00389 2 3091 484
20 Gusht, 2020
Termi menopauzë tregon fundin e cikleve menstruale dhe shfaqet gjatë dekadës së katërt ose të pestë të jetës së një gruaje. Diagnoza e saktë mjekësore e menopauzës bëhet kur të paktën të kenë kaluar 12 muaj nga cikli i fundit menstrual. Edhe pse menopauza shpesh përdoret në një konotacion negativ, duhet të keni parasyshë se bëhet fjalë për një proces biologjik natyral. Sidoqoftë, pavarësisht nga natyra e vetë procesit, menopauza sjell me vete disa sfida të cilat ndikojnë në mënyrë të ndrshme tek gratë.
Menopauza mund të ndahet në tre periudha kohore:
Simtomat më të zakonshme të cilat shfaqen deri në periudhën e menopauzës janë:
Është e rëndësishme të dini se çdo grua është unike në mënyrën e saj, kështu që edhe shfaqja e simptomave nuk është e njejtë tek çdo grua, ato janë dukshëm të ndryshme në cilësi dhe sasi.
Diagnostikimi i menopauzës është i thjeshtë, d.m.th. bëhet vlerësimi i hormoneve me anë të gjakut të marrë nga venë, me test të lehtë jo-invaziv. Gjithashtu, rekomandohen ekzaminime të rregullta gjinekologjike, mamografi, kontrolli i gjendjes së glukozës dhe lipideve, dhe në varësi të historisë mjekësore, mund të rekomandohet kontrolli i gjendjes së hormonit tiroid.
Si çdo ndryshim në jetë, edhe menopauza mbart rreziqe dhe komplikime të caktuara:
Menopauza është një proces natyral dhe si i tillë është i pashmangshëm. Trajtimi i këtij procesi ka të bëj me lehtësimin e simptomave, trajtimin dhe menaxhimin e komplikimeve të mundshme. Nëse keni vështirësi të cilat nuk mund t’i përballoni dhe mendoni për terapi farmakologjike, asnjëherë mos e merrni atë vetë, patjetër duhet të këshilloheni me mjekun tuaj endokrinolog.
Këshilla për menaxhimin më të lehtë të simptomave
– Vishni më tepër rroba, në mënyrë që të keni mundësi të zhvishni një pjesë të tyre në rast të shfaqjes së valëve të nxehta dhe të parandaloni djersitjen. Shmangni faktorët nxitës si pijet e nxehta, ushqimet pikante, sasi të mëdha të kafeinës ose alkoolit, shëtitjet në mot të nxehtë.
– Reduktoni diskomfortin vaginal dhe përdorni lubrifikantë vaginal të aprovuar me bazë uji. Shmangni ato që përmbajnë glicerinë, pasi ato mund të shkaktojnë acarim. Kryerja e rregullt e marrëdhënieve seksuale lejon rrjedhën e qarkullimit nëpër vaginë.
– Flini mjaftueshëm, bëni aktivitete të rregullta fizike, bëni kujdes dhe konsumoni ushqim të ekuilibruar dhe të shëndetshëm, mos harroni të pini ujë.
– Gjeni mënyrën tuaj për t’u relaksuar, dhe ndani më tepër kohë për veten tuaj. Për disa persona, një nga mënyrat për tu relaksuar është dëgjimi i muzikës së preferuar, për disa është leximi i librit të preferuar, për disa është shëtitja në park, etj. Ju zgjidhni atë që ju përshtatet dhe preferoni më tepër.
– Forconi muskujt e pelvisit (legenit) me ushtrime kegel, të cilat do të lehtësojnë simptomat e inkontinencës urinare.
– Shmangni duhanin
Të gjitha këto ndryshime padyshim ndikojnë në jetën e gruas, ndryshojnë jetën e saj të përditshme dhe perceptimin e jetës. Mos harroni, nuk jeni as të parat as të fundit që përballeni me një problem të tillë, shumë gra para jush kanë kaluar të njejtat probleme dhe shumë gra të tjera pas jush do të vazhdojnë të përballen me të njëjtën gjë. Mos kini ndrojtje nga ky proces, ndihuni krenare për veten tuaj dhe jini të vetëdijshme për bukurinë që sjell çdo periudhë e jetës, por mbi të gjitha, informohuni për sfidat shëndetësore që sjell mosha dhe kontrolloni veten rregullisht.
Dr. Nadica Bozhinovska
Specialiste endokrinologe