00389 2 3091 484
16 Dhjetor, 2019
Gjithnjë dhe më shumë studime tërheqin vëmendjen lidhur me mënyrën e të ushqyerit, kur dhe çfarë duhet konsumuar. Dihet që mëngjesi duhet të jetë vakti kryesor i ditës për një shëndet më të mirë. Edhe pse informacioni është mjaft i përhapur, shumë pak persona i kushtojnë vëmendje konsumit të mëngjesit dhe kombinimeve të ushqimit të përditshëm, si dhe shumë pak prej tyre i lidhin problemet dhe sëmundjet e tyre të caktuara me deficitet e mëngjesit.
Çfarë tregojnë studimet shkencore lidhur me konsumin apo shmangien e mëngjesit dhe përbërësve të këtij vakti?
– Gjatë orëve të para të ditës, trupi ka shumë nevojë për energji dhe për plotësimin e rezervave si dhe tepër e rëndësishme është cilësia e ushqimit i cili në mënyrën e duhur do ta mbaj organizmin vital dhe të shëndetshëm.
Çfarë ndodh kur zgjedhim gatime me miell të bardhë ose ushqim të skuqur dhe të yndyrshëm?
– Produktet e brumrave, të cilat nuk janë të kombinuara me ushqime të tjera të freskëta në mëngjes, janë të pasura me niseshte-karbohidrate gjë kjo e cila e rëndon punën e pankreasit dhe jep efekt të kundërt të rritjes së energjisë në organizëm. Pas një vakti të tillë, trupi tregon shenja të lodhjes, dhe mungesës së aftësisë për të kryer aktivitete normale ditore. Pikërisht kjo është dhe arsyeja përse shumë prej nesh, e shohin më të dobishme shmangien e vaktit të mëngjesit, i cili nuk kontribuon për motivim dhe shëndet më të mirë.
A është mëngjesi një kusht i domosdoshëm?
– Vetëm një kombinim i ushqimeve të freskëta (frutave dhe perimeve), drithërave në një sasi të kontrolluar, farave dhe frutave të thata, një konsum i ekuilibruar i produkteve të qumështit mund të bëjë ndryshim përsa i përket reduktimit të shfaqjes së simptomave të lodhjes dhe të ndihmojë në plotësimin e nevojave ushqyese në çdo organizëm.
Përfundim: Studime të shumta kanë treguar se mëngjesi është i domosdoshëm dhe thelbësor për një dietë të shëndetshme për çdo individ, por vetëm nëse është një kombinim i ushqimeve të shëndetshme të përshtatura për nevojat e energjisë së çdo individi. Me konsumin e vaktit të parë të ditës, ne shmangim konsumimin e bollshëm të drekës dhe kështu ndikojmë drejtpërdrejt në ruajtjen e masës normale të trupit.
Sugjerimet tona për një mëngjes të shëndetshëm: