënuar këtë datë dhe jubile tepër të rëndësishëm.

Shënimi i këtij jubilei do të fillojë në mesditë me mbajtjen e simpoziumit me temë “Zhvillimi i Kirurgjisë Kardiovaskulare në 20 vitet e fundit “, në të cilin do të marrin pjesë një numër i madh ekspertësh dhe emra të njohur në këtë fushë si: Prof. Dr. Marko Turina, ish-drejtor i Klinikës për kirurgji kardiovaskulare në Spitalin Universitar në Zyrih, Zvicër dhe ish-president i Shoqatës Evropiane për Kirurgji Kardiake; Prof. Dr. Martin Kostoli, drejtor i departamentit të shërbimeve klinike të kirurgjisë kardiotorakale në spitalin “Great Ormond Street”, Londër, Angli; Prof. Dr. George E. Sarris, drejtor i Institutit të Kirurgjisë Kardiake në Athinë, Greqi; Prof. Dr. Steven Bibevski – nga spitali për fëmijë “Joe DiMaggio”, për transplantim dhe mbështetje mekanike të zemrës, Hollywood, Florida, SHBA; Prof. Dr. Sllobodan Ilic, drejtor i departamentit të kirurgjisë kardiake në Klinikën Universitare për Fëmijë “Tirshova”, Beograd, Serbi; Prof. Dr. Ditmar Franz, në kardiologjinë pediatrike, Universiteti “Johann-Wolfgang Goethe” në Frankfurt, Gjermani; Prof. Dr. Sotirios Prapas, drejtor i departamentit të kirurgjisë kardiake, Qendra spitalore “Henry Dunant”, Athinë, Greqi; Prof. Dr. Ivan Knezevic, drejtor i qendrës së transplantit, departamenti i kirurgjisë kardiovaskulare, Qendra Klinike Universitare Ljubljanë, Slloveni; Prof. Dr. George Babin Ebel, nga klinika e kirurgjisë kardiovaskulare “Bad Neustadt”, Gjermani, Prof. Dr. Bojan Biocina, Shef i departamentit të kirurgjisë kardiake në Spitalin Universitar “Rebro”, Zagreb, Kroaci; Dr. Millan Miovic, Spitali i Përgjithshëm “Medigroup”, Beograd, Serbi; Prof. Dr. Anton Moritz, ish-drejtor i Departamentit të kirurgjisë kardiovaskulare dhe torakale në Klinikën Universitare të Kirurgjisë kardiovaskulare dhe torakale në Frankfurt, Gjermani.

Nderi për përmbledhjen e këtij simpoziumi me mbajtjen e fjalimit të tij do t’i përkasë Akad. Dr. Zhan Mitrev, Drejtor ekzekutiv i Zan Mitrev Clinic.

Pas përfundimit të simpoziumit (pas orës 17:00) për të gjithë të ftuarit është planifikuar një program i pasur festiv me koktej, në të cilin do të jeni në një shoqëri dhe  atmosferë informale dhe të relaksuar, me zemra të hapura për shkëmbimin e mendimeve, buzëqeshjeve dhe energjisë pozitive gjë për të cilën do të kujdeset virtuozi muzikor dhe unik në mënyrën e tij Pavle Kamiloski, i shoqëruar nga një orkestër kamerike, si dhe kirurgu i muzikës Vllatko Stefanovski, i cili së bashku me shoqëruesit e tij do të arrijnë kulmin e atmosferës festive.

Me respekt,

Zan Mitrev Clinic