Në mbarë botën, 1 nga 10 njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar? Fëmijët deri në 5 vjeç janë kategoria më e rrezikuar.
Çfarë është ushqimi i kontaminuar?
Ushqimi i kontaminuar përmban substanca dhe baktere të rrezikshme që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore tek njerëzit. Këtu përfshihen mikroorganizmat, pesticidet, mbetjet nga ilaçet të cilat përdoren për kafshët, xham/qelq dhe gurë të vegjël. Fermerët, prodhuesit dhe shpërndarësit e ushqimit duhet të ndihmojnë në sigurimin e ushqimit të pastër dhe të pandotur.
Çfarë mund të ndërmarim ne për kontrollin e ushqimit në shtëpi?
Lani duart me sapun para dhe gjatë përgatitjes së ushqimit
Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura në frigorifer, sepse mikrobet mund të shumohen shumë lehtë.
Mos lani mishin e pagatuar dhe shpendët me ujë. Mikrobet, nëse gjenden aty, nuk lahen, përkundrazi, mund të përhapen në sipërfaqet e punës, enët dhe ushqimet e tjera.
Mos hani ushqim që ka rënë në dysheme, sepse edhe prekja më e vogël mund të transferojë mikrobet në ushqim.
Nëse ushqimi është i sigurt, edhe ju jeni sigurtë. Siguria e ushqimit është në duart tuaja!
Informacione të rëndësishme:
Siguria e ushqimit dhe përdorimi i përshtatshëm i ushqimit janë të lidhura pandashmërisht të lidhura.
Rreth 600 milionë njerëz, pra çdo i dhjeti në botë, sëmuren nga përdorimi i ushqimeve të kontaminuara dhe rreth 420 mijë prej tyre vdesin.
110 miliardë dollarë është humbja vjetore për sa i përket orëve të punës dhe kostove mjekësore në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.
Fëmijët nën 5 vjeç përfaqësojnë 40% të totalit të prekur nga ky problem, duke rezultuar me 125,000 vdekje.
Lajme të lidhura
17.12.2024
Implante testikulare – zgjidhje ne rastin e humbjes apo mungeses se testisit
Proteza testikulare ose siҫ njihet ndryshe implanti testikular është një implant silikoni që vendoset në skrotumin e zbrazët. Mungesa e…