00389 2 3091 484
20 Janar, 2020
Alergjia ndaj pluhurit të shtëpisë është zhvillimi i një reaksioni alergjik ndaj organizmave të vegjël (parazitë), të cilët zakonisht janë të pranishëm në pluhurin e shtëpisë. Shenjat e alergjisë ndaj pluhurit të shtëpisë janë të ngjashme me ato të alergjisë së shkaktuar nga poleni, si teshtima dhe rrjedha e sekrecioneve nga hunda. Shumë persona me alergji ndaj pluhurit të shtëpisë gjithashtu mund të kenë shenja astme, frymëmarrje të vështirësuar dhe të shoqëruar me fishkëllimë.
Këpushat ose ndryshe rriqrat, të cilët janë të afërm apo të ngjashëm me merimangat, janë shumë të vegjël dhe nuk mund të vërehen pa mikroskop. Ata ushqehen me qelizat e varfëra të lëkurës së njeriut dhe janë të pranishëm në mjedise të ngrohta dhe të lagështa. Në shumicën e shtëpive, të cilat kanë mobilje shtëpiake të vjetra si dysheku, mobiljet me susta, tapetet janë mjedisi ideal për mbledhjen e pluhurit të shtëpisë.
Me ndërmarrjen e hapave për të zvogëluar numrin e këtyre parazitëve në shtëpinë tuaj, do të mund të fitoni kontrollin ndaj alergjisë të shkaktuar nga pluhuri i shtëpisë. Ndonjëherë është i nevojshëm trajtimi me medikamente për lehtësimin e simptomave dhe kontrollin e astmës, shprehet Prim. Dr. Sonja Petrovska, pediatre specialiste në Zan Mitrev Clinic.
Simptomat të cilat shkaktohen nga reaksioni alergjik në mukozën e zgavrës së hundës përfshijnë:
Nëse alergjia ndaj pluhurit në shtëpi kontribuon në zhvillimin e astmës, mund të shfaqen edhe probleme me gjumin të shkaktuara nga vështirësitë në frymëmarrje, fishkëllimë më kraharor gjatë frymëmarrjes të cilat rëndohen nga viruset respirative, siç është ftohja ose gripi.
Një shkallë e moderuar e alergjisë nga pluhuri i shtëpisë mund të shkaktojë rrjedhje të hundës, rrjedhje lotësh dhe teshtitje. Në raste të rënda, gjendja mund të bëhet kronike, d.m.th. manifestohet me teshtitje të vazhdueshme, kollë, bllokim, presion në zonën e fytyrës ose sulme të rënda të astmës.
Ndonjëherë është e vështirë të përcaktohet nëse keni ftohje apo alergji. Nëse simptomat tuaja zgjasin më shumë se një javë, mund të bëhet fjalë për alergji.
Nëse gjendja përkeqësohet me bllokime të rënda të hundës, vështirësi në frymëmarrje dhe çrregullim të gjumit – duhet të kërkoni ndihmë mjekësore. Në rast se keni përkeqësim të shpejtë të këtyre simptomave si vështirësi në frymëmarrje dhe mungesë ajri gjatë aktiviteteve më të zakonshme duhet të kërkoni ndihmë mjekësore urgjente.
Alergjitë shfaqen kur sistemi imunitar i përgjigjet një substance të huaj, siç është poleni, kafshët shtëpiake apo këpushat (rriqrat). Sistemi imunitar prodhon proteina të njohura si antitrupa që mbrojnë organizmin nga këta sulmues të padëshiruar që mund të shkaktojnë sëmundje ose infeksion.
Kur bëhet fjalë për prani të alergjisë, sistemi imunitar krijon antitrupa që identifikojnë alergjenin si diçka të dëmshme, edhe në rast se nuk është. Nëse ndodh kontakt i përsëritur me alergjen, në sistemin imunitar shkaktohen reaksione inflamatore në zonën e hundës ose në mushkëri. Ekspozimi i zgjatur ose i vazhdueshëm ndaj alergjenit mund të shkaktojë inflamacion kronik që çon në astmë.
Këpushat (rriqrat) ushqehen me lëndë organike, siç janë qelizat e lëkurës që bien, ndërsa ujë thithin nga atmosfera.
Në pluhur gjithashtu gjenden përmbajtje të jashtëqitjes pjesë të trupit të këtyre parazitëve të cilat konsiderohen si proteina të pranishme në pluhur, të cilat janë përgjegjëse për zhvillimin dhe alergjinë nga kafshët shtëpiake.
Në rast se kemi të bëjmë me alergji të shkaktuar nga këpushat (rriqrat), ekspozimi ndaj kafshimeve dhe mbetjeve të tyre mund të shkaktojë komplikime.
Infeksione të sinusit: Inflamacioni i zgjatur (kronik) i mukozës së hundës i shkaktuara nga alergjia e pluhurit mund të pengojë kullimin (drenimin) e sinusit nëpër korridoret e hundës. Ky qëndrim i sekretimit mund të shkaktojë mundësi më të madhe të zhvillimit të infeksioneve të sinusit (sinozit).
Astma: Personat me astmë dhe alergji nga pluhuri shpesh kanë vështirësi në kontrollin e simptomave të astmës. Ata mund të jenë të ekspozuar ndaj rrezikut të sulmeve të astmës që kërkojnë trajtim apo ndihmë mjekësore urgjente.