00389 2 3091 484
5 Korrik, 2022
Apnea obstruktive e gjumit apo e njohur ndryshe si sleep apnea, është një çrregullim serioz i gjumit. Në thelb është mungesa e ajrit gjatë gjumit që prish vetë procesin e pushimit dhe furnizimin e rregullt të trurit me oksigjen. Tek personat tek të cilët është e pranishme apnea e gjumit, ka një ndërprerje të shkurtër të frymëmarrjes që përsëritet vazhdimisht kur jeni duke fjetur.
Simptomat e apneas obstruktive të gjumit përfshijnë:
Apnea e gjumit ndodh tek rreth 25% e meshkujve dhe pothuajse 10% e femrave. Apnea e gjumit si një gjendje mund të prekë njerëzit e të gjitha moshave, duke përfshirë foshnjat dhe fëmijët. Personat mbi 50 vjeç dhe ata që janë mbipeshë janë veçanërisht të prekur.
Disa tipare fizike dhe klinike janë të zakonshme tek pacientët me apne obstruktive të gjumit. Këto përfshijnë mbipeshën, qafën e madhe dhe anomalitë strukturore që zvogëlojnë diametrin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, të tilla si obstruksioni i hundës, qiellza e butë dhe e ulët (e varur), bajamet e zmadhuara ose nofulla e vogël dhe e dalë.
Gjatë shfaqjes së apnesë, trupit i mungon oksigjen dhe si pasojë shfaqen reflekse të pavullnetshme që synojnë të zgjojnë trupin. Kur zgjoheni, pulsi tenton të përshpejtohet dhe presioni i gjakut të rritet. Këto ndryshime mund të bëhen më të shpeshta dhe të arrijnë më shumë se 30 herë gjatë një ore, gjë që kontribuon në përkeqësimin e presionit të lartë të gjakut, aritmive, takikardive dhe gjendjeve të tjera.
Diagnoza vendoset me anë të ekzaminimit otorinolaringologjik dhe kryerjes së testit polisomnografik.
Për të zgjidhur këtë gjendje të pakëndshme, përdoret një pajisje speciale. Cellon Elite është një pajisje që gjeneron valë radiofrekuence për koblimin e saktë të indeve – të indit të butë submukozal në hundë dhe fyt.
Me ndihmën e kësaj teknike jo operative, në kushte ambulatore vendosen elektroda në indet e buta të fytit dhe hundës, të cilat çlirojnë energji termike të dozuar saktësisht, me radiofrekuencë. Kjo energji koagulon ose ristrukturon indin e butë në mënyrë që të zvogëlojë madhësinë e tij.
Kohëzgjatja e procedurës është disa minuta, kryhet në baza ambulatore, nën anestezi lokale dhe tolerohet lehtësisht nga pacientët.
Efekti real arrihet pas tre javësh nga kryerja e procedurës, d.m.th. pas shërimit të strukturave të trajtuara.
Nëse ju ose ndonjë nga anëtarët e afërt të familjes tuaj përballet me këtë problem, mos ngurroni të telefononi dhe të rezervoni kontrollin tuaj otorinolaringologjik në 00389 2 3091 484.