00389 2 3091 484
Qershor 06,2022
Dr. Anxhellka Ilieva, pjesë e ekipit tonë të dermatologëve në Departamentin e Dermatologjisë Estetike, mori pjesë në një kongres treditor të quajtur “Shkenca e Estetikës” organizuar nga Shoqata për Mjekësi Ndërdisiplinore Estetike dhe Anti-aging të Serbisë.
Qendra Bel Expo në Beograd ishte vendi i mbledhjes i ekspertëve më eminentë nga e gjithë bota, dhe kongresi u njoh dhe u akreditua nga Këshilli Kombëtar i Shëndetësisë dhe u mbështet nga Ministria lokale e Shëndetësisë.
Duke qenë se mjekësia është një “shkencë e gjallë”, me kërkime dhe testime të reja që bëhen çdo ditë për të përmirësuar teknologjitë, metodat, trajtimet dhe procedurat ekzistuese, takimet e ekspertëve janë një platformë ideale për shkëmbimin e njohurive,aftësive përvojave të reja, kështu që Kongresi në Beograd kishte më shumë se 30 ligjërues vendas dhe rajonalë, si dhe nga Amerika, Britania e Madhe, Izraeli dhe Rumania, 500 pjesëmarrës dhe mbi 40 folës, përfshirë edhe mjeken tonë Dr. Ilieva.
Sigurisht që vëmendjen më të madhe e tërhoqi Prof. Dr. Sebastian Cotofana anatomist me famë botërore nga Klinika Mayo i cili ishte moderatori kryesor i këtij eventi
Ky është kongresi i parë i këtij lloji në rajon ku të gjithë vizitorët dhe pjesëmarrësit mund të dëgjojnë të gjitha informacionet dhe risitë më të rëndësishme në lidhje me mbushësit hialuronik, mezoterapinë, mezokonet, PRP, peeling kimik, kujdesin e lëkurës, biorevitalizimin dhe lazerin.