“Kliniklen”: Burimi juaj i pasur ditor i acideve yndyrore Omega 3

Doza e shëndetit ditor

12 Qershor, 2020

Çfarë është “Kliniklen” dhe si prodhohet?

“Kliniklen” është vaji i lirit ekstra i virgjër pa shtesë të përbërësve kimikë, që nxirret nga shtypja e ftohtë e farave. Të gjitha vlerat ushqyese dhe shëndetësore që përmban nëvetvete kjo bimë, transferohen në vajin e farave të lirit, sepse procedura e shtypjes së ftohtë në një temperaturë jo më të lartë se 40 gradë është një mënyrë unike për të ruajtur të gjitha vlerat ushqyese të produktit.

Ky produkt prodhohet në kuadër të spitalit klinik “Zan Mitrev” në restorantin “Med Pulse”.

Përse “Kliniklen” është i rëndësishëm për shëndetin, dhe përse është veçanërisht i nevojshëm për fëmijët?

Përbërja specifike e vajit të farave të lirit është e pasur me acide yndyrore të pangopura omega 3 që trupi ynë natyrisht nuk mund t’i krijojë. Si i tillë, “Kliniken” ndihmon në një numër procesesh në trup, duke përfshirë:

  • Ruajtjen e nivelit normal të kolesterolit
  • Mbështjen për mirëmbajtjen presionit të lartë
  • Rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijëve
  • Shëndetin e syve, trurit, nyjeve dhe kockave
  • Ruajtjen e duhur peristaltike
  • Përmirësimin e reagimit të imunitetit tek fëmijët

 

Kur jemi tashmë tek të rinjtë, e dimë se pas lindjes së fëmijëve, qumështi i gjirit ose qumështi i adaptuar me formulë, janë burimet kryesore të energjisë për rritjen e duhur të tyre.

Foshnjat kanë nevojë për yndyrë dietike jo vetëm për rritjen e duhur, por edhe për zhvillimin e trurit. Vaji i lirit është një burim i shëndetshëm i yndyrës dhe është i njohur për përdorimin e tij të gjerë për të zëvendësuar acidet yndyrore omega 3 në ushqimin e përditshëm.

Edhe pse vaji i farave të lirit nuk është një burim i rëndësishëm i vitaminave dhe mineraleve, ky lloj vaji është i pasur me kalori dhe yndyrna të pangopura. Vetëm një lugë gjelle vaj liri përmban 120Kcal dhe 7g acid yndyror ALA.

Këtu mund të përmendim se qumështi i gjirit përmban sasi shumë të vogla të acidit yndyror ALA. Qumështi me formulë për fëmijë përmban acid yndyror ALA shtesë, kështu që vaji i farave të lirit përfshihet si një shtesë dietike si burimi më i madh i këtij lloji të yndyrave të pangopura.

A e përdorni në klinikën tuaj, kur dhe cilat janë rezultatet?

Në spitalin klinik Zan Mitrev, në ushqimin e foshnjave me formulë të adaptuar, Kliniklen (vaji ekstra i virgjër) përdoret si një shtesë ushqyese që përmban një nivel të lartë energjie të nevojshme për mbështetjen e rritjes dhe zhvillimit. Kjo lloj mbështetjeje energjetike ka një efekt pozitiv në trajtimin pas operacionit, i cili rezulton në rikuperim më të lehtë, rritje të peshës trupore dhe zhvillimin e bebeve.

 Në cilën moshë lejohet t’u jepet fëmijëve, si, kur dhe çfarë duhet t’i kushtojë vëmendje?

Si një shtesë e tillë ushqimore natyrale për të vegjlit në shtëpi mund të përdoret tek foshnjat me peshë më të ulët trupore krahasuar me moshën dhe si një shtesë tek foshnjat me peshë normale për stimulimin e rritjes dhe zhvillimit më të mirë.

Gjithashtu, marrja e Kliniklen rekomandohet edhe për fëmijët pas moshës një vjeçare, për mbështetje të reagimit të shëndetshëm imunitar dhe energjisë, duke pasur parasysh që fëmijët jo rrallë harrojnë të ushqehen. Kliniklen stimulon rritjen e duhur të fëmijëve pa ndikuar në rritjen e nivelit të kolesterolit.

Dozimi tek fëmijët deri në moshën 1 vjeç: nga 2g në 4g Kliniklen për 1 kg peshë trupore gjatë 24 orëve.

Për fëmijët mbi moshën 1 vjeçare mund të jepet 1g Kliniklen për 1 kg të peshës trupore.

Këshillohuni me mjekun pediatër para se ta aplikoni atë në ushqimin e fëmijëve.

A ka ndonjë efekt negativ dhe në çfarë duhet të tregohet kujdes?

Me dozimin e duhur të vajit, si në ushqimin e foshnjës ashtu edhe në ushqimin e të rriturve, ne nuk kemi raportuar ndonjë efekt negativ që mund të rrezikojë shëndetin. Mund të ndodhë që për shkak të dozës  më të lartë se doza e rekomanduar të shfaqen jashtëqitje më të shpeshtë.

 Ku mund ta gjej  për ta blerë këtë vaj?

Kliniklen mund të gjendet në “Fila  apteka” në Zan Mitrev Clinic.

Kliniklen mund ta merrni edhe në farmacitë e mëposhtme në Shkup: “Alpi Farm”, “Ani Farm” dhe “Sara Farm” si dhe në “Zhiva Farm” në Veles.