PAP testi – përse duhet bërë rregullisht?

Doza e shëndetit ditor

19 Tetor, 2021

Çdo grua duhet të jetë e vetëdijshme për sëmundjet që mund të ndodhin në organet riprodhuese. Në të njëjtën kohë, gruaja duhet të jenë e informuar me metodat dhe mënyrat e ndryshme të zbulimit të këtyre sëundjeve. Në kontekst të pyetjes së parashtruar më lart, një nga sëmundjet që është e rëndësishme për t’u diagnostikuar dhe trajtuar në kohë është natyrisht kanceri i qafës së mitrës.

Cilat janë simptomat dhe metodat për zbulimin e saj dhe cila është rëndësia e PAP testeve të rregullta?

Kanceri i qafës së mitrës është një rritje, zhvillim dhe përhapje jonormale e qelizave në qafën e mitrës. Është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjes tek gratë. Ky lloj kanceri është i lidhur me infeksionin e shkaktuar nga virusi i HPV (human papilloma virus), i cili transmetohet përmes kontaktit seksual dhe 8 nga 10 persona (burra dhe gra) janë të ekspozuar ndaj këtij viruasi në një moment të jetës së tyre. Është e rëndësishme të dini se vetëm një në një mijë gra me këtë infeksion viral mund të zhvillojë kancer.

Simptomat e kancerit të qafës së mitrës:

  • Gjakderdhje ndërmjet cikleve menstruale
  • Shkarkim jonormal vaginal ose dhimbje
  • Gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale
  • Gjakderdhje pas menopauzës

Përse duhet bërë Pap testi?

Ky test mund të shpëtojë jetën e pacientit me anë të zbulimit të ndryshimeve prekanceroze në qeliza të cilat më vonë mund të shndërrohen në kancer. Nëse zbulohet në një fazë të hershme, mundësitë e trajtimit janë shumë më mira.

Mendohet se gjysma (50%) e grave të diagnostikuara me kancer të qafës së mitrës nuk kanë kryer kontrolle të rregullta. Në SHBA, incidenca e vdekjeve nga kanceri i qafës së mitrës është zvogëluar me 74% falë rritjes së numrit të kryerjes së PAP testeve.

Sa shpesh duhet bërë PAP testi?

PAP testi rekomandohet të bëhet një herë në vit. Kontrollet e rregullta do të parandalojnë zhvillimin e pakontrolluar të kancerit të qafës së mitrës. Nëse keni ose keni pasur një sëmundje seksualisht të transmetueshme, atëherë PAP testi duhet të bëhet më shpesh çdo gjashtë muaj.

Është e rëndësishme të qëndroni të informuar dhe të jeni në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tuaj  gjinekolog. Mos harroni se departamenti ynë gjinekologjik përbëhet nga mjekë specialistë të cilët mund t’ju vijnë në ndihmë për të gjitha problemet tuaja.