Mbërriti aparati FotoFinder – E ardhmja është në mapimin e plotë të lëkurës së të gjithë trupit

Doza e shëndetit ditor

25 Nëntor, 2021

Edhe një tjetër risi në qendrën tonë të dermatologjisë estetike

Edhe pse muaji maj është zakonisht muaji kur flasim për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të lëkurës, përsëri dëshirojmë t’ju kujtojmë se kontrollet e rregullta dermatologjike janë thelbësore për shëndetin tuaj. Sidomos për faktin se melanoma – kanceri i lëkurës zhvillohet në mënyrë të heshtur, pothuajse pa simptoma, dhe zbulimi i tij në kohë mund të shpëtojë jetë.

Të vetëdijshëm se e ardhmja është në mapimin e plotë të lëkurës së të gjithë trupit, dhe me qëllim për të ngritur nivelin dhe për të ofruar ekzaminime edhe më të mira dermatologjike, tani e tutje është në dispozicion pajisja e avancuar teknologjikisht për mapimin e plotë të lëkurës së të gjithë trupit e njohur me emrin FotoFinder.

FotoFinder ofron teknologjinë më të fundit që përfshin inteligjencën artificiale për të zbuluar menjëherë nishanet e reja, të ndryshuara dhe të dyshimta. Ekzaminimi kryhet në një distancë higjienike prej më shumë se 1.6 metra, e cila është veçanërisht e rëndësishme në kohën e COVID-19.
Falë dizajnit modular, funksionaliteti i FotoFinder mund të përshtatet në një gamë më të gjerë shërbimesh në çdo kohë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për dermoskopi, mapim të plotë të trupit, konsultim për flokët (trikoskopi), kapilaroskopi apo estetikë. Risitë e tij do ti kënaqin nevojat e pacientëve!

Si funksionon FotoFinder?

Në kohën kur ende është i pranishëm Covid-19 çdo moment është i rëndësishëm.

Me procesin e skanimit ultra të shpejtë dhe teknologjinë e integruar me inteligjencë artificiale, kursen kohë dhe rrit kontrollet e lëkurës në një nivel cilësor krejtësisht të ri. Vetë ekzaminimi është i sigurt sepse kryhet në një distancë prej më shumë se 1.6 m nga pacienti.

Mozaiku i quajtur nishanë

Skaneri i trupit (Bodyscan Master) identifikon lezionet në të gjitha imazhet e marra të trupit dhe i rendit ato në mënyrë inteligjente sipas rëndësisë së tyre në një ekran të vetëm. Softueri i kategorizon ato si: nishane të reja, të ndryshuara dhe të pandryshuara. Kjo e ashtuquajtur “shfaqje mozaiku” ndihmon në identifikimin e menjëhershëm të lezioneve të dyshimta. Kështu, ekzaminimi video-dermoskopik fokusohet vetëm në disa lezione atipike që kërkojnë vlerësim të mëtejshëm. Kjo kursen shumë kohë dhe redukton në minimum kontaktin e ngushtë (të afërt).

Teknologjia e inteligjencës artificiale AI për mapimin e plotë të lëkurës

Mapimi i plotë dermoskopik i lëkurës si proces kombinon cilësinë e shkëlqyer të imazhit me veçoritë e reja të softuerit dhe inteligjencën artificiale (AI).

Pikërisht aparati FotoFinder me inteligjencë artificiale është ai që mundëson rezultate të jashtëzakonshme të këtij sistemi të kombinuar. Nga njëra anë nënkupton optimizimin e rezultateve të skanimit të trupit (Bodyscan) dhe mapimit të plotë dermoskopik (Total Body Dermoscopy), dhe nga ana tjetër mbështet analizën e lezioneve individuale me analizuesin e pikave Moleanalyzer Pro, i cili lejon paravlerësimin e lezione melanocitare dhe jo melanocitare duke përdorur një algoritëm “të mësuarit në thellësi” të testuar gjatë shqyrtimeve klinike.

Dermoskopi me higjienë maksimale

Në rast se lezioni kërkon ekzaminim të mëtejshëm, mund të përdorni videodermoskopinë duke zmadhuar strukturat më të thella të nishaneve me zmadhimin e lartë optik dhe zmadhimin e menjëhershëm të zonës. FotoFinder medicam disponon kapakë të përparmë të zëvendësueshëm që mund të ndryshohen për dezinfektim pas ekzaminimit të çdo pacienti.

Gjatë periudhës së pandemisë që vazhdon të zgjasë, jemi të sigurt që nuk keni bërë kontrolle të rregullta dhe për këtë arsye ju kujtojmë se veçanërisht në rastin e melanomës malinje, zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë!

Për të rezervuar terminin tuaj tek mjekët tanë dermatologë, telefononi në: 02 / 3104-910