00389 2 3091 484
Mars 03,2023
I nderuar Çadikovski,
Do të doja të filloja duke theksuar mbështetjen time për gazetarinë investigative që ju si Shoqata e Gazetarëve promovoni. Shpresoj se do të arrini të ruani standardet e larta të raportimit në media duke ngritur nivelin e etikës dhe përgjegjësisë së të gjithë faktorëve në jetën publike.
Dje lexova me shumë zhgënjim lajmin për çmimin që IRL ka marrë për historinë që lidhet personalisht me mua dhe klinikën time. Mund të them se nuk prisja që të merrnin një shpërblim të tillë për një histori ku fajësia nuk është vërtetuar dhe ku padyshim jam dënuar për veprime të tilla para se të përfundoj gjyqi. Unë si person jam i sigurt për një gjë, se nuk jam fajtor në të gjithë rastin e inskenuar dhe prandaj po luftoj për të vërtetuar të vërtetën dhe ju jam drejtuar personalisht që të më ndihmoni në këtë luftë. Kërkesa ime ishte e thjeshtë, që të mbroni kolegët tuaj që po linçohen/dënohen nga kolegët e tyre në përpjekjen për të paraqitur anën time të historisë. Më kujtohet që më thatë se duhet të drejtohem tek IRL dhe të flas me ta për të gjithë rastin. Unë e vlerësoj shumë profesionin tuaj dhe mendoj se si kryetar i shoqatës keni një detyrim ndaj kolegëve, por sigurisht edhe ndaj publikut. Dhe publiku ka të drejtë të dijë të dyja anët e historisë.
Nuk dua të hyj thellë në arsyet përse historia e IRL-së fitoi një çmim në të cilën u shfaqën vetëm dy nga mbi 1000 pacientët që ishin në departamentin tonë të COVID-19, nuk dua të hyj në lidhjet familjare, por thjesht kërkova nga ju që të mbanit qëndrimin tuaj se asnjë gazetar nuk duhet të pengohet në qëllimin e tij për të publikuar një informacion. Akoma më pak duhet të pengohet nga kolegët e tij, gjë që ka ndodhur në të kaluarën. Natyrisht kërkesa ime nuk është fantashkencë, por një shprehje mbështetjeje për çdo gazetar që dëshiron të publikojë një artikull.
Unë nuk jam njeri që mbyll dyert, jam njeri që kam hapur derën e Klinikës për të ndihmuar mijëra njerëz. Unë nuk jam njeri i konfliktuar, por jam një person emocional që kam investuar shumë në këtë Klinikë dhe jam themelues i shëndetësisë private në Maqedoni. Askush prej nesh nuk është i përsosur, por askush nga ne nuk duhet të gjykojë tjetrin. E di që në këtë rast nuk kam asgjë për të fshehur, sepse nuk kam bërë asnjë krim, asnjë abuzim, por koha do ta tregojë se kush ishte në anën e së vërtetës dhe kush në anën e intrigës.
Ju uroj edhe shumë suksese në luftën për një gazetari të pavarur.
Me respakt,
Dr. Zhan Mitrev