00389 2 3091 484
18 Gusht, 2020
Ende jemi në vazhdim të stinës së verës kështu që këshillat për mbrojtjen e duhur ndaj diellit janë gjithmonë të mirëpritura. Shumë prej nesh, përkundër rekomandimeve tashmë të njohura për mbrojtjen ndaj diellit në jetën e përditshme, ende nuk i praktikojnë këshillat e dhëna dhe kështu e vënë në rrezik lëkurën dhe shëndetin e tyre.
Rrezatimi i diellit
Tepër të njohura janë benefitet shëndetësore nga ekspozimi i kontrolluar ndaj rrezeve të diellit, por për të pasur efekt pozitiv është e nevojshme të paktën një dozë e vogël e rrezeve të diellit – 15 minuta çdo ditë. Çdo ekspozim i tepërt ndaj diellit i tejkalon efektet pozitive dhe përfundimisht çon në dëmtim të përhershëm të lëkurës dhe në rritje të rrezikut për të gjitha llojet e tumoreve të lëkurës.
Indeksi UV është një masë ndërkombëtare, shkencore e nivelit të rrezatimit ultravjollcë nga dielli. Përdoret për të përshkruar fuqinë e diellit në një vend dhe kohë të caktuar. Indeksi varion nga 1 në 11. Sa më i lartë të jetë niveli, aq më i madh është rreziku i dëmtimit të lëkurës.
Ekzistojnë tre lloje UV të rrezatimit të diellit. UV-C të cilat konsiderohen si më të rrezikshmet, thithen plotësisht nga shtresa e ozonit; Rrezet e diellit UV-A dhe UV-B kanë shkallë të ndryshme të depërtimit të lëkurës dhe efekte të ndryshme në trupin e njeriut. Rrezet UV-A dhe UV-B depërtohen në thellësi të lëkurës, kështu që ekspozimi i tepruar dhe i pakontrolluar ndaj tyre shkakton efekte të shumta anësore, siç janë plakja e parakohshme e lëkurës, pigmentimi, reaksionet alergjike, djegiet, dhe në rastin më të keq mund të shkaktoj kancer të lëkurës. Lexoni më tepër
Dëmtimi i lëkurës nga rrezet e dielli është i përhershëm. Çdo periudhë pasuese e ekspozimit të zgjatur i bën më shumë dëme sistemit lokal të dobësuar imunitar dhe materialit gjenetik të lëkurës. Djegiet shërohen brenda disa ditësh, por ndryshimet kryesore në lëkurës mbeten.
Ajo çfarë është e rëndësishme për të theksuar është se të gjithë ne luajmë rol të rëndësishëm në parandalimin e përditshëm të tumoreve të lëkurës, beteja fillon që në momentin kur ju jeni të vetëdijshëm për rrezikun, dhe çfarë duhet të bëni në lidhje me të – nga fushata Euromelanoma. Mos lejoni të mundni nga sëmundja për shkak të mohimit apo neglizhimit!
Këshilla të dobishme që ndihmojnë në parandalimin e efekteve të dëmshme të rrezeve të diellit
Si përfundim, ajo që duhet të mbani mend është se ekspozimi i zgjatur ndaj rrezeve UV dëmton fijet e kolagjenit të lëkurës, shkakton dëme në nivelin molekular dhe shkakton formimin e radikalëve të lirë. Kjo nuk ndodh vetëm për shkak të ditëve të gjata të kaluara në plazh, por edhe për shkak të ekspozimit të përditshëm pa mbrojtje ndaj rrezatimit diellor siç është vajtja deri tek makina, puna në ambient të hapur, madje edhe puna apo qëndrimi pranë dritares.
Prandaj, nxirja e lëkurës do të thotë lëkurë e dëmtuar, d.m.th. shenjë se trupi po lufton dhe po përpiqet të mbrohet nga dëmtimi shtesë i ADN-së.
Dr. Aleksandra Lazarevska
Specialiste dermatovenerologe