00389 2 3091 484
3 Korrik, 2020
Gjatë verës, moti i ngrohtë lejon që bakteret të shumohen me shpejtësi në ushqimin e kontaminuar, duke shkaktuar helmim nga ushqimi dhe diarre bakteriale. Tek fëmijët që konsumojnë ushqim të kontaminuar nga bakteret, shfaqen të përziera, dhimbje të forta barku dhe diarre pas 3 deri në 24 orë. Gjithashtu mund të kenë dhimbje koke ose ethe.
Helmimet nga ushqimi shpesh ndodhin në vendet në të cilat shërbehen ushqime, të tilla si restorante, vendet ku kryhen festa, në kampe dhe nëpër kopshte. Ushqimet si mishi, peshku, frutat e detit, sallamrat, sallata, veza dhe qumështi – shpesh lidhen me helmimet nga ushqimi, prandaj është e rëndësishme të kontrolloni nëse ushqimi është i freskët përpara se të konsumohet.
Organizmat më të zakonshme që shkaktojnë helmim nga ushqimi përfshijnë Staphylococcus aureus, Salmonella, Vibrio parahaemolyticus, ose toksinat e prodhuara nga bakteret. Shumica e baktereve nuk janë rezistente ndaj nxehtësisë, kështu që helmimi nga ushqimi mund të parandalohet me anë të zierjes së ushqimit. Sidoqoftë, ushqimet që nuk mund të ziehen ose toksinat që nuk degradohen nga nxehtësia mund të shkaktojnë helmim ushqimor. Prandaj, ushqimi duhet të përgatitet higjenikisht.
Prevalenca e shkaqeve bakteriale të diarresë tek fëmijët, siç është dizenteria, aktualisht është ulur ndjeshëm, por shumë fëmijë ende përjetojnë dhimbje barku dhe diarre mukozale gjatë verës. Diarreja bakteriale shkaktohet nga transferimi i baktereve nga materia fekale në ushqim, e cila më pas konsumohet. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të lani duart para se të përgatisni ose të konsumoni ushqim. Diarreja bakteriale ose helmimi nga ushqimi zgjidhet brenda disa ditëve, kështu që shumica e pacientëve nuk kanë nevojë për antibiotikë ose trajtim tjetër. Sidoqoftë, tek fëmijët pasojat mund të jenë më të rënda, madje edhe fatale për shkak të dehidratimit të shkaktuar nga diarreja, kështu që fokusi kryesor i trajtimit është parandalimi i dehidratimit. Pacientët pediatrikë mund të zhvillojnë dehidratim për shkak të të vjellave dhe diarresë, gjë që shkakton tharjen e mukozës së gojës, mbyllje të syvë, lodhje dhe shenja të tjera të dehidratimit. Në raste të tilla, pacienti duhet të kontaktojë me mjekun specialist sa më shpejt të jetë e mundur.
Si mund të parandalohet kjo lloj diarreje?
Duhet të konsumoni ujë të zier dhe të shmangni kunsumin e ujit nga çezma ose akullin e bërë nga uji i çezmës. Duhet të shmanget konsumi i frutave ose perimeve me gjethe gjethe siç janë gjethet e lakrës. Duhet të shmanget konsumi i mishit të pa zier dhe veçanërisht ushqimi i detit pa kripë. Opsione të tjera përfshijnë supërat ose pure orizi. Trupi i fëmijës duhet të ngrohet, zakonisht vendosen peshqirë të ngrohtë në bark për të zvogëluar dhimbjen e barkut. Në shumicën e rasteve gjendja e fëmijës përmirësohet pas disa ditësh, kështu që nuk duhet që të shqetësoheni së tepërmi, e nevojshme është vetëm dhënia e terapisë simptomatike e cila është mëse e mjaftueshme.
Në rast se dyshohet për dizenteri bakteriale, ose ka ethe apo gjak në jashtëqitje, atëherë fëmija duhet të dërgohet menjëherë tek mjeku për trajtimin e mëtejshëm. Dizenteria bakteriale shkakton dhimbje të forta të barkut dhe diarre të cilat shkaktojnë dehidrim. Trajtimi me antibiotikë dhe lëngje është i nevojshëm. Përdorimi i tepërt i agjentëve të antidiarre mund të lehtësojë diarrenë, por nuk do të kurojë inflamacionin e zorrëve, kështu që këta agjentë nuk rekomandohen. Ndonjëherë ato mund të përkeqësojnë simptomat sistemike, kështu që duhet pasur kujdes kur përdorni agjentë antidiarre.
Gjithashtu është e rëndësishme larja e duarve para se të konsumoni dhe përgatitni ushqimin. Diarreja e shkaktuar gjatë udhëtimit quhet diarre e udhëtarëve. Medikamentet profilaktike zakonisht nuk janë të nevojshme, por nëse fëmijët kanë kushte para-ekzistuese siç janë problemet gastrointestinale, problemet e veshkave ose diabeti, është e nevojshme marrja e profilaktikëve para udhëtimit.
Prim. Dr. Sonja Petrovska
Specialiste pediatre