00389 2 3091 484
PULMOLOGJI
Sëmundja kronike obstruktive pulmonare (HOBB)
Sëmundja pulmonare obstruktive kronike trajtohet nëpërmjet fizioterapisë respiratore me mbështetje farmakologjike që rrit efektin e trajtimit të obstruksionit të rrugëve të frymëmarrjes, terapisë me inhalim aerosol të kombinuar me ushtrime, terapisë me bronkodilatatorë intravenoz, mukosekretolitikë, antikoagulantë, dekongjesantë dhe antibiotikë, por është e rëndësishme të theksohet se ky trajtim nuk është i plotë nëse nuk kombinohet me fizioterapi respirotore.
Kolla kronike
Kolla kronike që zgjat më shumë se 8 javë (në popullatën e rritur) është një gjendje që mund të prishë jetën normale për shkak të gjumit jo të rregullt, të shkaktojë lodhje, rraskapitje dhe të ndikojë negativisht në përqendrimin e pacientit. Diagnoza vendoset duke marrë një histori dhe duke u njohur me sëmundjet e mëparshme si dhe nëpërmjet analizave diagnostike, spirometrisë, matjes së kapacitetit difuz, rëntgenit të mushkërive, tomografisë kompjuterike dhe bronkoskopisë.
Alergjia
Në Spitalin klinik Zhan Mitrev kryhen teste të funksionit të frymëmarrjes, teste alergjike të lëkurës, teste të bronkodilatorëve për zbulimin dhe trajtimin e duhur të alergjive.
Bronkoskopia konvencionale është një metodë invazive që shërben për qëllime diagnostikuese dhe terapeutike në sëmundjet e mushkërive (bronkiale). Pema bronkiale e pacientit vizualizohet me bronkoskopi. Brokoskopi Olympus i disponueshëm në Spitalin klinik Zhan Mitrev është teknologjia më moderne si për vizualizimin e brendshëm të mushkërive ashtu edhe për qëllime terapeutike.
Kjo metodë kryhet nën anestezi të përgjithshme të shkurtër dhe është një ekzaminim i sigurt dhe i besueshëm.
Arsyet për kryerjen e bronkoskopisë janë:
Bronkoskopia virtuale është një teknikë pas-përpunimi (post-procesing) tredimensionale e gjeneruar nga kompjuteri që prodhon imazhe me rezolucion të lartë të pemës trakeobronkiale dhe është një simulim dhe zëvendësim i asaj konvencionale.
Kjo metodë është me interes jo vetëm për pulmonologët por edhe për radiologët pasi mund të jetë e dobishme gjatë evaluimit të dyshimeve patologjike në rrugët e frymëmarrjes. Kjo kryhet nën anestezi të përgjithshme afatshkurtër dhe është një ekzaminim i besueshëm dhe i sigurt.