00389 2 3091 484
16 Dhjetor, 2022
Kolonoskopia si metodë shërben për zbulimin e ndryshimeve të mundshme kancerogjene të zorrës së trashë dhe rektumit.
Burrat dhe gratë me rrezik mesatar për kancer kolorektal duhet të fillojnë me kryerjen e kontrollit në moshën 50 vjeçare. Por nëse shfaqen simptoma si: gjakderdhje në jashtëqitje, kontrolli duhet bërë menjëherë.
Shumë njerëz zgjedhin kolonoskopinë klasike, e cila është standardi i artë për shqyrtimin dhe parandalimin e kancerit kolorektal. Përveç kolonoskopisë klasike ekziston edhe kolonoskopia virtuale.
Le t’i krahasojmë të dyja metodat për të zbuluar anët pozitive dhe negative të tyre
– Kolonoskopia klasike: rekomandohet të bëhet çdo 10 vjet.
Gjatë një kolonoskopie klasike, mjeku përdor një tub fleksibël për të futur një kamerë të vogël në zorrën e trashë përmes rektumit. Me ndihmën e kamerës kontrollohet pjesa e brendshme e gjithë zorrës së trashë, me anë të së cilës mund të zbulohet prania e polipeve apo ndonjë problem tjetër i mundshëm. Polipet janë rritje të vogla të njohura si “mishra të huaj” në muret e zorrës së trashë. Nëse nuk trajtohen, ato mund të rriten dhe të zhvillohen në kancer me kalimin e kohës.
Anet pozitive:
Anët negative:
– Kolonoskopia virtuale: rekomandohet të bëhet çdo 5 vjet
Kolonoskopia virtuale është një ekzaminim i veçantë me rreze X të zorrës së trashë duke përdorur tomografinë e kompjuterizuar (CT) me një dozë të ulët rrezatimi.
Është një procedurë më pak invazive në krahasim me kolonoskopinë konvencionale.
Mjeku radiolog i shqyrton imazhet e kolonoskopisë virtuale për të zbuluar praninë e mundshme të polipeve në brendësi të zorrës së trashë që ndonjëherë mund të shndërrohen në kancer të zorrës së trashë.
Procedura e kolonoskopisë virtuale mund të jetë e dobishme për pacientët që marrin medikamente për hollimin e gjakut ose që mund të mos jenë kandidatë për kolonoskopi konvencionale.
Kolonoskopia virtuale zgjat vetëm 10 deri në 15 minuta dhe nuk kërkon përdorimin e anestezisë.
Gjatë kolonoskopisë virtuale, mjeku juaj kryen një skanim CT të barkut dhe legenit (pelvisit) për të marrë imazhe 3D. Me anë të këtyre imazheve mund të zbulohen polipet ose anomali të tjera të mundshme në zorrën e trashë dhe rektum.
Anet pozitive:
Anët negative:
Nëse preferoni më tepër kryerjen e kolonoskopisë virtuale për të shmangur përgatitjen për pastrimin e zorrës së trashë, mendoni përsëri. Për të dyja llojet e ekzaminimeve është i nevojshëm pastrami i zorrës së trashë. Kjo do të thotë se do të duhet të konsumoni lëngje të pastra dhe transparente (jo lëngje të trasha) një ditë para testit dhe detyrimisht do t’ju duhet të merrni laksativ.
Asnjë test shqyrtimi nuk është 100% i saktë. Mjeku juaj mund të mos i gjejë të gjitha polipet gjatë ekzaminimit tuaj. Kjo është veçanërisht i referohet polipeve që janë më të vështira për t’u parë, të tilla si polipet e vogla ose të sheshta. Megjithatë, statistikat tregojnë se të dy ekzaminimet janë opsione të mira shqyrtimi dhe parandalimi për kancerin kolorektal. Kostot dhe mbulimi i sigurimit privat për metodat e shqyrtimit ndryshojnë. Përpara se të planifikoni ndonjë nga këto, pyesni kompaninë tuaj të sigurimit nëse kostoja është e mbuluar.
Nëse jeni në rrezik të rritur për shfaqjen e kancerit kolorektal, bisedoni me mjekun tuaj se kur duhet të kontrolloheni. Çfarëdo që të zgjidhni, mos e shtyni këtë test nga frika e parehatisë. Kolonoskopia virtuale ose klasike mund të shpëtojë jetë nëse ndiqni rekomandimet e mjekut.
Rezervoni terminin tuaj në 02 3091 484