00389 2 3091 484
Maj 05,2023
Këtë javë specialistët e Klinikës Zhan Mitrev kanë filluar kryerjen e ekzaminimeve kardiovaskulare falas për pensionistët në disa qytete të vendit. Me karvanin “Shëndet për të gjithë”, pensionistët nga Vinica dhe zonat përreth janë ekzaminuar nga ekipi i mjekëve të Klinikës Zhan Mitrev, gjatë së cilës kanë marrë anamnezë, EKG dhe lexim të rezultatit, ekzaminim kardiovaskular me ultratinguj, kontroll TA dhe konsultime për zbulim dhe parandalimin në kohë të sëmundjeve të zemrës.
Klinika Zhan Mitrev filloi karvanin shëndetësor “Shëndet për të gjithë” dhe ekzaminimet falas me qëllim rritjen e mundësive dhe aksesit për ekzaminime specialistike për të gjithë ata që nuk kanë dhe nuk mund të marrin mendim nga mjeku për gjendjen e tyre shëndetësore. Klinika rrit kujdesin për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht për kategoritë vulnerabël dhe ata që nuk kanë mundësi për tu konsultuar me mjekun. Krahas ekzaminimeve do të ofrohet edhe këshillim dhe edukim për diagnostikimin korrekt dhe në kohë të sëmundjeve të mundshme.
Karvani shëndetësor dhe realizimi i ekzaminimeve falas është pjesë e kontratës për bashkëpunim të nënshkruar ndërmjet Klinikës dhe Sindikatës së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë, dhe realizohet në bashkëpunim me organizatat lokale. Karvani do të vizitojë të gjitha ato vende dhe qytete ku aksesi për ekzaminim specialistik është i pamundur. Në periudhën e ardhshme karvani do të drejtohet në qytetin të Koçanit, Makedonska Kamenica, Dellçev, Berovë dhe Pehçevë.
Me këtë aktivitet, Klinika Zhan Mitrev rrit ndërgjegjësimin e publikut në drejtim të kujdesit për shëndetin kardiovaskular me parandalimin në kohë të sëmundjeve të zemrës ndaj grupeve të veçanta të synuara, identifikimin dhe zvogëlimin në kohë të vulnerabilitetit.