Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

05.09.2019

Video nga Zan Mitrev Clinic si shembulli më i mirë për bashkëpunim me “Philips”

Ekipi i Philips,  prodhues i pajisjeve mjekësore sipas standardeve më të larta, sot në Zan Mitrev Clinic filmoi Customer Testimonial Video.

Spitali ynë është një nga 7-të spitalet e përzgjedhura në Europë,  për realizimin e nje video të tillë “High Class of Art  of Excellence” për shkak të infrastrukturës, shërbimeve dhe kujdesit ndaj pacientëve.

Zan Mitrev Clinic zgjodhi Philips si patner, pas ekspeiencës së mëparshme me prodhues të tjerë për pajisje mjekesore për faktin se është “user friendly” , dhe aplikimet programore  kompjuterike si përshembull KT angiografitë dhe vecanërisht KT koronarografitë janë aq të thjeshta dhe të automatizuara duke mundësuar kështu shkurtimin e kohës së nevojshme për rikonstruktime dhe analiza pasi janë pikërisht ato procese “time consuming” të cilat mundësojnë kryerjen e shumë ekzaminimeve komplekse për një kohë më të shkurtër.

Përsa i përket pacientëve, është gjithashtu e rëndësishme sepse në këtë mënyrë pacientëve i’u ofrohet diagnozë më e shpejtë, në kohë dhe mbi të gjitha i’u ofrohet diagnozë precise duke vijuar më pas edhe me trajtimin e duhur.

Gjithashtu, për pacientet por edhe për personelin mjekësor i rëndesishëm është fakti që me anë të teknologjisë më të re PHILIPS është e reduktuar ndjeshëm doza e rrezatimit tek aparatet me rrezatim jonizues, aparati radiografik RTG), aparati angio  dhe tomografia kompjuterike.

Filmimi i shkutër pas përpunimit do të shpërndahet në të gjithë Europën dhe do të jetë një dëshmi si kombinimi i nivelit më të lartë teknologjik, njohurisë dhe perkushtimit që do ti kalojë kufijtë e mundshëm.