Si të ushqeheni shëndetshëm gjatë festave të fundvitit

Doza e shëndetit ditor

30 Dhjetor, 2019

Festat e fundvitit janë të pasura me ushqim, pije dhe atmosferë festive të cilat jo rrallë i tejkalon kufijtë e një jetesë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Sigurisht që të gjithë i adhurojmë këto ditë, por gjithmonë duhet të keni parasyshë disa këshilla të shëndetshme të kombinuara me më shumë argëtim dhe momente të bukura familjare.

 

  1. Shmangni kombinimet e tepërta të ushqimeve

Shpesh ushqimi gjatë festave të Vitit të Ri përgatitet me më shumë kripë, erëza dhe yndyrna që e bëjnë trupin tonë të punojë më shumë duke shkaktuar lehtësishtë fryerje, ënjtje dhe parehati. Reduktoni konsumin e ushqimit, kombinoni produktet e qumështit me sallatën ose mishin me sallatë,  shmangni bukën dhe specialitetet e skuqura të cilat ndikojnë në reduktimin e energjisë tuaj në këto ditë të bukura.

 

  1. JO – ushqimit të tepërt

Zgjidhni porcione më të vogla me ushqim të lehtë dhe me më shumë perime. Gjatë shërbimit të  ushqimit, mos i mbushni së tepërmi pjatat dhe konsumoni ushqimin ngadalë pasi stomakut i nevojitet kohë për të sinjalizuar trurin se tashmë ndjehemi të ngopur dhe nuk keni nevojë për më tepër ushqim.

Ditën e ardhshme do të ndiheni të lehtë dhe të gatshëm për të vazhduar me festat e fundvitit.

 

  1. Kontrolli i pijeve

Urimet për një vit të ardhshëm të mbarë, plotë shëndet dhe gëzime janë momente normale të këtyre festave të përbashkëta që ndonjëherë mund të përfundojnë me kalori të tepërta për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit.

Për të festuar këto momente, konsumoni pije të lehta, ujë mineral, një gotë verë dhe shmangni përzierjet të cilat vetëm sa do t’ju japin më shumë kilogramë pas pushimeve.

 

  1. Ushqimi i shëndetshëm mund të jetë pjesë e çdo tavolinë

 

Përgatitni një recetë të re ushqimi e cila do të përmbajë më pak sheqer ose këtë herë përgatitni mishin e preferuar por gjithmonë në formë të zjerë. Përgatisni më shumë sallata dhe si pjata shtesë përgatisni perime të pjekura me pak salcë bajamesh.  Disa ndryshime të vogla në tavolinë rezultojnë me ndryshime të mëdha të vitit të ri dhe në këtë mënyrë kujdesemi për trupin që të kemi një shëndet të mirë dhe të ekuilibruar.

Shijoni pushimet, jini vitalë dhe shfrytëzoni kohën me personat tuaj më të dashur