Shërbimet mjekësore

KIRURGJI TORAKALE

Kirurgjiа е deformimit të kraharorit

PEXTUS EXCAVATUM është një anomali kongjenitale në pjesën e përparme të gjoksit. Ky defekt shfaqet tek një nga 500 -1000 fëmijë. Zakonisht shfaqet tek djemtë me faktorë trashëgues, në familje ku ka pasur raste të tilla edhe më parë. Defekti shfaqet menjëherë pas lindjes, dhe është veçanërisht i theksuar gjatë pubertetit.

Në forma më të lehta klinike, disa aparate ortopedike dhe aktiviteti fizik çojnë në përmirësimin e deformimit. Por ka deformime që mund të zgjidhen vetëm me anë të kirurgjisë.

Gjatë ekzaminimit të detajuar dhe vlerësimit të shkallës së deformimit të pektusit duhet të kryhen këto ekzaminime:

  • Tomografia e kompjuterizuar native – për të objektivizuar efektin kompresiv në mushkëri
  • Spirometria – vlerësimi i çrregullimit funksional të mushkërive
  • Ekzaminimi ekokardiografik – vlerësimi i efektit shtypës në ventrikulin e djathtë dhe atriumin e djathtë të zemrës nga pjesa e përparme e sternumit të shtypur (të tërhequr nga brenda).

Procedura kirurgjikale për riparimin e defektit të gjoksit

Ekzistojnë disa teknika kirurgjikale për korrigjimin e gjoksit, duke përfshirë procedurën minimalisht invazive Dolnad Nuss, e cila praktikohet në Spitalin klinik Zhan Mitrev.

Në këtë procedurë, me ndihmën e shufrave metalike, hyhet nga njëra anë e gjoksit në tjetrën në lartësinë e deformimit dhe duke e kthyer shufrën ngrihet gjoksi dhe në këtë mënyrë  bëhet korrigjimi i këtij defekti.

Me riparimin kirurgjikal të defektit, funksionet e trupit të fëmijës kthehen në formën normale në mënyrë që fëmija të kryejë të gjitha aktivitetet fizike. Operacioni zgjat maksimum një orë me qëndrim spitalor për një deri në dy ditë dhe pacientët mund t’i kthehen jetës normale një javë pas trajtimit kirurgjik të gjoksit.

Kirurgjiа е deformimit të kraharorit

Кirurgjia e mushkërive dhe mediastinumit

Mushkëritë janë përgjegjëse për shkëmbimin e gazrave, pra mbushjen e gjakut me oksigjen i cili më pas shpërndahet në të gjithë trupin dhe eliminon dioksidin e karbonit nga gjaku jashtë trupit.

Me thithjen e përditshme, mushkëritë janë të ekspozuara ndaj viruseve bakteriale, alergjeneve dhe substancave toksike nga ajri, të cilat mund të jenë shkaktarë të mundshëm të sëmundjeve të mushkërive.

Diagnoza e sëmundjeve të mushkërive

Për të diagnostikuar dhe vlerësuar gjendjen e mushkërive përdoren disa lloje testesh, sipas të cilave përcaktohet zgjidhja më e mirë e trajtimit.

Testet funksionale pulmonare

  • Spirometria
  • Testet e vëllimit të mushkërive
  • Testet e difuzionit (zgjerimi i mushkërive) dhe oksimetria e pulsit

Testet imazherike (imaging)

  • Radiografia e gjoksit
  • Tomografia e kompjuterizuar
  • Rezonancë magnetike

Kirurgjia

Kirurgjia e mushkërive kryhet tek pacientët me sëmundje të mushkërive që kërkojnë trajtim kirurgjik. Operacioni mund të kryhet me torakoskopi ose torakotomi. Në varësi të sëmundjes, ekzistojnë disa lloje operacionesh:

Lobektomia

• Lobektomia është një procedurë kirurgjikale që heq një lob nga mushkëritë i cili përmban qeliza kanceroze. Nëse hiqen të dy lobet, kjo procedurë quhet bilobektomi
• Si opsion i mundshëm është Sleeve – lobectomy e cila është një procedurë kirurgjikale në të cilën përveç heqjes së lobit, hiqet edhe një pjesë e bronkit.

Pulmektomia

Pulmektomia është një procedurë kirurgjikale në të cilën hiqet e gjithë mushkëria.

Resekcioni WEDGE

Është një procedurë kirurgjikale që heq një pjesë të vogël, të kufizuar mirë të mushkërive që përmban qeliza kanceroze, së bashku me indet e shëndetshme përreth.

Segmentomia

Është një procedurë kirurgjikale në të cilën hiqet një segment/pjesë më e madhe e mushkërisë, por gjithashtu hiqet i gjithë lobi.

Кirurgjia e mushkërive dhe mediastinumit

Kirurgjia e gjendrës tiroide

Për diagnostikimin dhe trajtimin e duhur të ndryshimeve të tiroides nevojitet bashkëpunimi me endokrinolog, patofiziolog dhe radiolog.

Ekzaminimi me eko – një metodë që na jep informacion për vendndodhjen, morfologjinë dhe paraqitjen e ndryshimeve dhe sigurisht mundësinë e biopsisë në kohë reale. Një metodë më e re me ultratinguj është elastonografia ku me presion të lehtë fitohet një shkallë ngjyrosje e ndryshimeve e cila mundt të na ndihmojë të bëjmë dallimin ndërmjet ndryshimeve për të cilat duhet të bëhet biopsia dhe ndryshimeve që duhen ndjekur.

Biopsia – Çdo ndryshim me konture të çrregullta, më të mëdha se 1 cm, me fusha cistike dhe kalcifikime të pranishme rekomandohet të diagnostikohet me anë të biopsisë. Procedura kryhet në “kohë reale” nën kontrollin e ultrasonografisë dhe me gjilpërë nga 18 deri në 22 G. Është e nevojshme përgatitja e pacientit me terapi antibiotike dhe para procedurës jepet anestezi lokale për të shmangur dhimbjen.

Tiroidektomia – trajtimi kirurgjik i gjëndrës tiroide

Çdo ndryshim i gjetur në gjëndrën tiroide me ndryshim të hormoneve tiroide në gjak kërkon trajtim të mëtejshëm në konsultim me mjekun endokrinolog dhe patofiziolog. Nëse nevojitet një procedurë intervenuese-operative, është e nevojshme konsulta me kirurgun torakal. Tiroidektomia është një procedurë kirurgjikale që heq të gjithë ose vetëm një pjesë të gjëndrës tiroide.

Kirurgjia e gjendrës tiroide

Kirurgjia e gjirit

Gjiri është i ndjeshëm ndaj një sërë gjendjesh beninje dhe malinje. Sëmundjet më të zakonshme të gjirit janë:

  • Mastiti
  • Ndryshimet fibrocistike të gjoksit
  • Fibroadenoma

    • Hiperplazia e gjirit
    • Papilloma intraduktale
    • Kanceri i gjirit (beninj ose malinj)
    • Gjinekomastia

    Simptomat dhe shenjat më të zakonshme që tregojnë sëmundjen e gjirit janë:

    • Ndryshimi i indit të gjirit
    • Ndryshimi i madhësisë ose formës së njërit ose të të dy gjinjve
    • Rrjedhje nga thithka e gjirit
    • Kokrra ose ënjtje nën sqetull
    • Skuqje dhe kruajtje në ose rreth thithkës
    • Ndryshime të thithkës (tërheqje nga brenda)


    Procedurat diagnostike

    Diagnostifikimi i hershëm i sëmundjeve të gjirit kontribuon në rezultate më të mira në trajtimin e sëmundjes

    • Ekzaminimi fizik
    • Ekografia e gjirit
    • Mamografia
    • Rezonancë magnetike
    • Biopsia
    • Bris (tampon) nga thithka e gjirit (në rast të rrjedhjes).

    Trajtimi i sëmundjeve të gjirit

    Në varësi të sëmundjes, ajo mund të trajtohet në mënyrë jokirurgjikale dhe kirurgjikale. Në varësi të procesit patologjik, trajtimi kirurgjik mund të jetë radikal (heqja e gjirit, heqja e nyjeve limfatike përreth të përfshira) ose më pak radikale – tumetektomia (heqja vetëm e masës tumorale me ruajtjen e gjirit).

    Kirurgjia estetike e gjoksit

    Arsyet që mund të çojnë në zvogëlimin ose zmadhimin kirurgjik të gjirit janë të karakterit estetik ose shëndetësor. Këto përfshijnë zvogëlimin e gjoksit dhe operacionin korrigjues të gjirit me implante.

Kirurgjia e gjirit

Mjekë të tjerë nga ky departament

Liljana Brajeviq

Dr. Liljana Brajeviq

Spec. në kirurgjinë e pergjithshme
Subspec. në kirurgjinë torakale

liljana.brajevikj@zmc.mk

Shihni profilin