00389 2 3091 484
21 Dhjetor, 2020
Osteodensitometria është një metodë me të cilën bëhet matja e dendësisë minerale të kockave ose cilësisë e kockave. Regjistrimi është i shkurtër, jo invaziv dhe pa dhimbje.
Zakonisht regjistrohet këllku i majtë dhe pjesa kurrizore lumbale (nga rruaza e parë deri në rruazën e katërt lumbale).
Tek disa kushte të caktuara, kur bëhet fjalë për operacion të mëparshëm në shtyllën kurrizore ose nëse ajo ka ndryshuar ndjeshëm në mënyrë degjenerative, bëhet regjistrimi i të dyja këllçeve.
Nëse ka protezë në këllkun e majtë, këllku bëhet regjistrimi i këllkut të djathtë, dhe nëse ka proteza në të dyja këllçet, regjistrohet vetëm shtylla kurrizore.
Gjithashtu, tek pacientët që kanë nivele të larta të hormonit paratiroid në gjak, pacientët që kanë një peshë trupore mbi 150 kg ose në rastet tek të cilat për ndonjë arsye tjetër skanimet standarde DXA nuk mund të kryhen (protezë e të dyve si dhe ndryshime të theksuara degjenerative në shpinë), atëherë kërkohet imazhi apo regjistrimi i parakrahut,
Pajisja jonë moderne ka edhe dy pajisje ndihmëse që ndihmojnë për të përcaktuar dhe vendosur nëse do të fillohet me terapinë. Bëhet fjalë për FRAX score, i cili mundëson llogaritjen për rrezikun 10-vjeçar të frakturave të këllkut dhe frakturave kryesore osteoporotike me anë të llogaritjes së faktorëve të rrezikut.
Një tjetër mjet ndihmës i kësaj pajisje është TBS, i cili bazuar në skanimin e bërë tashmë DEXA scan na njeh me cilësinë e kockave.
Regjistrimi bëhet në një aparat fotografik Hologic, gjenerata e fundit që ka instaluar softuer për rezultatin FRAX score dhe TBS.
Nuk kërkohet përgatitje e veçantë për krzerjen e osteodensitometrisë.
Rekomandohet të vishni rroba që nuk kanë pjesë metalike në zonën që do të regjistrohet (shpinë, mes, dhe këllk).
Indikacionet e zakonshme për kryerjen e osteodensitometrisë:
Kundërindikimet e osteodensitometrisë:
Në klinikën tonë, osteodensitrometria bëhet nga teknologë të trajnuar dhe rezultatet përpunohen nga ekipi i mjekëve të edukuar dhe trajnuar për osteodensitometri, të cilët do t’ju japin terapinë dhe trajtimin e përshtatshëm.