Shënimi i suksesshëm i Javës së Luftës kundër Sëmundjeve Kardiovaskulare me një seri aktivitetesh

Doza e shëndetit ditor

3 Mars, 2021

Në drejtim të promovimit të shëndetit si përparësi, Spitali klinik Zhan Mitrev dhe Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit nga data 21-28 Shkurt, realizuan një numër aktivitetesh, fpër shënimin e Javës së Luftës kundër Sëmundjeve Kardiovaskulare. Qëllimi i aktivitetit të përbashkët ishte rritja e ndërgjegjësimit për rreziqet që sjellin sëmundjet e zemrës, por edhe parandalimin, i cili mund të arrihet me ndihmën e zakoneve të shëndetshme.

Të Dielën, në rrugën Maqedonia, në qendër të qytetit të Shkupit, u organizua matja e saturimit (ngopjes së gjakut me oksigjen) tek qytetarët, që u prit me shumë interes nga qytetarët.

Gjithashtu, në klinikën tonë, u kryen ekzaminime falas për pacientët që kanë pasur histori të infeksionit COVID -19.

Përfaqësues të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, së bashku me psikologë dhe infermierë nga klinika jonë, vizituan tre familje ndër të cilat një nga anëtarët ka pasur intervenim në klinikën tonë me qëllim për ti ofruar mbështetje postoperative pacientit dhe familjes së tij.

20 të rinj, vullnetarë nga Kryqi i Kuq patën mundësi për të marrë këshilla të dobishme nga psikologë, fizioterapistë, dietologë, nga klinika jonë të cilat do t’i ndihmojnë ata në të ardhmen për veprat e tyre vullnetarë dhe në drejtimin e mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së tyre.

Kjo ngjarje u mbajt në ambientet e spitalit tonë,  kuptohet duke respektuar të gjitha protokollet për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.