00389 2 3091 484
TERAPIA FIZIKALE
Terapia fizikale respirative rrit forcën, qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e muskujve të frymëmarrjes. Vetë terapia në fakt rrit volumin e mushkërive dhe përmirëson shkëmbimin e gazrave. Kjo zvogëlon përpjekjen e pacientit për të marrë frymë siç duhet dhe lejon që muskujt e frymëmarrjes të relaksohen.
Për të arritur këtë, fizioterapistët tanë vendosin një plan/program aktiviteti që mundëson kthimin e lëvizshmërisë, forcës së muskujve dhe frymëmarrjes tek pacientët e kujdesit intensiv. Nëse pacienti është joaktiv, i palëvizshëm, kjo ka pasoja në sistemin e tyre kardiovaskular, neuromuskular dhe respirator.
CPAP (Presioni i vazhdueshëm pozitiv i rrugëve të frymëmarrjes) është një metodë e terapisë respiratore që ruan vazhdimisht presionin e rrugëve të frymëmarrjes gjatë gjithë ciklit të frymëmarrjes me anë të pajisjeve të ventilimit mekanik.
Mobilizimi i hershëm i kujdesit intensiv është shumë më tepër se një ndryshim i pozicionit të pacientit. Është një formë parandaluese e rehabilitimit fizik dhe kognitiv, duke angazhuar pacientin e sëmurë rëndë në një aktivitet që do ta ndihmojë atë të rikuperohet dhe të përmirësojë gjendjen e sistemit kardiopulmonar, do të parandaloj uljen e forcës së muskujve dhe shfaqjen e kontrakturave të kyçeve.
Ky angazhim mund të jetë një proces i vështirë, por fillimi herët me të paktën aktivitet minimal ditor, mundësisht në fillim të qëndrimit në kujdesin intensiv, i jep pacientit një pavarësi më të madhe fizike, një mundësi më të mirë për t’u liruar shpejt nga spitali, për rehabilitim në kushtet e shtëpisë dhe zvogëlon shkallën e deliriumit nga qëndrimi i zgjatur në spital.
Efektet pozitive të mobilizimit të hershëm janë përmirësimi i qarkullimit periferik, kapaciteti funksional i mushkërive, si dhe rritja e forcës, qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të muskujve të frymëmarrjes. Gjithashtu përmirëson pastrimin mukociliar dhe aktin e ekspektorimit dhe parandalon shfaqjen e trombozës, pneumonisë, atelektazës dhe komplikimeve të tjera.
Qëllimet kryesore të fizioterapisë pas operacionit janë nxitja e riinflacionit të sistemit të frymëmarrjes, përkatësisht zonave atelektatike të mushkërive dhe ruajtja e ventilimit adekuat, për të ndihmuar në largimin e sekrecioneve të tepërta bronkiale dhe për të ruajtur lagështinë e traktit respirator.
Gjithashtu, ka për qëllim të ndihmojë me lëvizshmërinë e përgjithshme të pacientit, jashtë shtratit, domethënë për mobilizimin e hershëm të tij. Terapia fizikale pas operacionit parandalon reduktimin e lëvizshmërisë së kyçeve ose qëndrimit të dobët si pasojë e linjave invazive, tubave trakeale, drenazhit, si dhe monitorimi i lehtësimit të duhur dhe në kohë të dhimbjes dhe terapisë së duhur me oksigjen, sipas nevojave individuale të çdo pacienti.
Stimulimi neuromuskular arrihet duke dërguar pulsime elektrike përmes lëkurës te nervat dhe muskujt për të krijuar tkurrje të pavullnetshme të muskujve. Për shkak se stimulimi nervave dhe muskujve mund të arrihet përmes pulsimeve elektrike, ky modalitet mund të ndihmojë në parandalimin e atrofisë së muskujve. Prandaj, pacientët mund të trajtohen duke përdorur trajtim terapeutik për të arritur tkurrjen e muskujve, gje e cila përmirëson dhe ruan tonin e muskujve pa aktivitet fizik të vërtet.
Stimulimi magnetik funksional i njohur si terapia FMS është një metodë stimulimi që nxit një rrymë elektrike në neurone duke ndryshuar me shpejtësi intensitetin e fushës magnetike. Sapo rryma arrin një vlerë të caktuar, neuronet arrijnë të ashtuquajturën potencial veprimi. Në këtë mënyrë neuroni depolarizohet i cili në fakt kontribuon, duke dërguar një sinjal në njësinë motorike, për të përfunduar tkurrjen e muskujve. Është një metodë joinvazive dhe pa dhimbje që bazohet në një fushë elektromagnetike nën ndikimin e intensitetit të lartë 2.5 T. e cila siguron stimulim pa kontakt të indeve sipërfaqësore dhe të thella.
Me ndryshimin e llojit të impulseve dhe intensitetit të tyre, fitohen module të ndryshme terapeutike të cilat përdoren në indikacionet e mëposhtme:
Kohëzgjatja e këtyre trajtimeve është 20-40 minuta në varësi të diagnozës.
Numri i trajtimeve nga 10 në 15 sipas protokollit në varësi të diagnozës.
Mund të kombinohet me shërbime të tjera fizioterapie.