Çfarë është kardiomiopatia dhe cilët janë shkaqet e shfaqjes së saj?
Doza e shëndetit ditor
15 Mars, 2022
Kardiomiopatia është një sëmundje e muskulit të zemrës që e bën më të vështirë punën e zemrës ose pompimin e gjakut nëpër trup. Kardiomiopatia mund të çojë në dështim të zemrës. Ekzistojnë disa lloje themelore të kardiomiopatisë: e zgjeruar, hipertrofike dhe kufizuese. Lloji i trajtimit që merrni varet nga lloji i kardiomiopatisë që keni dhe sa e rëndë është ajo dhe mund të përfshijë: mjekim, implante kirurgjikale, operacion në zemër ose, në raste të rënda, transplantim të zemrës.
Simptomat
Në fazat e hershme të kardiomiopatisë mund të mos ketë shenja apo simptoma. Megjithatë, me përparimin e gjendjes, zakonisht shfaqen simptomat e mëposhtme:
Humbje e frymëmarrjes gjatë aktivitetit fizik apo edhe kur pushoni
Ënjtje e këmbëve, kyçeve të këmbëve
Ënjtje/fryerje e barkut për shkak të akumulimit të lëngjeve
Kollitje gjatë shtrirjes
Vështirësi për të fjetur në pozicion horizontal
Lodhje
Rrahje zemre që ndjehet si një rrahje ose dridhje e shpejtë
Parehati ose presion në kraharor
Marramendje, dobësi dhe të fikët
Shenjat dhe simptomat priren të përkeqësohen nëse nuk trajtohen siç duhet. Tek disa persona, gjendja përkeqësohet shpejt; tek disa të tjerë, mund të kalojë një kohë e gjatë më pas të përkeqësohet.
Faktorët e rrezikut
Ka një sërë faktorësh që mund të rrisin rrezikun e kardiomiopatisë, këtu përfshihet:
Histori familjare e kardiomiopatisë, dështimit të zemrës ose sulmit të papritur në zemër
Presioni i lartë i gjakut apër një kohë të gjatë
Sëmundjet që prekin zemrën, si sulmet e mëparshme në zemër, sëmundjet e arterieve koronare ose infeksionet e zemrës (kardiomiopatia ishemike)
Obeziteti, i cili e bën zemrën të punojë në mënyrë të sforcuar
Konsumimi i tepërt i alkoolit për një kohë të gjatë
Drogat e paligjshme si kokaina, amfetaminat dhe steroidet anabolike
Ilaçe të caktuara përtrajtimin e kancerit me kimioterapi dhe rrezatim.
Ekzistojnë edhe disa sëmundje të cilat gjithashtu rrisin rrezikun e kardiomiopatisë, si p.sh.
Diabeti
Sëmundjet e gjëndrës tiroide
Akumulimi i tepërt i hekurit në trup (hemokromatoza)
Amiloidoza
Sarkoidoza
Çrregullime të indit lidhës
Komplikimet
Kardiomiopatia mund të çojë në komplikime serioze, të tilla si:
Dështimi i zemrës – kur zemra nuk mund të pompojë mjaftueshëm gjak për të plotësuar nevojat e trupit. Nëse nuk trajtohet, dështimi i zemrës mund të jetë kërcënues për jetën.
Mpiksja e gjakut. Nëse zemra nuk mund të pompojë në mënyrë efikase, ka më shumë gjasa të formohen mpiksje të të gjakut në zemër. Nëse mpiksjet hyjnë në qarkullimin e gjakut, ato mund të bllokojnë rrjedhjen e gjakut në organe të tjera, duke përfshirë zemrën dhe trurin.
Probleme me valvulat e zemrës. Për shkak se kardiomiopatia shkakton zmadhim të zemrës, valvulat mund të mos mbyllen siç duhet. Kjo mund të shkaktojë rrjedhje retrograde të gjakut në valvul.
Sulmi në zemër dhe vdekja e papritur. Kardiomiopatia mund të shkaktojë një ritëm jonormal të zemrës që shkakton humbje të vetëdijes ose ndonjëherë vdekje të papritur nëse zemra ndalon së rrahuri në mënyrë efektive.
Parandalimi
Në shumë raste, kardiomiopatia nuk mund të parandalohet. Informoni mjekun tuaj nëse keni një histori familjare të kësaj gjendje. Për të zvogëluar rrezikun e kardiomiopatisë ose sëmundjeve të tjera të zemrës, është mirë të mbani një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të krijoni zakone të tilla si:
Të shmangni konsumin e alkoolit ose kokainës
Të kryeni kontrolle të rregullta të presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit
Të konsumoni një dietë të shëndetshme
Të kryeni ushtrime rregullisht
Të flini mjaftueshëm (të bëni gjumë të mirë)
Të kontrolloni apo shmnagni stresin.
Ekipi multidisiplinar që kujdeset dhe trajton në mënyrë profesionale të gjitha sëmundjet e zemrës në Spitalin klinik Zhan Mitrev përbëhet nga kardiologë, kardiologë pediatër, kardiologë intervenues, kardiokirurgë, si dhe anesteziologë dhe specialistë të kujdesit intensiv të cilët janë të specializuar për trajtimin e pacientëve me sëmundje të zemrës dhe sëbashku bisedojnë dhe vendosin për zgjidhjen më të mirë për shëndetin e çdo pacienti.
Lajme të lidhura
17.12.2024
Implante testikulare – zgjidhje ne rastin e humbjes apo mungeses se testisit
Proteza testikulare ose siҫ njihet ndryshe implanti testikular është një implant silikoni që vendoset në skrotumin e zbrazët. Mungesa e…