00389 2 3091 484
1 Dhjetor, 2020
Opsione të ndryshme për kryerjen e testit sips nevojave tuaja
Me qëllim për të ndihmuar në luftën kundër përhapjes së pandemisë, duke nisur që sot do të fillojmë me kryerjen e testit pa pasur nevojë të bëni rezervimin e terminit. Gjithashtu, kemi krijuar mundësinë për kryerjen e testit pa pasur nevojë tv dilni nga automjeti juaj drejtpërdrejtë në pikën tonë të testimit Drive In.
Askush nuk do të kthehet pa kryer testin, dhe të gjithë ata të cilët kanë bërë rezervim të mëparshëm, termini i tyre do të respektohet sikurse dhe më parë. Zbritja e cmimit prej 10% është ende e vlevshme për pacientët të cilët kanë bërë më parë rezervimin e tyre on-line.
Pika jonë e testimit për COVID-19 është e hapur nga e hëna në të premte nga ora 07:00 deri në orën 19:00, dhe në fundjavë nga ora 08:00 deri në orën 15:00.
Në pikën tonë të testimit, përvec kryerjes së testit ndaj COVID-19, mundësojmë edhe regjistrim rentgen, tomografi kompjuterike (CT), dhe marrje të mostrës për analiza të tjera laboratorike ndaj COVID-19, si dhe të gjitha variantet e tjera për testim për treguesin e antigjeneve dhe antitrupave ndaj COVID-19.
Gjthashtu, e disponueshme është edhe kryerja e kontrollit nga ana e mjekut për pacientët të cilvt janë pozitivë ndaj COVID-19, pas rezervimit të mëparshëm të terminit.
Çmimet e testeve varësisht nga fakti nëse bëhet fjalë për individë, familje apo kompani fillojnë nga 1500 denarë për test individual të antigjeni rezultatet e të cilit i merrni pas 30 minutash nga momenti i marrjes së mostrës. Testi standard SARS-CoV-2 PCR tani kushton 2900 denarë dhe rezultatet i merrni brenda disa orësh nga marrja e mostrës. Rrgjistrimi rentgen (RTG) i cili përfshin një përpunim shtesë të rezultateve me anë të metodës së veçantë AI – inteligjencë artificiale kushton 2000 denarë.
Për familjet dhe ndërmarrjet kemi një ofertë speciale që varion nga 2750 deri në 2450 denarë në varësi të numrit të personave të testuar.
Sigurisht në dispozicion është opsioni më me kosto më efektive, përkatësisht testi i kombinuar sezonal i cili përveç COVID-19, zbulon gripin sezonal (Gripi A, Gripi B dhe RSV), si dhe lloje të tjera të viruseve tipike për këtë periudhë të vitit, me një çmim prej 3000 denarë.