Sinusiti akut është inflamacion dhe ënjtje në zgavrat e brendshme të hundës. Sinusiti akut e bën të vështirë drenimin e sinusit. Akumulimi i mukusit vështirëson frymëmarrjen përmes hundës. Zona rreth syve dhe fytyrës mund të ndjehet e fryrë. Si pasoje e sinusitit akut shfaqet dhimbje koke dhe dhimbje në fytyrë. Ftohja është shkaku i zakonshëm i shfaqjes së sinusitit akut. Në shumicën e rasteve, gjendja zgjidhet brenda një jave deri në 10 ditë, përveç rastit nëse ka infeksion shtesë të shkaktuar nga bakteret (infeksion bakterial).
Simptomat
Simptomat e sinusitit akut shpesh përfshijnë:
Mukozë e trashë, e verdhë ose e gjelbër nga hunda, e cila mund të rrjedhë nga hunda ose të rrjedhë në pjesën e pasme të fytit – e njohur si pika pas hundës.
Bllokim i hundës që vështirëson frymëmarrjen përmes hundës.
Dhimbje, ndjeshmëri, ënjtje dhe presion rreth syve, faqeve, hundës ose ballit që përkeqësohet kur përkuleni.
Presioni në veshë
Dhimbje koke
Dhimbje dhëmbi
Ndryshim i nuhatjes
Kollë
Era e keqe e gojës
Lodhje
Ethe.
Kur është e nevojshme të kërkoni kujdes mjekësor?
Kontaktoni mjekun tuaj nëse keni:
Simptoma që zgjasin më shumë se një javë.
Simptoma që përkeqësohen pavarësisht se për një periudhë të caktuar dukej sikur janë përmirësuar.
Ethe që zgjasin.
Histori të sinusitit të përsëritur ose kronik.
Komplikimet
Sinusiti akut shpesh nuk shkakton komplikime. Por nëse shfaqen, ato përfshijnë:
Sinusit kronik. Sinusiti kronik zgjat më shumë se 12 javë.
Meningjit. Ky infeksion prek membranat dhe lëngjet rreth trurit dhe palcës kurrizore.
Infeksione të tjera. Megjithatë, shume rrallë, infeksioni mund të përhapet në kocka, i njohur si osteomielit, ose në lëkurë, i njohur si celuliti.
Probleme me shikimin. Nëse infeksioni përhapet në pjesët e syrit, mund të zvogëlojë shikimin ose të shkaktojë verbëri.
Rezervoni ekzaminimin/konsultën tuaj në 02 3091 484
Lajme të lidhura
24.09.2024
Zhvillimi i vonë i të folurit tek fëmijët – një dilemë diagnostike
Fëmijët që kanë zhvillim të vonuar të të folurit shpesh paraqesin një dilemë diagnostike për mjekët se kur dhe sa…