00389 2 3091 484
6 Shtator, 2023
Grupi më i shpeshtë i sulmeve tek fëmijët janë të tipit joepileptik sulme që shoqërohen me rritje të temperaturës së trupit ose të njohura ndryshe në gjuhën mjekësore si konvulsione febrile.
Sipas Ligës Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë (ILAE) që nga viti 1989, këto kriza/sulme janë klasifikuar si një grup i veçantë i sindromës epileptike. Në varësi të tyre manifestimi klinik, konvulsionet febrile ndahen në të thjeshta dhe komplekse.
Ato shfaqen si përgjigje ndaj efektit të rritjes së temperaturës së trupit në strukturat e papjekura të trurit tek fëmija, në vetë trurin i cili është në zhvillim dhe në qendrën termorregulluese të trurit. Hipertermia çon në rritjen e ngacmimit të qelizave të trurit, duke ndërhyrë kështu me mekanizmin që bën bllokimin e potencialit të veprimit.
Kjo rezulton me një rritje të transmetimit të joneve ndërsinaptike. Ndryshime të tilla në nivel qelizor i regjistrojmë më vonë si konvulsione. Megjithatë, ndryshime të tilla nuk ndodhin tek çdo fëmijë të sëmurë. Konsiderohet se arsyet për shfaqjen e konvulsioneve febrile janë poligjenike.
Është e mundshme që të shfaqet mutacion në gjenin e kanalit të natriumit, ekzistojnë dhe prova të qarta për një formë autosomale dominante të trashëgimisë që lidhet me mutacionet në gjenin FEB 1 kromozomit 8q13, FEB 2 kromozomit 19p, FEB 3 në 2q23 dhe FEB 5 në kromozomin 6q22.
Fëmijët që kanë mutacione të gjeneve FEB 1, FEB 3 dhe FEB 4, më vonë në jetë kanë një tendencë për të zhvilluar një formë të Epilepsisë. Mendohet se vetëm gjeni FEB 5 është i lidhur drejtpërdrejtë me shfaqjen e konvulsioneve febrile.
Shumica e konvulsioneve febrile ndodhin në kombinim me infeksione të sistemit të frymëmarrjes (75%), dhe në një përqindje më të vogël në kombinim me infeksione të sistemit tretës.
Një fakt i rëndësishëm është afiniteti i një lloji të caktuar virusi me indin nervor, siç është HHV 6 (Human Herpes Virus 6) që shkakton sëmundjen Ekzantemë Subitum, dhe virusi i influencës A.
Ndryshimet perinatale në strukturat e trurit janë të ndërlidhura me konvulsione febrile. Është e dobishme që prindërit të dinë se nga mosha 3 muajsh deri në moshën 5 vjeçare ekziston rreziku i sulmeve nga konvulsionet febrile tek fëmijët. Rreziku ekziston gjatë çdo rritje të temperaturës së trupit dhe rreziku rritet nëse ekziston historia familiare e konvulsioneve febrile. Rreziku i konvulsioneve febrile rritet gjithashtu tek fëmijët me një histori të vuajtjes së trurit gjatë zhvillimit intrauterin, si dhe gjatë moment të lindjes së fëmijës dhe menjëherë pas lindjes.
Edhe pse me një prognozë në dukje beninje, gjithësesi si do të manifestohen konvulsionet febrile (ngërçet) varet nga fakti nëse janë të thjeshta apo komplekse në gjenezën e tyre.
Konvulsionet e thjeshta febrile prindi mund ti dalloj nga shfaqja e dridhjes në të gjithë trupin, nga temperature e trupit e cila është më e lartë se 38.4˚C, kohëzgjatja është më e shkurtër se 10 minuta dhe para dhe pas konvulsioneve , vetëdija e fëmijës ruhet dhe është e njëjtë si para sulmit. Sulmet komplekse ose format komplekse të konvulsioneve febrile do të japin një manifestim të ndryshëm nga ai i mëparshmi, sulmi është më i gjatë se 10 minuta dhe shpesh përsëritet në 24 orët e para. Diagnoza e saktë e këtyre gjendjeve kërkon shqyrtime të plota si p.sh elektroencefalogram (EEG), tomografi të kompjuterizuar të kokës (CT), rezonancë magnetike të trurit (MRI CNS). EEG-ja ose elektroencefalografia është një nga metodat e rëndësishme të ekzaminimit në fushën e neurologjisë tek fëmijët.
Se çfarë prognoze pritet te fëmijët me konvulsione febrile varet nga kompleksiteti i sulmeve, shoqërimi i mundshëm disa anomali kongjenitale, predispozicioni familjar apo faktori gjenetik, mosha e shfaqjes së konvulsioneve të para febrile.
Fëmijët me formë komplekse të konvulsioneve febrile rreth 5-20% më vonë zhvillojnë epilepsi, ndërsa tek rastet me sulme të thjeshta/lehta febrile mundësia e zhvillimit të epilepsisë reduktohet në 2%.
Sulmet e konvulsioneve febrile zakonisht priren të jenë vetëkufizuese dhe
ndërpriten në mënyrë spontane. Kur bëhet fjalë për një atak/sulm të parë febril që ndodh papritur dhe paparashikuar, duhet marrë parasysh kthimi i fëmijës në një anë në pozicion të shtrirë. Vetë sulmi përfundon brenda 5-10 minutave. Pas kësaj, ju mund të vizitoni institucionin më të afërt shëndetësor për kontroll të mëtejshëm.
Në vende të ndryshme ekzistojnë disa lloje rekomandimesh për parandalimin e konvulsioneve febrile, por ato ndryshojnë në mënyrë diskrete në varësi të marrjes së ilaçeve.
Përvoja tregon se shumë shpesh, pavarësisht nga dhënia e profilaksës,
sulmet përsëriten. Ajo që mbetet e sigurt është fakti se dhënia e parakohshme dhe e pabazuar
e barnave/ilaçeve për konvulsione është e padobishme dhe ndonjëherë ndodh që të shkaktoj çrregullim të gjendjes neurologjik tek fëmija dhe të shkaktojnë konfuzion në pamjen apo gjendjen klinike.