Departamenti i gjinekologjisë në kuadër të Spitalit klinik “Zhan Mitrev”, ofron mbrojte dhe kujdes të plotë gjinekologjik në të gjitha fazat e jetës së gruas

Doza e shëndetit ditor

2 Shtator, 2020

Ruajtja e shëndetit të organeve riprodhuese tek gratë është tepër e rëndësishme përgjatë gjithë jetës.

Duke pasur parasyshë se si rezultat i ndryshimeve ndaj të cilave i nënshtrohet sistemi gjenital, ndryshojnë edhe nevojat shëndetësore të çdo gruaje. Ekipi ynë i gjinekologëve është i përgatitur për ta ndjekur dhe kontrolluar shëndetin e gruas duke filluar nga cikli i parë menstrual deri tek menopauza, si dhe më tej.

E dimë që kujdesi bashkëkohorë përfshin edhe konsultimin me pacienten përsa i përket nevojave fizike, psikologjike, emocionale dhe shoqërore, në një mjedis të relaksuar dhe të rehatshëm, si dhe aplikimin e procedurave më të reja diagnostike, dhe ndjekjen e përparimit të gjendjes shëndetësore nëpërmjet programeve të veçanta individuale dhe nëpërmjet konsultimeve.

Në dispozicion kemi shërbime të plota ambulatore dhe spitalore të cilat përfshijnë kontrolle gjinekologjike, ndjekjen e shtatzanisë, kontroll urogjinekologjik subspecialistik, intervenime ambulatore, procedura operative gjinekologjike, gjinekologji mikroinvazive dhe kirurgji uro-gjinekologjike.

Ne ofrojmë profesionalizëm, kujdest të nivelit të lartë dhe plan individual terapeutik për çdo grua. Sepse shëndeti juaj është i rëndësishëm për ne!

Kujdesi gjinekologjik – përfshin një gamë të gjërë shërbimesh për ndjekjen e nevojave të gruas duke filluar nga kontrollet e rregullta vjetore deri tek gjendjet komplekse. Shërbim ambulator dhe spitalor për sëmundjet beninje dhe malinje të traktit gjenital. Jemi të specializuar në kirurgjinë gjinekologjike minimalisht invazive, me anë të së cilës kohëzgjatja e qëndrimit në spital dhe periudha e rikuperimit është e minimizuar. Përdorim metoda mjekësore bashkëkohore të bazuara në prova përsa i përket diagnotikimit dhe trajtimit të kancerit në organet riprodhuese.

Kujdesi i traktit urinar dhe kushtet e pelvisit

Nuk duhet të keni ndrojtje nëse përballeni me urinim të pakontrolluar dhe të padëshiruar, rënie të organeve gjenitale apo me probleme gjatë periudhës së menopauzës. Ekipi ynë i uro-gjinekologëve është në dispozicionin tuaj. Ata kanë përvojë shumëvjeçare në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të funksionit të traktit urinar tek gruaja siç është inkontinenca urinare, prolapsi i organeve gjenitale apo inkontinenca fekale.

Kujdesi obstetrik

Shtatzënia është një nga momentet më të rëndësishme në jetën e një gruaje, d.m.th familja. Për ne, çdo shtatzëni është e veçantë, dhe qasja për monitorimin e shtatzënisë bazohet në standardet më të larta të obstetrikës. Ne kujdesemi për ruajtjen e një shtatëzanie të shëndetshme përmes ekzaminimeve rutinë dhe kujdesit para lindjes, shqyrtimeve për anomalitë kromozomale dhe strukturore si dhe diagnostikimin dhe monitorimin e ndërlikimeve të mundshme. Gjithashtu, edhe kujdesi për gratë me rrezik të lartë të shtatzanisë është pjesë e punës tonë dhe ka për qëllim ruajtjen e shëndetit tuaj dhe të fëmijës tuaj.