00389 2 3091 484
15 Gusht, 2020
Inkontinenca urinare është paaftësia për të kontrolluar fshikëzën ose pamundësia për të mbajtur urinën. Shumë shpesh inkontinenca urinare është shkaku bazë i shfaqjes së sëmundjeve të tjera. Shkalla e mosmbajtjes së urinës mund të jetë nga urinimi i rastësor i shkaktuar nga teshtima dhe kollitja deri tek urinimi i menjëhershëm dhe i pashmangshëm gjatë nevojës për të përdorur tualetin. Kjo gjendje paraqitet për shkak të dobësisë së sfinkterëve, dmth muskujve rrethorë që kanë funksion për të lëshuar urinën me vetëdije ose në mënyrë të kontrolluar. Ekzistojnë disa lloje të inkontinencës urinare:
Diagnoza bëhet nga mjeku urolog ose gjinekolog, në mënyrë që të vendosë se çfarë lloj trajtimi është i nevojshëm për ti dhënë zgjidhje këtij problemi. Zakonisht rekomandohet që trajtimi të jetë konservator / jo-kirurgjik, duke filluar me fizioterapi.
Me avancimin e teknologjisë në trajtimin e kësaj gjendje, është futut edhe një metodë e re inovative “stimulim funksional magnetik”, i cili vitet e fundit është vendosur apo pozicionuar shpejt si një metodë e provuar për trajtimin e inkontinencës.
Bëhet fjalë për një elektroterapi të re dhe të zhvilluar në të cilën përdoret teknologjia speciale FMS, d.m.th fushë magnetike pulsuese e krijuar nga pajisja Tesla Care Prestige që shkakton kontraktime të thella të muskujve. Teknologjia FMS përdor vetitë induktive të fushës magnetike për depërtimin e indeve të thella dhe kështu stimulon muskujt që nuk mund të synohen nga elektrostimulimi klasik.
Stimulimi funksional magnetik nuk shkakton dhimbje, mund të funksionojë pa kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën, nuk i stimulon nervat në sipërfaqen e lëkurës dhe për këtë arsye është më i pranueshëm se elektrostimulimi klasik. Fushat magnetike depërtojnë lehtë në veshje, inde dhe kocka dhe depërtojnë deri tek indet e paarritshme.
Trajtimi me FMS rrit forcën dhe qëndrueshmërinë e muskujve të pelvisit (legenit). Përveç këtij trajtimi, pacienti mësohet se si të kryejë siç duhet ushtrime për ta forcuar këtë muskulaturë. Kjo siguron një lehtësim efektiv dhe afatgjatë të lëshimit të pakontrolluar të urinës dhe forcimit të muskujve në pjesën e poshtme të pelvisit. Me ndihmën e 4 aplikatorëve FMS, disa grupe të muskujve trajtohen me sukses gjatë të njëjtin trajtim, përveç muskujve të pelvisit, gjithashtu stimulohen muskujt e barkut dhe të shpinës. Mund të përdoret tek gratë dhe burrat, për të gjitha llojet e inkontinencës urinare dhe fekale, për rehabilitim më të shpejtë pas operacionit apo pas lindjes tek gratë, dhe madje edhe në rastet e mosfunksionimit seksual ose dhimbjeve kronike në pelvis ose në pjesën e poshtme të shpinës (mesit).
Stimulimi funksional magnetik sipas hulumtimeve të mëparshme ndihmon me sukses në diagnozat dhe gjendjet e mëposhtme:
Mënyra e kryerjes së terapisë:
Trajtimi është i thjeshtë dhe nuk kërkon përgatitje të veçantë të pacientit. Gjatë terapisë pacienti është i veshur dhe qëndron i qetë në një karrige të veçantë për inkontinencë FMS. Gjatë stimulimit, pacienti përqendrohet në kontraktimet e muskujve, gjë që lehtëson stërvitjen e vetë muskujve. Trajtimi është jo-invaziv, pa dhimbje dhe pa efekte anësore. Zgjat nga 15 deri në 20 minuta dhe aplikohet çdo dy ditë për një periudhë prej 2 deri në 3 javë. Përmirësimi mund të ndihet edhe gjatë trajtimeve të para.
Forcimi pas lindjes i muskujve të pelvisit është një parakusht kryesor për parandalimin e inkontinencës, sepse gjatë shtatzënisë pesha e mitrës rritet dhe së bashku me ndryshimet hormonale shkaktojnë presion të madh në sfinkterët – muskujt e pelvisit, gjë që zvogëlon elasticitetin e tyre. Lindja tek gratë mund të shkaktojë më tej shtrirje ose dëmtim të nervave ose muskujve që përfundimisht çon në lëshimin e pakontrolluar të urinës ose shkarkimit të fekaleve pas lindjes së fëmijës.
Mënyra më e thjeshtë për të parandaluar shfaqjen e inkontinencës është fillimi i hershëm apo në kohë i fizioterapisë. Trajtimi i kombinuar i ushtrimeve (stërvitjes) dhe stimulimit funksional magnetik lejon që muskujt e pelvisit të rimarrin tonifikimin, forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre pas aktit të lindjes tek gratë.
Inkontinenca urinare nuk mund të fshihet dhe neglizhohet, kështu që është e nevojshme të kërkoni ndihmë dhe të informoheni në kohën e duhur për mënyrat e trajtimit.