SHËRBIMET MJEKËSORE

KARDIOLOGJI

Ekzaminimet kardiologjike

Vlerësimi kardiovaskular:

  • EKG
  • Ekzaminim i zemrës me eko
  • Dopler i enëve të gjakut në qafë
  • Dopler i enëve periferike të gjakut
  • Ekzaminim i aortës.

Elektrokardiogram – EKG

Elektrokardiogrami është një test diagnostik i funksionit elektrik të zemrës. Çdo ndryshim në pamjen e valëve të treguara në regjistrimin e EKG-së është i favorshëm për vërtetimin e ndonjë lloj devijimi në ndonjë funksion të caktuar të zemrës.

Holter elektrokardiogram (EKG)

Holter EKG gjithashtu ekzaminon funksionin elektrik të zemrës për një periudhë prej 24 dhe ndonjëherë 48 orësh. Kjo procedurë diagnostike monitoron ritmin e punës së zemrës për një kohë të gjatë, sepse disa gjendje që prishin ritmin e zemrës ndodhin herë pas here ose gjatë gjumit, ndryshimit të pozicionit të trupit, gjatë stresit mendor ose gjatë aktivitetit fizik.

Holter (ABP) për monitorimin e presionit të gjakut

Holteri (ABP) për monitorimin e presionit të gjakut përdoret për të matur presionin e gjakut tek njerëzit për një periudhë 24/48 orësh gjatë kryerjes së aktiviteteve të përditshme. Qëllimi i kësaj metode diagnostike është të monitorojë variacionet e presionit të gjakut në një periudhë të caktuar dhe të përcaktojë terapinë e duhur medikamentoze ose modifikimin e terapisë tashmë të përcaktuar.

Ekokardiografia transtorakale (TTE)

Ekokardiografia transtorakale është një teknikë standarde jo-invazive diagnostike që siguron një imazh të lëvizshëm të zgavrave/hapësirave të zemrës duke përdorur ultratinguj të drejtuar në gjoks përmes një sonde. Kjo teknikë mundëson vlerësimin e fuqisë pompuese të zemrës, gjendjen e valvulave (zhurmërat e zemrës), ndryshimet në përmasat e saj, zbulimin indirekt të infarktit, hipertensionit pulmonar, endokarditit, perikarditit, insuficiencës kardiake, funksionit diastolik dhe disinkronisë ventrikulare.

Ekokardiografia transezofageale (TEE)

Ekokardiografia transezofageale (TEE) është një procedurë diagnostike që kryhet përmes një sonde speciale të ngjitur në fundin e një tubi fleksibël që futet në ezofag nën ndikimin e anestezisë lokale të aplikuar më parë.

TEE ka dy avantazhe kryesore:

  • Ofron një pasqyrë më të mirë në strukturat e zemrës, veçanërisht në septumin e zemrës dhe strukturën dhe funksionin e valvulave të zemrës
  • Aplikohet në kirurgjinë kardiovaskulare dhe ndërhyrjet kardiologjike.

Indikacionet për përdorimin e TEE janë:

  • Shqyrtimi i shkakut të goditjes së trurit si pasojë e ekzistencës së një kanali të vogël në septumin atrial që nuk shihet në ekokardiografinë transtorakale
  • Zbulimi i trombeve në zgavrën/hapësirën e zemrës tek personat me aritmi
  • Diagnoza e endokarditit
  • Vlerësimi i funksionit të valvulave artificiale të implantuara
  • Vlerësimi i strukturës së murit të aortës.

Testi i stresit koronar

Testi i stresit koronar përdoret për të vlerësuar efektet e zemrës nga sforcimi fizik.
Indikacionet për kryerjen e këtij testi janë: simptomat anginale tek pacientët me rrezik të lartë për sëmundje kardiovaskulare, vlerësimi i origjinës së simptomave si vështirësi në frymëmarrje dhe lodhje, provokimi i ritmit të çrregullt, kontrollimi i efektit të terapisë kundër hipertensionit.

Ekokardiografia e stresit

Ekokardiografia e stresit përdoret te personat të cilët për arsye të ndryshme nuk janë në gjendje të diagnostikohen me stres test koronar. Gjatë këtij testi, muskuli i zemrës stimulohet në mënyrë medikamentoze sikur të ishte nën aktivitet fizik.

Dopler transkranial

Është një metodë jo-invazive që, përveç qëllimeve të shumta, përdoret zakonisht për të vlerësuar rrezikun e goditjes në tru tek të rriturit deri në moshën 50 vjeç, i shkaktuar nga foramen ovale (PFO) persistent ose kanal atrial që normalisht humbet pas lindjes.

Kardiologjia intervenuese

Kardiologjia intervenuese merret me trajtimin transkateter (minimisht invaziv) të disa sëmundjeve të zemrës. Përparësitë e këtij lloji të ndërhyrjes janë reduktimi i dhimbjes, reduktimi i ndjeshëm i rrezikut të infeksioneve, shmangia e plagëve të mëdha dhe koha më e shkurtër e rikuperimit pas ndërhyrjes. Në shumicën e rasteve pacientët janë të zgjuar gjatë intervenimit, anestezia është lokale dhe pacientët mund të kthehen në shtëpi pas disa orësh.

Kateterizimi i zemrës

Një procedurë në të cilën kardiologu bën një prerje të vogël në krah ose këmbë përmes së cilës futet katetër dhe bëhet përcjellja e saj në zemër nëpërmjet një ene gjaku. Kjo procedurë përdoret për:

Përcaktimin e vendndodhjes dhe madhësisë së ngushtimit të enëve të gjakut
Përcaktimin e rrahjeve të zemrës dhe funksionit të valvulës
Marrjen e gjakut nga një segment i caktuar
Përcaktimin e presionit të gjakut në një segment të caktuar
Injektimin e lëndës së kontrastit të dukshëm gjatë rëntgenit (radiografisë) të arterieve për përcaktimin e mbushjes së tyre me gjak.

Informacioni i marrë nga kjo procedurë ndihmon në planifikimin e kirurgjisë kardiovaskulare ose zgjidhjen e gjendjes me një lloj tjetër procedure intervente si angioplastika.

Koronarografia

Koronarografia selektive është një procedurë që diagnostikon bllokimet në arteriet koronare (enët e gjakut që furnizojnë muskulin e zemrës me gjak). Kjo metodë kryhet në laborator kateterizimi në kushte sterile, ku zakonisht në dorën e djathtë mjeku fut në arterie një udhëzues plastik (tub të vogël), përmes të cilit futet një kateter në enët koronare, më pas injektohet kontrasti jod dhe regjistrohen enët e gjakut të zemrës dhe me ndihmën e rëntgenit bëhet regjistrimi i zemrës.

 

Angioplastika dhe stentimi

Angioplastika / ndërhyrje koronare perkutane

Përdoret për hapjen e arterieve që janë ngushtuar nga ateroskleroza dhe bëhet përmes një kateteri të futur me një prerje në krah ose këmbë në arteriet që ushqejnë zemrën. Kateteri ka një balon të mbledhur në majë dhe kur arrin në pjesën e ngushtuar ose të bllokuar fryhet për të shtyrë pllakën aterosklerotike drejt anës së arteries dhe për të zgjeruar arterien për përmirësimin e rrjedhjes së gjakut.

Rreth 70% e angioplastive përfundojnë me stentim – futja e një cilindri të vogël metalik të quajtur stentë në arterie.

Ekzistojnë 2 lloje stentesh: metalike – (Bare-metal stents) dhe stente të cilat janë të mbuluara me medikamente (Drug- eluting stents) që parandalojnë shfaqjen e shenjave dhe zvogëlojnë rrezikun e përsëritjes së mbylljes së arteries.

Valvuloplastika me balon

Përdoret për të zgjeruar valvulat e ngushta që nuk hapen siç duhet p.sh. në stenozën e aortës. Në këtë procedurë, baloni në pjesën e sipërme të kateterit fryhet për të shtrirë/ tërhequr dhe hapur plotësisht valvulën.

TEVAR dhe EVAR

– Thoracic endovascular aortic repair (TEVAR)
– Endovascular treatment of abdominal aortic aneurysms (EVAR)

Procedura minimalisht invazive që përfshijnë vendosjen e një stenti të veçantë në pjesën e dobësuar të aortës, e cila normalizon rrjedhjen e gjakut. Kjo metodë përdoret për të trajtuar aneurizmën ose për prerjen e aortës torakoabdominale.

Transcatheter aortic valve implantation (TAVI)

Procedurë minimalisht invazive për trajtimin e stenozës së rëndë të aortës përmes kateterit (pa nevojën e hapjes së kraharorit)

Mjekë të tjerë nga ky departament

Vilma Ampova Sokolov

Dr. Vilma Ampova Sokolov

Spec. në mjekësinë interne
Sub. spec. në kardiologji

vilma.ampova@zmc.mk

Shihni profilin
Tanja Angjusheva

Dr. Tanja Angjusheva

Spec. në mjekësinë interne
Sub. spec. në kardiologji

tanja.anguseva@zmc.mk

Shihni profilin
Borjanka Georgieva

Dr. Borjanka Georgieva

Spec. në mjekësinë interne
Sub. spec. në kardiologji

borjanka.georgieva@zmc.mk

Shihni profilin
Enver Idoski

Dr. Enver Idoski

Spec. në mjekësinë interne
Sub. spec. në kardiologji

enver.idoski@zmc.mk

Shihni profilin
Shpend Idrizi

Dr. Shpend Idrizi

Spec. në mjekësinë interne
Sub. spec. në kardiologji

shpend.idrizi@zmc.mk

Shihni profilin
Milka Klinçeva

Prof. Dr. Milka Klinçeva

Spec. në mjekësinë interne
Sub. spec. në kardiologji

milka.klinceva@zmc.mk

Shihni profilin
Ivan Milev

Dr. Ivan Milev

Spec. në Pediatri
Sub. spec. në kardiologji

ivan.milev@zmc.mk

Shihni profilin
Aleksandar Milosavljeviq

Dr. Aleksandar Milosavljeviq

Specialist kardiolog

a.milosavljevikj@zmc.mk

Shihni profilin
Dashurie Neziri

Dr. Dashurie Neziri

Specialiste kardiologe

dashurie.neziri@zmc.mk

Shihni profilin
Ilija Neshkovski

Dr. Ilija Neshkovski

Specialist internist

ilija.neskovski@zmc.mk

Shihni profilin
Petar Ugurov

Dr. Petar Ugurov

Specialist kardiolog

petar.ugurov@zmc.mk

Shihni profilin