SHËRBIMET MJEKËSORE

GASTROENTEROHEPATOLOGJI

Gastroskopi

Gastroskopia mundëson vlerësimin e simptomave të dhimbjeve të vazhdueshme në pjesën e sipërme të barkut, nauze, të vjella dhe / ose vështirësi në gëlltitje. Gastroskopia është një procedurë për zbulimin e shkaqeve të gjakderdhjes nga pjesët e sipërme të sistemit tretës dhe është një metodë shumë më e saktë se diagnoza me anë të radiografisë.

Me anë të gastroskopisë mund të konfirmohen ose përjashtohen kushtet e mëposhtme:

  • Inflamacion, përfshirë edhe Helicobacter pylori
  • Prania e mundshme e ulcerave të ezofagut, stomakut dhe duodenit
  • Tumoret e ezofagut, stomakut dhe duodenit

Kolonoskopi

Kolonoskopia është një procedurë me anë të së cilës mund të vërehet pjesa e brendshme e zorrës së trashë.

Kolonoskopia është një procedurë në të cilën mjeku me ndihmën e kolonoskopit (tub i hollë) vëren pjesën e poshtme të traktit gastrointestinal (rektumin, zorrën e trashë dhe fundin e zorrës së hollë). Kolonoskopi futet përmes anusit, në rektum, më tej drejt zorrës së trashë deri tek cekumi pjesa e zorrës së trashë ku kjo e fundit takohet me zorrën e hollë.

Fillimisht, endoskopi përmban një burim drite dhe një aparat video të vogël, kështu që operatori i monitorit mund të shohë brenda organeve. Kolonoskopi gjithashtu ka një kanal përmes të cilit mund të futen instrumente të ndryshme. Me këto instrumente, operatori mund të marrë një mostër të vogël (biopsi) të mukozës për ekzaminim të hollësishëm, të heq polipet ose të aplikojë ilaçe të përshtatshme. Kur ekzaminohet vetëm pjesa fillestare e zorrëve, procedura quhet rektoskopi.

Me anë të kolonoskopisë mund të konfirmohen ose përjashtohen kushtet e mëposhtme:

  • Nyje hemorroide
  • Polipet
  • Divertikula (zgjerime i pjesës së murit të zorrëve)
  • Sindroma e zorrës së irrituar/ nervoze
  • Sëmundje inflamatore të zorrëve të tilla si koliti ulçeroz hemorragjik ose sëmundja e Crohn
  • Kanceri i zorrës së trashë

Ekzaminimi gastroenterologjik me eko

Ekzaminimi me eko të barkut nga ana e mjekut specialist është një procedurë diagnostike që përdoret për të ekzaminuar organet në bark, pra vizualizimi i mëlçisë, fshikëzës së tëmthit, pankreasit, veshkave, shpretkës, prostatës dhe fshikëzës së urinës.