00389 2 3091 484
Qershor 06,2023
Këtë vit, me ftesë të IPS International Primary School/Macedonia dhe në kuadër të manifestimit edukativ të mbajtur më 30 maj, specialisti ynë onkolog klinik Dr. D-r. Milan Risteski / Д-р. Милан Ристески iu përgjigj pyetjeve lidhur me ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit. Projekti i sivjetshëm i bërë nga një grup studentësh ishte në fushën e biologjisë, gjatë së cilës ata prezantuan njohuritë e tyre mbi nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit personal dhe social për kancerin e gjirit. Pyetje patën jo vetëm nxënësit, por edhe prindërit e tyre të pranishëm në masë të madhe në këtë aktivitet.
Si institucion me përgjegjësi shoqërore, klinika jonë mbetet e hapur për të gjitha llojet e bashkëpunimit edukativo-promovues me institucione dhe organizata nga shteti që kanë si synim promovimin e shëndetit