00389 2 3091 484
7 Shtator, 2020
Me datë 8 shtator shënohet Dita Botërore të Fizioterapistëve. Në këtë ditë, në organizatën e Shoqatës Maqedonase të Fizioterapistëve kryhen rregullisht aktivitete organizative të shumta nga ana e fizioterapistëve.
Këtë vit, Dita Botërore e Fizioterapistëve shënohet nën moton “Rehabilitimi dhe COVID-19”. Kjo ditë ka si fokus rehabilitimin e pacientëve pas infektimit me COVID-19 dhe rolin e fizioterapistëve në trajtimin dhe menaxhimin e personave të infektuar nga ky virus.
Fushata është përqendruar tek mesazhet në vijim:
Duke pasur parasysh se e gjithë bota është nën ndikimin e pandemisë, World Physiotherapy dhe OBSH rekomandojnë që të mos mbahen ngjarje me grupe të mëdha njerëzish për shkak të rrezikut të transmetimit të virusit SarsCov2, prandaj janë dhënë disa rekomandime edhe për kremtimin e duhur të kësaj dite.
Dita Botërore e Fizioterapistëve festohet çdo vit me datë 8 Shtator, ditën kur është themeluar Konfederata Botërore e Terapisë Fizikale në vitin 1951 e cila në vitin 2020 është riemëruar dhe ka marë emrin Fizioterapia Botërore (World Physiotherapy). Pikërisht, në këtë ditë fizioterapistët promovojnë profesionin e tyre që ka për qëllim:
– demonstrimin e rëndësisë së këtij profesioni në shëndetin dhe mirëqenien e popullatës globale
– realizimin e fushatave në emër të profesionit dhe pacientëve të cilat mbërrijnë deri tek qeveritë dhe krijuesit e politikave
– rritjen e nivelit të profilit të këtij profesioni.
Kjo ditë shënon unitetin dhe solidaritetin e komunitetit të fizioterapisë në të gjithë botën. Është një mundësi për të bërë të njohur punën që bëjnë fizioterapistët për pacientët e tyre dhe komunitetin.
Fizioterapia Botërore (World Physiotherapy) ka për qëllim të mbështesë organizatat-anëtare të saja dhe fizioterapistët individualisht në përpjekjet e tyre për të promovuar profesionin dhe për të përmirësuar shëndetin global, nëpërmjet Ditës Botërore të Fizioterapistëve.
Për herë të parë këtë vit, materiali promovues për shënimin e Ditës Botërore të Fizioterapistëve nga ana e menaxhmentit të Shoqatës Maqedonase të Fizioterapisë, në bashkëpunim me World Physiotherapy, është përkthyer në Maqedonisht për qasje më të lehtë për të gjithë kolegët në vend si dhe për pacientët, botuar në faqen e tyre zyrtare https://world.physio/wptday/toolkit