Lodhja, humbja e forcës, mungesa e kondicionit – efektet post – COVID që kërkojnë vlerësim profesional fizioterapeutist

Doza e shëndetit ditor

18 Shkurt, 2021

Pacientët të cilët kurohen nga koronavirusi përballen me shumë sfida të tjera shëndetësore. Edhe pse mjekësia është ende duke i hetuar efektet që lë pas koronavirusi, disa prej tyre përsëriten tek një numër i madh pacientësh. Njëra prej këtyre efekteve, ndër më të pranishmet është lodhja. Pothuajse nuk ka asnjë pacient që i është “nënshtruar”  infeksionit të koronavirusit pa u ndjerë i lodhur për një kohë më të gjatë ose më të shkurtër, mungesë të kondicionit (aftësisë fizike) ose humbje të shpejtë të fuqisë gjatë aktivitetit fizik.

Kjo është arsyeja pse ne u këshilluam me fizioterapistët tanë të cilët japin mendimin e tyre për shumicën e çështjeve që lidhen me këtë temë.

Ata theksojnë se rikuperimi nga COVID-19 është padyshim një vazhdimësi, një proces që zgjat dhe kërkon më shumë kohë.

Dëshmitë mjekësore deri më tani sugjerojnë që simptomat tipike tek 35% të pacientëve me koronavirus pas fazës akute përfshijnë lodhje, dispne, dhimbje gjoksi dhe kollë. Përveç problemeve fizike, jo pak pacientë kanë edhe probleme mendore, siç janë ankthi, depresioni, simptoma të ngjashme me çrregullimin e stresit post-traumatik. Disa nga simptomat zhduken më shpejt (pas 2-4 javësh), një pjesë tjetër e simptomave mund të jenë të pranishme 4 deri në 6 muaj.

Sipas statistikave nga Byroja Kombëtare e Statistikave Britanike e botuar në Dhjetor 2020, një në 10 persona me këtë sëmundje kanë simptoma të COVID-19 dhe më shumë se tre muaj pas kalimit të infeksionit. Raste të tilla shfaqen gjithnjë dhe më shumë. Efektet afatgjata shëndetësore të koronavirusit tek ata që e kanë pasur koronavirus mbeten të panjohura. Një studim i botuar në muajin gusht, zbuloi se gati tre të katërtat e pacientëve të trajtuar në spital vuajnë nga simptomat e COVID-19 deri në tre muaj pas kalimit të virusit. Disa prej tyre thanë se edhe angazhimet e thjeshta ditore si veshja, bërja banjë si dhe rikthimi në punë kanë qenë të vështira për ta.

Çfarë është Long COVID?

Termi Long Covid ende nuk është njohur si term zyrtar mjekësor, thonë fizioterapistët tanë, por gjithësesi ata na japin një shpjegim të tij

Ky term përdoret për të përshkruar gjendjen e personave që nuk kanë simptomat e virusit për një periudhë të gjatë kohore, nga periudha dy javore që sipas OBSH parashikohet që një person të infektohet dhe të vuajë nga sëmundja. Personat me sindromë post-COVID, pas shfaqjes së virusit, përveç kollitjes, etheve, humbjes së shijes dhe nuhatjes, mund të përjetojnë lodhje, gulçim, dhimbje të muskujve dhe kyçeve dhe humbje të kujtesës dhe depresion. Megjithëse vuajnë nga simptoma afatgjata, këta persona nuk konsiderohen sit ë transmetueshëm (nuk e transmetojnë virusin), thekson ekipi i fizioterapisë në klinikën tonë.

Çfarë është Encefalomieliti Mialgjik (sindroma e lodhjes kronike)?

Encefalomieliti mialgjik është një sëmundje e quajtur sindroma e lodhjes kronike, e cila është një gjendje neuroimune me simptoma që përfshijnë lodhje të zgjatur, dhimbje muskulore, dhimbje koke, letargji (plogështi), mungesë energjie, pagjumësi dhe apati (gjendje shpirtërore e ftohtë). Këto janë vetëm disa nga simptomat e kësaj sëmundjeje që mund të zgjasin me dekada.

Pyetja është, a është Covid 19 një nga viruset e shumtë që mund të shkaktojë potencialisht këtë gjendje, apo do të shkaktojë një sindromë të re me një rezultat krejtësisht të ndryshëm? Kjo sëmundje është një gjendje që nuk njihet ende mjaftueshëm, por lodhja si pjesë e simptomave të mësipërme mund të zgjasë më shumë se 24 orë dhe të ndodhë pas çdo sforcimi, pagjumësie, dhimbjeve të forta të kokës ose pas çfarëdo lloj aktiviteti minimal.

Ekzistojnë studime që vërtetojnë nevojën për kujdes të përhershëm tek pacientët pas daljes nga spitali, veçanërisht ata që kanë pasur infeksion serioz. Studimi i përmendur më lart ka zbuluar se 76% e pacientëve kanë raportuar se kanë pasur ende simptoma. Lodhja apo dobësia e muskujve janë raportuat nga 63%, ndërsa 26% e këtyre personave kanë raportuar probleme me gjumin.

Përse është i nevojshëm vlerësimi fizioterapeutik i pacientëve që i janë nënshtruar infeksionit të COVID-19?

Rekomandimet shprehen se pacienti duhet të bëj vlerësim fizioterapeutik dy javë pas daljes nga spitali ose pasi simptomat të jenë reduktuar. Sigurisht, fizioterapia është e nevojshme nëse simptomat vazhdojnë ose zhvillohen në kufizime të reja funksionale. Kjo konsultë me fizioterapistin kryhet me qëllim që të përcaktohet gjendja e kufizimeve të vërejtura në funksionimin fizik për të cilin ankohet pacienti.

Fizioterapistët gjithashtu mund të vlerësojnë statusin fizik të mushkërive të pacientit përmes testeve dhe matjeve të përshtatshme funksionale dhe të bëjnë një propozim për të filluar procesin e fizioterapisë post-COVID.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është të kontrollohet prania e sëmundjeve shoqëruese para virusit ose të shkaktuara nga COVID-19, duke përfshirë çdo organ të prekur. Bazuar në informacionin e marrë nga ekzaminimet e tjera mjekësore dhe nga vetë pacienti, së bashku me nevojat specifike të pacientit, fizioterapisti vendos nëse ka indikacion për fizioterapi. Zakonisht këta janë pacientë që kanë aftësi funksionale të zvogëluar dhe / ose nivel të zvogëluar të aktivitetit fizik.

Sipas të gjitha rekomandimeve botërore, pacientët duhet të kryejnë një ekzaminim nga ana e mjekut internist, kardiolog ose pulmonolog gjatë muajit të parë pas daljes nga spitali në mënyrë që të kryejnë një vlerësim specifik të funksionit të mushkërive dhe zemrës. Rezultatet e këtyre testeve do të tregojnë gjendjen aktuale fizike të pacientit, dhe ky është informacion shtesë që do të ndihmojë fizioterapistin të bëjë një program të përshtatshëm me ushtrime specifike dhe ta drejtojë pacientin përmes procesit të rehabilitimit në përputhje me nevojat dhe qëllimet e tij.

Llojet dhe numri i trajtimeve te këta pacientë është në përputhje me nevojat dhe mundësitë e tyre, dmth në varësi të efekteve të shkaktuara nga sëmundja. Fizioterapia ka një numër teknikash dhe metodash që mund të përdoren për të përmirësuar kapacitetin fizik dhe atë të mushkërive. Avanztazh ka fizioterapia e frymëmarrjes, e cila mund të kombinohet me trajtim shtesë për sistemin musculoskeletal gjithonë nëse këtë e lejon statusi aktual i pacientit. Plani individual i fizioterapisë mund të përfshijë ushtrime specifike me ergobiçikleta, fizioterapi të frymëmarrjes, elektroterapi për të forcuar muskujt,etj. Disa nga trajtimet mund të kryhen në shtëpi duke u dhënë udhëzime pacientëve (atyre në gjendje më të mirë). Këto janë programe ushqtrimesh individuale për të cilat pacienti do të edukohet për zbatimin e duhur dhe të kontrollohet përmes konsultave on-line.

Qëllimi i trajtimit të fizioterapisë është që t’i mundësojë pacientit rritjen e mëtejshme të aktivitetit fizik dhe përmirësimin e kapacitetit për të lëvizur, për të kryer ushtrime dhe madje të kthehet në një cikël normal të jetës.

Nëse identifikohen kufizime që nuk mund të adresohen në fushën e fizioterapisë, pacienti duhet të drejtohet përsëri tek mjeku internist, pulmonolog ose kardiolog në mënyrë që të gjendet një zgjidhje tjetër e këtyre problemeve.

Këtu natyrisht mund të përmendim Orthomol Vital M / F që është një formulë e veçantë, një kompleks vitaminash dhe mineralesh, i cili përmban mikroelementë që janë të rëndësishëm për sistemin nervor dhe metabolizmin e energjisë. Ai përmban acide yndyrore omega-3, magnez dhe vitamina të grupit B që zvogëlojnë lodhjen dhe letargjinë. Orthomol në të gjitha format e tij gjendet në farmacinë tonë, Fila Apteka / Farmacia Fila, e cila gjendet në hapësirat e Spitalit klinik “Zhan Mitrev”.

Ekipi ynë është në dispozicionin tuaj!